E ardhmja e BE-së ishte tema e një diskutimi organizuar në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, në të cilën u diskutuan perspektivat dhe sfidat para familjes evropiane. Zëvendës presidentja Ilijana Jotova, eurodeputeti Andrej Kovaçev dhe ish kolegët e tij Ellmar Brok, Ivajllo Kallfin dhe Evgeni Kirillov diskutuan mbi temën “Të gjithë rrugët çojnë drejt Evropës? Perspektiva për një bashkim federal”. Sipas zëvendës presidentja Jotova:
“Bullgaria do të plotësojë angazhimet si kryetare e këshillit të BE-së. Mirëpo, për ne është me rëndësi që të gjitha vendimet e miratuara brenda këtyre gjashtë muajve të bëhen pjesë e projektit të madh për zhvillimin e ardhshëm të Evropë. E gjithë kjo do të ketë kuptim, në se do të kemi të qartë në ç’drejtim ecëm.”
Zëvendës presidenti theksoi, se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në prioritetet e presidencës bullgare është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm politik. Zonja Jotova shtoi, se takimi i pritur gjatë marsit në qytetin Varnë midis liderëve evropianë dhe presidentit turk Rexhep Erdogan nuk do të jetë vizita e radhës e protokollit e një lideri botëror tek ne. Ky do të jetë takimi me bisedimet më të ndërlikuara politike, të cilët kryeministri bullgar do të zhvillojë brenda presidentes sonë.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin unanim, se anëtarësimi i Bullgarisë dhe i Rumanisë në Shengen vonon për arsye politike të shprehura nga Holanda, e cila ka frikë për sigurinë e vet. Eurodeputeti Andrej Kovaçev tha, se të gjitha shtetet anëtare duhet të punojnë për një BE-në më të fortë dhe më unik me sovranitet të përbashkët. Ai theksoi, se ka një rezistencë ndaj mundësisë që BE-ja të ketë një politikë të fuqishme të jashtme. Kjo duket nga disa deklarata të liderëve të vendeve anëtare, të cilët nuk pranojnë politikën e ndjekur nga përfaqësuesja supreme e BE-së për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë Federika Mogerini. Ish evrodeputeti Evgeni Kirillov kujtoi, se BE-ja u krijua për të kthyer paqen në kontinent, prandaj është me rëndësi të vazhdojmë të punojmë për efikasitetin e tij, megjithëqë për krizat e shumta ai humbi nga forca tërheqëse.
Në diskutimin e tij zëvendës ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev përqendroi vëmendjen mbi mesazhet të cilët politikanët drejtojnë ndaj shtetasve të bashkimit. Ai shtoi, se ata janë mënyra më e mirë për të përballuar mosbesimin në rritje ndaj politikave të përbashkëta evropiane dhe skepticizmit evropian.
“Shteti bullgar gjithnjë ka shprehur frikë ndaj akteve separatiste, të cilët mund të minojnë tërrsinë e Bashkimit. Mirëpo, duhet të kemi të qartë pse politikanë të lindur dhe të rritur në BE-në shprehin dyshim në ç’shkallë bashkimi duhet të mbetet i tërësishëm. Bullgaria dhe qeveria bullgare tregojnë, se jo vetëm punojnë për një bashkim të fortë, por se arritën rezultate në këtë drejtim. Që nga aderimi në vitin 2007 e deri më sot e vërtetojmë këtë, me politikën konsekuente dhe me disiplinën e treguar. E vërtetuam duke kapërcyer krizën më të rëndë financiare dhe ekonomike dhe me faktin, se arritëm të shndërrojmë kufirin e jashtëm të bashkimit në kufirin më të sigurt.”
Zëvendës ministri shtoi, se institucionet që prezantojnë shtetet anëtare mbajnë përgjegjësinë e madhe që mesazhet të arrijnë te çdo shtetasi të tilla siç janë. Në raste të kundërt midis shtetasve dhe institucioneve hapet një greminë, sepse ka njerëz të cilët nuk kuptojnë thelbin e bashkimit evropian.
Teza e tij u përkrah edhe nga kryetari i Bashkimit të Federalistëve Evropianë Ellmar Brok, i cili theksoi, se për të vazhduar ekzistencën projekti evropian ka nevojë për përkrahjen e shtetasve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: eu2018bg.bg
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor,..