Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trimi Theodhor i vë potkonj kalit...”

БНР Новини

Dita e Shën Theodhorit është një nga festat më të gjalla popullore dhe shënohet gjatë së shtunës se parë të Kreshmëve të Mëdha. Ajo paraprihet nga e diela e Theodhorit, e quajtur akoma "e diela e uritur", bile "e diela e zezë". Gjatë javës midis të Lidhurave të Djathit dhe ditës së Shën Theodhorit duhet të mbahet një kreshmë e fortë. Sipas përfytyrimeve popullore kjo është koha, në të cilën shëndeti i njerëzve, mbarështimi i kafshëve dhe rendimenti i ardhshëm janë vënë në rrezik, me qenë se natën ecin forca të mbinatyrshmetë të këqija. Në disa vende i kanë thirrur këto qenie të tmerrshme duke u thënë “Shën Theodori në kalë të bardhë dhe Gjyshja Tteodhorica”.

Снимка

Këto emërtime janë edhe një shembull tjetër për gërshetimin e besimeve pagane dhe traditës ortodokse. Le të rikujtojmë se akoma gjatë Mesjetës së hershme bullgarët e kanë nderuar shenjtorin e krishterë Theodhor, duke bashkuar kultin ndaj dëshmorëve të shenjtë Theodhor Stratilat /të festuar nga të krishterët më 8 shkurt/ dhe Teodor Tiron /dita e tij në kalendarin ortodoks është më 17 shkurt, në atë katolik – më 9 nëntor/.




Gjatë së dielës së Shën Theodhorit veprojnë ndalesa të shumta, të cilat prekin kryesisht gratë – ato nuk duhet të vonohen në mbrëmje, vajzat nuk bëjnë tubime, nuk lahen rroba me shkop, nuk lërohet toka, nuk mbillet, që të mund të mbrohen njerëzit si dhe rendimenti nga bubullimat dhe breshëritë. Siç këndohet në një këngë të njohur, Shën Theodhori i dënon ata, të cilët nuk janë të matur:

Gjatë kësaj së diele të Shën Theodhorit nuk hahet, nuk pihet, nuk thuret nuk endet...
Në qoftë se mblidhen vajza të vogla dhe djem beqar në tubim,
Shën Theodhori zvarrit kalin nëpër qeramidhe dhe tavane...
Qeramidhet bien nëpër fundet e vajzave, nëpër kokat e djemve...




Është ndaluar po kështu të lahen rroba dhe të thahen, që të mund t'i shmangen disa sëmundje si shurdhimi, “tharja” e disa pjesëve nga trupi e të tjera. Ndalime të tjera dhe veprime të ndryshme rituali mbrojnë nga çmenduria, nga “vërtitja e kokës” ose “marramendja” tek njerëzit dhe kafshët.

Në këtë ditë, akoma përpara lindjes së diellit, vajzat dhe nuset përgatisin bukë të posaçme për ritualin, shpesh në formën e kalit ose të potkoit. Mbi to vendosin kripë, copëra të vogla prej hudhre, dhe arra të prera hollë. Derisa ua shpërndajnë fqinjëve dhe njerëzve të afërt, gratë vrapojnë, shkelmojnë njëra – tjetrën dhe bëjnë si kuaj, që t'u përngjajnë atyre. Besohet se në këtë mënyrë do të lindin më shumë kuaj dhe fëmijë.




Снимка

Dita e Shën Theodhorit është mes festave, të lidhura me kalimin nga dimri drejt verës. Sipas përfytyrimeve popullore, në ditën e vet Shën Theodhori fut një nga drutë e zjarrit  në tokë, për ta ngrohur atë. Pas kësaj ç’vesh 9 lëkurat e tij dhe shkon tek Zoti, që ta lusë për verë. Shenjtori konsiderohet si përkrahës i kuajve,  kali i tij të bardhë është me “potkonj të artë dhe gozhda të argjendta”.




Derisa përgatiten për garën e kuajve në ditën e Shën Theodhorit, burrët u premtojnë kuajve se në qoftë se ata fitojnë “do t’i lajë patkonjtë e kuajve me argjend, dhe frenat me arë” 

Снимка

Festa është mes traditave më të preferuara popullore dhe deri më sot. Pas garave me kuaj, të organizuara rreth qyteteve dhe fshatrave, fituesit patjetër duhet të mbledhin miq në shtëpinë e vet. Në shumë vende bëhen kurbane për nder të “Shenjtorit të kuajve”. Në këtë ditë festojnë dhe ata të cilët mbajnë emrin Todor, Todorka, Teodor, Teodora.




Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD