Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul Xhamisë, do të shihni shtëpitë-muze të disa prej intelektualëve dhe veprimtarëve më të shquar bullgarë të Rilindjes, si Panajot Vollov, Lajosh Koshut, Panço Vlladigerov, Dobri Vojnikov. Në këtë qytet ka lindur mitropoliti Kliment Tërnovski (Klementi i Tërnovos) (me emrin mondan Vasill Drumev), si dhe myftiu i parë i myslimanëve në Bullgari – Hoxhdazade Mehmed Muhujddin. Xhamia ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit, ku ka qenë qendra e qytetit në të kaluarën.
Tombul Xhamia është një prej qendrave më të rëndësishme fetare, kulturore dhe arsimore të myslimanëve në trojet tona gjatë epokës së Rilindjes. Ajo, përveç se është një prej simboleve të Shumenit, është gjithashtu një monument kombëtar i kulturës, një prej 100 objekteve turistike kombëtare në Bullgari, por për shkak të restaurimit të tij gjatë disa viteve të fundit numri i turistëve u ul konsiderueshëm.
Tombul Xhamia u ndërtua në vitin 1744 nga bamirësi Sherif Halil Pasha. Ajo e mban emrin e tij, por për shkak të kupolës së saj të rrumbullakët, që në turqisht shqiptohet si “tombul” është më e njohur ndër popullsinë bullgare si Tombul Xhamia. Në arkitekturën e tempullit ka ndikuar një stili oriental me elemente nga baroku francez. Të gjitha pjesët e kompleksit arkitekturor janë përfshirë në një kompozim të përbashkët dhe janë lidhur me oborre të brendshme. Në librin “Të fshehtat e Tombul Xhamisë” prof. Dobrin Dobrev nga Universiteti i Shumenit “Peshkopi Konstantin Presllavski” shkruan: “Tombul xhamia është paraqitur si një nga godinat më të mëdha myslimane të kultit në Gadishullin Ballkanik”. Tradicionalisht përmendet prania e një biblioteke të pasur, ku ka 800 dorëshkrime dhe 1500 libra të vjetra.”
Në vitin 2004 u bë një studim për restaurimin e xhamisë. Në periudhën 2005- 200