Edhe këtë herë programi i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare është shumë interesant. Koncerti i radhës është më 9 mars në mbrëmje në sallën “Bullgaria” me dirigjent Mark Kadin.
Solisti është Aleksandër Somov – një prej interpretuesve më të suksesshëm bullgar, aktualisht profesor në Konservatorin e Strasburgut dhe solist i violonçelave të Orkestrës së Filarmonisë në qytetin e njëjtë. Vepra që do të ekzekutohet nga Aleksandri është Koncert për violonçel dhe instrumente frymore i Fridrih Guldës. Vepra e kompozitorit austriak (pianist i shkëlqyer dhe një personalitet shumë ekstravagant) është një pasqyrim i vërtetë i interesave të tij të ndryshme. Krahas respektit të tij të madh ndaj veprave të Bahut, Mozartit, Beethovenit, Shopenit, Debysit etj. Gulda është ndikuar shumë nga muzika xhaz, pop dhe rok. Madje gjatë vitit 1955 ai hapi klube të xhazit në Vjenë. Në biografinë e tij ka një turne emocional koncertesh me grupin amerikan Weather Report gjatë vitit 1972, ka incizuar një album me Chick Corea në fillim të viteve 80, në të njëjtën kohë filloi të ekzekutojë versione pop të veprave klasike. Është dirigjent i veprave të veta, përfshi këtu Koncertin për violonçel dhe instrumente frymore.
Në fillim të programit janë përfshirë dy pjesë të shkëlqyeshme orkestrash – Conga del Fuego Nuevo e kompozitorit meksikan Arturo Markes dhe një suitë prej baletit Fancy Free të Leonard Bernstein.
Kjo është stina e parë e koncerteve e Mark Kadinit si kryedirigjent i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Bashkëpunimi i i tij me orkestrën e radios daton që nga viti 2003 dhe nuk është ndërprerë gjatë të gjitha këtyre viteve. Ai e mbaroi arsimin në Shkollën Muzikore dhe në Akademinë Muzikore, të cilat mbajnë emrin e motrave Gnesini. Kadin ka qenë gjithashtu dirigjent i Orkestrës Kombëtare të Rusisë, i Orkestrës Simfonike të Izraelit, i Orkestrës Simfonike të Radios së Sllovakisë, i Filarmonisë së Qipros, i Filarmonisë “Artur Rubinshtajn” dhe i një sërë formacionesh të tjera. Në vitin 1999 me ftesë të Vladimir Spivakovit ai ishte dirigjent i Orkestrës së njohur të dhomës “Virtuozët e Moskës”. Që nga viti 2004 deri në 2014 është udhëheqës artistik dhe kryedirigjent i Orkestrës Akademike Simfonike në Sibir, pas kësaj (deri në vitin 2016) është dirigjent i Orkestrës Simfonike të Lituanisë. Ai ka punuar edhe me muzikantë të rangut të Dmitrij Hvorstovskit, Mihail Pletnjovit , Boris Berezovskit, Denis Macuevit, Maksim Vengerovit, Vadim Repinit, Viktor Tretjakovit, Aleksandër Knjazevit, Aleksandër Rudinit e shumë të tjerë.
“Për mua është një gëzim i madh të punoj me këtë orkestër – tha dirigjenti para Radio Bullgarisë. – “Takohem çdo ditë me këta muzikantë të shkëlqyeshëm dhe përpiqemi ta kryejmë punën tonë sa më mirë. Për shkak të profesionit tim unë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Prandaj është vështirë të bëjë plane në jetën time. Mirëpo, mund të them se më pëlqen më shumë të banoj në Sofje, sesa në Moskë – një vend ku ka shumë stres. Me muzikantët e Orkestrës Simfonike e planifikojmë punën në përputhje me interesat e publikut. Përpiqemi të ofrojmë programe të shumëllojshme, kurse muzika e koncerteve tona të jetë interesante për sa më shumë njerëz. I kushtojmë një vëmendje të madhe ekzekutimit të veprave të kompozitorëve bullgarë, si dhe muzikës së autorëve bashkëkohorë. Së shpejti do të udhëtojmë deri në Shumen me një program prej veprash të Bruhut dhe Panço Vlladigerovit, solisti është prof. Minço Minçev. Mendoj se koncertet në vend janë shumë të rëndësishme, sepse i japin mundësi publikut për t’i dëgjuar live ekzekutimet tona. Me sa e di deri tani orkestra e radios nuk e ka vizituar këtë qytet. Gëzohem se do të kenë shfaqje atje për herë të parë bashkë me mua. Në thelbin e punës sonë është parimi se ne nuk punojmë për vetveten, por për publikun. Gjithçka që është e mirë për publikun, është mirë edhe për ne, pa i tejkaluar kufijtë . Mendoj se kemi arritur një bilanc shumë të mirë në këtë drejtim.”
Ja një informacion shumë i rëndësishëm për nxënësit e shkollës muzikore kombëtare “Ljubomir Pipkov” dhe të studentëve nga Akademia Muzikore Kombëtare “Prof. Panço Vlladigerov”, të departamentit “Muzika” pranë Universitetit të Ri Bullgar dhe të specialitetit “Muzika” pranë Universitetit të Sofjes – ata mund ta dëgjojnë koncertin falas, vetëm duhet të tregojnë kartën e tyre të studentit, ose të nxënësit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..