Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën Botërore kundër Dhunës në Shkollë

БНР Новини

Çdo vit e mërkura e fundit e muajit shkurt shënohet si Ditë Botërore kundër Dhunës në Shkollë, e njohur më tepër si “Dita e Fanellës Bojë Roze”.

Për herë të parë “Dita e Fanellës Bojë Roze” u zhvillua në Kanada në vitin 2007 si protestë të të dy nxënësve – Dejvid Shepërd dhe Travis Prajs. Ata veshën fanella bojë roze për të shprehur pozitën e tyre për mospranimin e dhunës në shkollë. Në Bullgari kjo ide fitoi popullaritet kohët e fundit. Vjet në këtë fushatë u përfshin afro dy të tretat e shkollave në vend. Të dhënat tregojnë, se afro një e katërta e fëmijëve bullgarë janë të prekur nga shfaqjet e ndryshme të dhunës, më tepër në hapësirën kibernetike. Fushata e sivjetshme përqendrohet pikërisht mbi këtë dhe përfshin edhe kiber-varësitë, fenomen që haset shpesh ndër adoleshentët. Veprimtaritë kushtuara Ditës së Fanellës Bojë Roze organizohen me ndihmën e organizatave joqeveritare, qendrave për mbrojtje dhe përkrahje. Sivjet fushata në qytetin Shumen kalon nën moton “E mira nuk ka nevojë për filtra!” Specialistët janë të mendimit, se është me rëndësi që veprimtaritë brenda ditës të realizohen nga fëmijë për fëmijë, ndërsa të moshuarit të sigurojnë vetëm logjistikën.

Jo vetëm që duhet t’i jepet fund dhunës, por duhet të kërkohen edhe rrënjët e saj”, mendon Jordan Todorov mësues dhe psikolog në Shkollën e Bashkuar “Nikolla Jonkov Vapcarov” në fshatin Vëllçitrën, rajoni i qytetit Pleven. Në situatën e dhunës ka tre role të sjelljes: dhunues, viktimë dhe mbrojtës. Sipas psikologut, dhuna “mund të provokohet nga komplekset e vet njeriut. Një shkak tjetër mund të jetë kopjimi i sjelljes që shihet në shtëpi. Mjedisi familjar nuk mund të përjashtohet si faktor kryesor në edukim. Viktima në shumicën e rasteve dallohet nga të tjerët gjë që provokon dhunuesi.

Снимка

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës gjatë vitit shkollor 2016 – 2017 në shkollat u regjistruan 4711 raste të agresionit. Gjatë vitit të kaluar ekspertët e dikasterit  hartuan një plan për parandalimin e agresionit dhe forcimin e sigurisë në shkollat. Sipas mësuesit Jordan Todorov parandalimi i agresionit është tepër i vështirë, sepse shkolla mund të reagojë mezi pasi ai bëhet fakt. Sipas tij me shumë rëndësi është që në rolin e mbrojtësit të përfshihen vet fëmijët.

Mbrojtësi zakonisht është një fëmijë me sistem të qëndrueshëm dhe të fortë moral. Ky është një fëmijë që ka një model të mirë prindëror të kopjimit. Mbi fëmijët një ndikim më të madh ushtron roli i mbrojtësit. Nëpërmjet këtij roli vet fëmijët bëhen një korrigjues të sjelljes në shkollë. Ata vet shndërrohen në një shembull se si duhet të veprohet në rastet e dhunës dhe agresionit.

Sipas mësuesit Jordan Todorov me më shumë rëndësi për të rritur një fëmijë me psikikë dhe fizikë të shëndosh është qetësia:

Për psikikën e një fëmije me më shumë rëndësi është qetësia. Qetësia sigurohet nga mjedisi i mirë në shkollë dhe në shtëpi. Vetëm në kushtet e qetësisë fëmija mund të zhvillohet dhe përpjekjet e tij të përqendrohen mbi mësimet dhe mbi zhvillimin e talenteve, sepse çdo njeri ka virtyte pozitive dhe talente, të cilët duhet të zhvillojë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD