Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar në klasifikimin e “Forbs”-it për sipërmarrës më të mirë social në Evropë

БНР Новини

Sipërmarrësit socialë e bëjnë botën më të mirë. Kjo për arsye se ata u ndihmojnë njerëzve jo vetëm të zgjidhin problemet e tyre, por edhe të zhvillohen dhe të avancojnë. Misionin e sipërmarrësit social e pëlqeu bullgari i ri Aleksandër Najdenov, i cili më se një vit e gjysmë lehtëson komunikimin midis njerëzve me dituri dhe njerëzve që kërkojnë informacion anë e manë botës.

Bullgari Aleksandër Najdenov e pëlqeu idenë e gjermanit Andre Gaull të krijojë një softuer, me ndihmën e të cilit shkencëtarë dhe studentë së bashku do të lexojnë dhe do të komentojnë tekste të ndërlikuara. Kështu ai u bë bashkëthemelues i platformës PaperHive. Kjo punë e tij, në sajë të së cilës njerëzit e më se 60 shteteve arrijnë të lidhen me njeri tjetrin, u bëri përshtypje gazetarëve të revistës “Forbs”. Kështu ata e përfshin në klasifikimin për sipërmarrës më të suksesshëm social në Evropë.

СнимкаSipërmarrja sociale përqendrohet në konceptin, se nuk mjafton vetëm të bëjmë një projekt. Për këtë është e domosdoshme të shfaqet një qëndrim biznes prej sipërmarrësi – shpjegon vet Aleksandër Najdenovi. – Nuk mjafton vetëm të merren para nga ndonjë fondacion ose nga ndonjë projekt evropian. Me rëndësi janë rezultatet – sa njerëz do të ndihmojmë, si do të përmirësohet jeta e tyre, a do t’u sigurojmë atyre jetë, shëndetësi dhe arsim më të mirë, rroga më të larta. Me fjalë të tjera sipërmarrja sociale është që bamirësia të shndërrohet në punë profesionale.

Sipas sipërmarrësit 27 vjeçar bamirësia ka vendin e vet në shtetin tonë. Vet ai parase të nisë për në Gjermani, ku mbaroi ekonomi, punonte në Organizatën Joqeveritare “Ide të bashkuara për Bullgarinë”, e cila ndihmon njerëz me ide prej sipërmarrësi të krijojnë firma ose të realizojnë ndonjë projekt të vet. Aleksandër Najdenovi tregon edhe kauza të tjera të mira tek ne “Së bashku në orën e mësimit” – një projekt i cili përgatit mësues të rinj për rajonet me probleme, ku nuk mjaftojnë pedagogët dhe financimi. “Mjekim pa kufi” ndihmon falas me përkthim në konsultimet me mjekë dhe për gjetjen e banesës së familjeve të bashkatdhetarëve të sëmurë gjatë qëndrimit të tyre jashtë shtetit.

I riu bullgar nisi për në Gjermani me idenë të mësojë ekonomi dhe pas kësaj të punojë në OKB-në. Tani për tani ka realizuar përgjysmë ëndrrën. Mirëpo, atij nuk i vjen keq për këtë, sepse zbuloi një punë më kuptimplotë – të lidhë shoqërinë shkencore të mbarë botës, e cila të shkëmbejë dhe të trajtojë informacion në fushën përkatëse. Mirëpo informacioni nuk është në platformën PaperHive, por në faqet e shtëpive botuese, me të cilët punon kompania.

Botimet bullgare akoma nuk shfaqin interes të madh. Kjo i detyrohet faktit, se tek ne nuk ka shumë botime akademike – shpjegon Aleksandër Najdenov. – Botimet akademike online hasen kudo në botë. Ka mundësi që botime të tilla të bëhen edhe në Bullgari. Jam me shpresë, që në kohë të afërte do të vendosim bashkëpunim edhe me shtëpi botuese bullgare dhe me universitete.

Që kur ekziston platforma PaperHive ajo u shfrytëzua në më se 60 shtete. Numri i artikujve në dispozicion tejkalon 1.7 milion. 

Është interesante të shihet, se si njerëz nga vende të ndryshme pa të frekuentojnë vendin përkatës, zhvillojnë së bashku shkencën – komenton Aleksandër Najdenov. – Në sajë të platformës profesorët mund të orientojnë studentët e tyre.

Për zhvillimin e ardhshëm të platformës Paper Hive Aleksandër Najdenovi shpjegon:

Tregu tjetër i madh për ne është në sferën e grupeve shkencore dhe në universitetet. Domethënë do të kërkojnë një kontakt më të afërt me shkollat e larta, kështu që profesorët e tyre të shfrytëzojnë platformën në leksionet. Tani për tani kjo u realizua në fushën e letërsisë. Mirëpo, dëshira jonë është të zgjerojmë shfrytëzimin e saj.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD