Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Milano përgatitin “Pranverën ballkanike në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”

БНР Новини

Më 25 shkurt Muzeu i Kulturave të Botës në Milano do të jetë mikpritës i “Pranverës ballkanike në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”.

СнимкаFesta daton që nga pesë vjet kur u themelua një laborator për punim veroresh në shkollën bullgare në qytetin italian. Gradualisht festa kushtuar një prej simboleve më të bukura bullgare – verores, u zgjerua. Vitin e kaluar në organizatë u përfshi gjithashtu Asociacioni Bullgar për Këmbim Kulturor në Milano, kurse në edicionin e tanishëm janë përfshirë akoma tri kombësi – rumunët, moldavianët dhe maqedonasit.

Pranvera ballkanike përbën dëshirën e këtyre katër kombësive për të treguar në qendrën shumëkombëshe - Milano këtë traditë të vjetër, që është pak e njohur këtu” – shpjegoi para Radio Bullgarisë Ana Sotirova, kryetare e Asociacionit Bullgar për Këmbim Kulturor.

СнимкаIdeja nuk është thjeshtë të organizojmë një ekspozitë, por t’i mësojmë fëmijët tanë se si punohen veroret. Ata, të cilët janë në moshën time, e kanë mësuar këtë në shkollë dhe çdo një prej nesh e di se si të bëjë një verore. Po, në Bullgari zakonisht i blejmë, sepse është më lehtë, por në Itali nuk është kështu – këtu nuk mund të blesh verore. Përveç kësaj sipas traditës duhet t’i punosh veroret vetë dhe t’u dhurosh miqve dhe të njohurve.

Çfarë në fakt përbën kjo ngjarje? – Ne vendosim tryeza, ku ka shumë fije të bardha dhe të kuqe dhe i tregojmë të gjitha mënyrat e punimit të veroreve. Vitin e kaluar u përfshinë shumë italianë. Ne shpjeguam se çfarë është simbolika e veroreve. Pas aktivitetit të vitit të kaluar aktualisht verorja është më e njohur këtu. Po rritet edhe numri i njerëzve që duan të marrin pjesë në aktivitet. Bashkia e Milanos na siguroi një sallë në Muzeun e Kulturave të Botë, ku do të zhvillohet i ashtuquajturi laborator dhe ekspozita e veroreve. Kjo është një përkrahje shumë e rëndësishme për tërë organizatën, sepse Muzeu i Kulturave të Botës nuk siguron salla, sidomos salla falas, për iniciativa, të cilat nuk janë të rëndësishme për Milanon. Prandaj desha të nënvizoj se kjo është një njohje e madhe për “pranverën ballanike.”

Снимка

Asociacioni Bullgar për Këmbim Kulturor lindi në Milano gjatë nëntorit të vitit 2016. Për këtë një rol të rëndësishëm luajtën pjesëmarrësit në grupin folklorik “Ritmika”. “Përpiqemi të ruajmë për brezin e ardhshëm tërë folklorin tonë – këngët, vallet, muzika. Bashkëpunojmë ngushtë me shkollën bullgare, sepse atje është e ardhmja e Bullgarisë. Këta fëmijë kanë lindur dhe janë rritur në Itali dhe pak a shumë nuk i ndiejnë kaq fort rrënjat e tyre bullgare” – thotë Ana Sotirova. Përveç punës me fëmijët e bashkatdhetarëve tanë Asociacioni ka pjesëmarrje të ndryshme të lidhura me popullarizimin e Bullgarisë në shoqërinë italiane, si për shembull pjesëmarrja në një program televiziv italian kushtuar Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 marsit. “Vështirësia jonë kryesore është lidhur me vetëfinancimin tonë” – thotë Ana Sotirova. “Që nga tetori kemi dy grupe fëmijësh, për të cilat morëm ndihmë nga Ministria e Arsimit në kuadrin e programin “Gjuha dhe Kultura përtej kufirit”, gjë për të cilën i jemi shumë mirënjohës qeverisë bullgare.

Sipas statistikës në rajonin e Lombardisë ka rreth 12 mijë bullgarë. Nuk mund të them saktë se çfarë është numri i tyre në Milano, por kam përshtypje se bullgarët në Milano nuk janë kaq aktivë. Kemi vështirësi, sepse njerëzit sikurse janë mbyllur në vetvete, por dalëngadalë situata ndryshon. Ka akoma një organizatë në territorin e Milanos, e cila gjithashtu organizon valle, këngë dhe kurse në gjuhën bullgare, si edhe shkolla bullgare. Këto janë tri organizata, të cilat janë shumë aktive, me përkrahjen e Konsullatës së Përgjithshme dhe të Kishës Bullgare, e cila gjithashtu është një institucion shumë aktiv në territorin e Milanos.”

Снимка

Ja se çfarë tha Ana Sotirova lidhur me festën tonë kombëtare – 3 marsi.

Sivjet ndodh diçka shumë të bukur lidhur me bashkimin e bullgarëve – jemi duke organizuar një mbrëmje solemne dhe një spektakël. Në përgatitje marrin pjesë të gjithë, akoma më tepër se festojmë 140 vjet nga Çlirimi i Bullgarisë. Nuk duhet të harrojmë edhe Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së. Këtu nuk flitet shumë për këtë fakt – ndoshta tema nuk përbën interes për shoqërinë italiane. Mirëpo, ka një komitet të iniciativës në Ispra të Italisë Veriore, i cili organizon një sërë aktivitetesh, të lidhura me Presidencën Bullgare. Në kuadrin e këtyre gjashtë muajve ata përgatitin shumë aktivitete, të cilat e paraqitin Bulgarinë në çdo një aspekt të saj – kuzhina, muzika, historia... Me ftesë të tyre ne do të marrim pjesë në mbrëmjen festive përfundimtare më 15 qershor, ku do të paraqitim këngë dhe valle nga Bullgaria.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD