Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e kamur janë 300 mijë më shumë, 72% mbeten të varfër

БНР Новини
Foto: ec.europa.eu

Ka faktorë pozitivë, të cilët e kanë ndihmuar përmirësimin e gjendjes financiare të bullgarëve gjatë 4 muajve të fundit të vitit të kaluar. Ato janë rritja e qëndrueshme e ekonomisë (me rreth 3,6%) rritja e punësimit, ulja e papunësisë, aftësia më e lartë blerëse e familjeve. Shtim ka edhe në konsumin e brendshëm – ai është ndër motorët kryesorë të ekonomisë së shtetit. Këtë përfundim e bënë ekspertët nga Instituti për Studime Sindikale dhe Sociologjike pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari në bazë të studimit të çmimeve dhe kostos së jetesës në shtet gjatë muajve të fundit.

Në të vërtetë po vihet re përmirësimi i gjendjes ekonomike të njerëzve – rriten të ardhurat dhe kjo është e dukshme në sfondin e 7-8 viteve të fundit. Tani rritja e të ardhurave e tejkalon rritjen e kostos së jetesës në vend – nënvizoi Pllamen Dimitrov, presidenti i Konfederatës së Sindikatëve. Në të njëjtën kohë rreth 45% prej familjeve tek ne jetojnë me të ardhura afër pragut të varfërisë. Njerëzit e këtij grupi për një vit janë pakësuar me 250 mijë veta. Kjo është një shenjë pozitive, sepse të ardhurat e familjeve janë duke u rritur.“– shtoi zoti Dimitrov dhe vazhdoi:

27% prej familjeve, apo 2 mln veta jetojnë nën vijën e varfërisë, me nga 314 leva për secilin anëtar të familjes për muaj (kjo është 161 euro). Krahas vitit të kaluar tani rreth 80 mijë veta kanë të ardhura më të larta dhe tashmë nuk hyjnë në këtë kategori. Më shpejt ritet numri i familjeve që kanë të ardhura mbi nivelin mesatar. Për një vit numri i njerëzve me të ardhura të larta është rritur 300 mijë. Por 72% prej popullsisë kanë vështirësi të konsiderueshme financiare. Ekziston një diferencë mes kostos së jetesës në Sofje dhe asaj në pjesën tjetër të shtetit dhe ajo është e madhe – 30%. Kryekqytetasit kanë nevojë për 750 leva (383 euro) për muaj për secilin anëtar të familjes, derisa për rajonet e tjera të Bullgarisë mjaftojnë 570 leva (291 euro). Paga mesatare në Sofje është 1150 leva (588 euro) për tremujorin e tretë të vitit 2017 dhe ajo është rreth 20% më e ulët nga ajo e domosdoshme për një jetesë normale.

Të dhënat nga studimi i Konfederatës së Sindikatëve të Pavarura për tremujorin e katërt të 2017-ës tregojnë se për mbulimin e shpenzimeve të një familjeje me 4 anëtarë ka nevojë për më se 2200 leva (1125 euro) për muaj. Një person mund të jetojë normalisht me 580 leva (296 euro) dhe kjo është për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, të korrentit, ujit dhe lëndëve djegëse. Shtimi i çmimeve na afron gjithnjë e më shumë tek nivelet mesatare të tyre në BE. Për shembull ushqimet kanë arritur 70% prej nivelit mesatar  në shtetet e tjera evropiane, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse  -53%, transporti – 65%. Njëkohësisht të ardhurat tona mbeten ndër më të ulëtat në Evropë. Po të bëjmë një krahasim me Gjermaninë del se paga mesatare mujore është 4-6 herë më e ulët. I ngjeshëm do të jetë rezultati, po të krahasohemi me Francën, apo Holandën. Instituti për Studime Sindikale dhe Sociale  citon të dhënat e “Eurostatit”, sipas të cilave prodhueshmëria e punës së një personi  në Bullgari është 50% më e ulët krahas asaj mesatare në Evropë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD