A u lodhët nga filmat e njohur amerikanë, plot me efekte speciale dhe me buxhete të mëdha? Në treg ka mjaft filma të tillë, sepse ata sjellin më shumë të ardhura. Çështja se çfarë tamam do spektatori, i frikëson producentët dhe regjisorët, me qenë se e dinë se pavarësisht nga parimet e shoqërisë së konsumatorëve, në të cilën jetojmë, akoma ka njerëz të cilët nuk parapëlqejnë filma me histori fund që lehtësisht parashikohen. Arti i kinemasë është detsinuar të prekë probleme të ndryshme ose gjendje, të cilët e emocionojnë shoqërinë ose njeriun e veçantë. Shembuj për filma të tillë akoma ekzistojnë, kryesisht në kinemanë evropiane, dhe po kështu dhe në kinemanë me metrazh të shkurtër.
Më tej i kushtojmë vëmendje pikërisht një festivali për filma me metrazh të shkurtër, të xhiruarr me celularë. Cili është qëllimi dhe si lindi ideja për „Kinemanë në dorën tuaj“, sqaron kritiku i kinemasë Aleksandër Donev:
"Kjo është një ide e kryetarit të Këshillit Drejtues të vatrës së kulturës “Dobri Vojnikov” në qytetin Shumen Nikollaj Nikollov, i cili është adhurues i kinemasë së pavarur. Për mua personalisht, nuk ka një vijë të qartë ndarëse midis llojeve të ndryshme të kinemasë. Në kinemanë moderne profesionale ka filma të shumta, të cilët financohen dhe krijohen në parim të pavarur, por pavarësisht nga kjo mbledhin mjaft spektatorë. Në këtë moment mund të thuhet se, publiku është ndarë pothuajse barazisht midis filmave, të cilët janë financuar nga shteti dhe të tillë, të cilët janë bërë përmes formave të ndryshme të financimit privat. Mendoj se kinemaja amatore dhe filmat, të cilat njerëzit i bëjnë që të mund të prezantojnë aftësitë e veta, janë një mundësi shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë."
Donev shtoi se, filmat janë me gjatësi deri më 5 minuta dhe prekin tema, të cilat mungojnë në kinemanë e financuar mbi parimin shtetëror ose privat. Festivali zhvillohet për vit të tretë të radhës, ku dhe kësaj radhe ka një pjesëmarrje serioze të filmave nga Maqedonia, Ukraina, Rusia, Moldavia dhe Turqia. Juria, në të cilën morën pjesë profesionalistë të afirmuar në fushën e kinemasë, televizionit dhe të gazetarisë, e ka detyrën jo të lehtë të transmetojë favoritin e vet mes 63 titujve. Në fund të fundit zgjodhën filmin “Çmendurimi” të Gjeorgji Martevit. Ai i ka mahnitur me minimalizmin e vet. Pavarësisht se është xhiruar vetëm në një dhomë me një rekuizitë të thjeshtë, pa aktorë ose dialogë të shumtë, filmi është i prekshëm me mënyrën, në të cilën autori përshkruan sesi njeriu në kufijtë e histerisë e pranon ditën e vet të përditshme si dhe sfidat e jetës së përditshme.
"Mendoj se kjo është rezultat i perceptimit të gabuar për demokraci në vendin tonë. Shoqëria jonë është me një ndjenjë të gabuar për solidaritet. Mbase disa njerëz e kuptojnë demokracinë si një refuzim i një sëre vlerash, të cilat qenë karakteristike për sistemin e mëparshëm. Aty solidariteti, angazhimi social t'i ndihmosh më të varfrit dhe njerëzit e vështirësuar, qe një nga detyrat kryesore të shtetit dhe të qytetarëve. Fëmijët edukoheshin akoma si të vegjël të ndihmojnë. Mendoj se ky është një moral i humbur i vjetër , të cilin shoqëria e re nuk e zëvendësojë me asgjë" – mendon Aleksandër Donev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: mkino.org dhe BGNES
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e..