Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diçka thelbësore po ndryshohet në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Për herë të parë një kryeministër bullgar mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e përvjetorit të 75-të të deportimit të më se 7 mijë hebrenjve nga territori i Maqedonisë së sotme në kampin e përqendrimit Treblinka. Vizita e Kryeministrit Bojko Borisov në Shkup është e paprecedent – komentoi Martin Minkov, korrespondent shumëvjeçar i Radios Kombëtare Bullgare në kryeqytetin maqedonas:

Mesazhi është orientuar krejtësisht ndaj së ardhmes, mirëpo qëndron në bazën  e fakteve të rënda historike. Çdo vit në Shkup zhvillohet  ashtuquajturi “Marsh i të gjallëve”. Dhe çdo herë ai ka një orientim kundër Bullgarisë. Ndryshimi i kësaj mënyre të mendimit lidhur me ngjarjet tragjike që përpara 75 vjetëve është një shenjë shumë pozitive për këtë se diçka thelbësore po ndryshohet në marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë. Retorika anti-bullgare, me përjashtim të disa mediave përkatëse, ishte minimizuar. Një gjest shumë human dhe njerëzor kishte në fjalët e Kryeministrit Borisov:  “Vajtojmë për secilën jetë njerëzore që ka djegur në kampet e përqendrimit të nazistëve”. Këto fjala tingëllojnë në mënyrë pak më të ndryshme në Bullgari, sepse ne i kemi shpëtuar 48 mijë hebrenjtë tanë. Në territorin  e kufijve të  ashtuquajtur të vjetër të Bullgarisë, të cilët janë ndodhur nën administrimin bullgar, por faktikisht kanë qenë nën tundrën naziste (në Maqedoni dhe në Greqinë e Veriut), hebrenjtë nuk kanë marrë shtetësi bullgare dhe nuk kanë mundur të shpëtohen – këto janë faktet. Keqardhja për këto ngjarje, e shprehur nga Bojko Borisovi, u pasqyrua me jehonë të gjerë në shoqërinë maqedonase, pavarësisht nga paragjykimet ekzistuese historike për Bullgarinë dhe posaçërisht për këtë periudhë të historisë. ”

Kryeministri bullgar përmendi dhe diçka tjetër, që është më afër shtetasve bashkëkohorë maqedonas – tmerrin e luftërave në ish-Jugosllavinë dhe mënyrën, në të cilën u shpërbë kjo federatë. Këto janë ngjarje, të cilat nuk duhen përsëritur në Ballkan:

Për ne këto ngjarje ishin pak më larg, por njerëzit në Maqedoni i përjetuan. Prandaj nuk mund t’i kuptoj njerëzit, të cilët akoma besojnë në ideologemë – ka të tillë tek ne, por akoma më shumë janë ata në Maqedoni – kryesisht në rrethet e opozitës. Ata vazhdimisht kërkojnë arsye për tendosjen e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Dua të nënvizoj diçka, që për mua ishte treguese- një nga historianët e mirënjohur maqedonas, që zakonisht nuk tregon simpati ndaj Bullgarisë, Todor Çepreganov, tha fjalë të forta. Ai e krahasoi gjestin e Bojko Borisovit – ardhjen e tij në Shkup me rastin e përvjetorit të 75-të, me gjestin historik të bërë nga kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë Willy Brandt, duke vizituar për herë të parë Varshavën, kur vendosi një kurorë lulesh përpara viktimave të luftës në Geton e Varshavës.”

Historiani Todor Çepreganov e cilësoi si “një vendim i guximshëm politik” këtë vizitë të Borisovit në Shkup. “Mendoj se ky është një mesazh serioz, të cilin shpresoj se do ta dëgjojnë më shumë njerëz në Maqedoni”, shtoi Martin Minkovi. A e arrin Bullgaria qëllimin e vet për të qenë më i dukshëm pranimi i saj në  Maqedoni – për sa u përket mediave, kulturës, ekonomisë? A ndihet ky ndryshim nga njerëzit atje?

Po, kuptohet se ndihet, posaçërisht për sa i përket ekonomisë. Shumë shpejt pas nënshkrimit të Traktatit të fqinjësisë së mirë u aktivizuan marrëdhëniet ekonomike. Komunikimi mes njerëzve, bile në periudhat e marrëdhënieve jo të mira ndërshtetërore, nuk ka pushuar asnjëherë. Por akoma ka shumë për të bërë në fushën e kulturës, njohjes së artit bashkëkohor bullgar, të mediave bullgare. Të njëjtën mund ta themi edhe për praninë e kulturës maqedonase në Bullgari. Ekziston akoma një detyrë e vështirë – bëhet fjalë për themelimin e një komisioni pune prej shkencëtarëve, të cilët pak nga pak duhet të përafrojnë mënyrat në të cilat në dy vendet e lexojmë historinë e përbashkët. Sepse askush nuk mund ta mohojë këtë se ajo është e përbashkët.

Martin Minkov është optimist dhe e vlerëson lartë mënyrën, në të cilën Bullgaria po përpiqet të demonstrojë ambicien e saj si shtet-anëtar i BE-së të kontribuojë për rritjen e ndjeshmërisë së bashkimit ndaj problemeve të Ballkanit Perëndimor dhe për garantimin e perspektivës së tyre evropiane. “Nga kjo pikëpamje më të rëndësishëm janë fqinjët e drejtpërdrejtë dhe në vend të parë - Maqedonia”, tha në përfundim Martin Minkov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD