Violinistja Joanna Ruseva dhe pianistja Veronika Kopjova dhanë një koncert kushtuar kompozitorit Kllod Debjusi. Vitin e kaluar mbushën 155 vjet nga lindja e këtij muzikanti të madh francez. Më 25 mars të këtij viti do të shënohen 100 vjet nga vdekja e tij.
Veronika Kopjova lindi në Lituani. Ajo ka dhënë koncerte në salla prestigjioze në Austri, Holandë, Francë dhe në vende të tjera të Evropës. Si soliste ka punuar me Filarmoninë Kombëtare të Lituanisë, Filarmoninë e Gjermanisë Veriore dhe Orquesta Sinfónica de Castilla y León. Si ekzekutues i muzikës së dhomës ka realizuar incizime në Radion Kombëtare Daneze dhe në Radion Austriake. Është laureat i konkurseve prestigjioze ndërkombëtare për piano dhe për muzikën e dhomës në Francë, Spanjë, Estoni, Lituani.
“I kushtuam koncertin tonë 3 Marsit – Ditës së Festës Kombëtare të Bullgarisë” – rrëfeu violinistja e talentuar Joanna Ruseva. Që parase të mbarojë Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, ajo u radhit ndër laureatët e një sërë forumesh ndërkombëtare. Mezi 12 vjeçare u bë mbajtëse e çmimit “Vasko Abaxhiev” të Konkursit Ndërkombëtar “Muzika e Tokës”. Joanna Ruseva ka në koleksionin e dallimeve edhe çmimet Kocian (2008), Nedjallka Simeonova (2011), Virtuozë të Rinj (2013). Vjet mori një nga dallimet speciale të konkursin “Andreja Postaçini” në Itali. Ajo ishte soliste e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, Orkestrës Klasik FM, Filarmonisë së qytetit Burgas.
Pasi mbaroi shkollën muzikore në Sofje në klasën e muzikantes Bllagorodna Taneva, vazhdoi në Queen Elisabeth Music Shapel në Bruksel te Tatjana Samuill. Që nga viti 2016 është studente në klasën e profesorit Anton Sorokov në Universitetin për Muzikë dhe Arte Skenike në Vjenë. Pikërisht aty u takua me pianisten Veronika Kopjova, e cila më parë specializoi dhe pas kësaj u bë pedagoge në po këtë universitet. Të dy ato u përfshin në një projekt kushtuar kompozitorit finlandez Einojuhani Rautavaara në kuadrin e të cilit ekzekutuan “Lost Landscapes” – një vepër krijuar për violinisten virtuoze Midori. Koncerti në sallën Musikverein ishte gjatë nëntorit të vitit 2016. Me të u vu fillimi i bashkëpunimit të tyre skenik.
Në Sofje duoja ekzekutoi sonatën për violinë dhe piano nga Kllod Debjusi dhe vepra të kompozitorëve Dimitër Nenov, Shostakoviç, Prokopiev, Mesian etj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..