Bullgaria, Greqia dhe Italia janë vendet evropiane me më shumë monumente arkeologjike dhe një histori mijëvjeçare. Por në ndryshim nga të dyja shtetet jugore, Bullgaria akoma nuk mund të reklamohet mjaft mirë si një destinacion kulturor dhe historik. Të shumta dhe të ndryshme janë metodat, të cilat e ndihmojnë një shtet që të bëhet një vend i preferuar për turistët nga e gjithë bota. Në qoftë se për pjesën më të madhe prej tyre janë të nevojshme buxhete të mëdha, ka dhe të tilla, të cilët rastisin me një financim më të pakët dhe shpesh janë bile edhe më efektive. Do t’ju njohim me iniciativën “Misioni Bullgaria” të arkeologut profesor Nikollaj Ovçarov. Ideja për serinë e bisedave udhëtuese historike lindi gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, gjatë një bisede midis tij dhe ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.
"Qëllimi i tyre është që derisa rrjedh Presidenca e Bullgarisë, të prezantojmë vendin tonë dhe jashtë kufijve, të flasim për trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe për historinë. Vendosëm që të ndalemi mbi periudhat më të herëta nga e kaluara, me qenë se historia e re politizohet shumë. Prandaj përfundojmë, duke arritur deri në fund të shekullit të 14, kur popujt e Ballkanit nuk mundën të bashkohen dhe t'iu kundërvihen pushtuesit osman", thotë profesor Nikollaj Ovçarov.
Një prej pjesëmarrësve në veprimtarinë atdhedashëse është dhe historiani nga Universiteti i Veliko Tërnovos – profesor Pllamen Pavllov. Sipas fjalëve të Ovçarovit, fillimi i vërtetë i projektit duhej të ishte vendosja e monumentit cirilik në Antarktidë, por kushtet e këqija meteorologjike aty e vonuan. Ai shtoi se ka shpresë që me rastin e 24 majit, festës së shkrimit sllav dhe kulturës bullgare, të inaugurohet edhe një monument tjetër i ngjashëm në qytetin rus Novosibirsk. Kështu numri i tyre do të arrijë 3, pasi gjatë vitit 2015 u inaugurua një i tillë në kryeqytetin e Mongolisë Ulan Bator.
Temat e leksioneve të veçanta, të cilat do t’i mbajnë të dy profesorët , do të përshtaten me auditorin përpara të cilit ato duhet të paraqiten. I pari prej tyre do të zhvillohet më 16 mars në universitetin në qytetin moldavian Taraklia. Deri në fund të muajit qershor, shkencëtarët do të vizitojnë përgjithësisht 10 shtete mes të cilave Rusinë, Armeninë, Belgjikën, Greqinë, Qipron, Slloveninë, Sllovakinë dhe Hungarinë. Gjatë vizitës së vet në Rusi, të dy shkencëtarët do të mundohen që t’u venë fund spekulimeve, lidhur me alfabetin cirilik dhe me krijuesin e tij. Profesorët Ovçarov dhe Pavllov kanë ftesë dhe nga Universiteti në Pekin, për ku do të nisen në fund të muajit prill. Një gjest i ngjashëm me siguri që do të vlerësohet lartë. Përveç kësaj ai do të ndihmojë shumë për tërheqjen e një fluksi gjithnjë e më të madh turistik nga Perandoria Qiellore drejt Bullgarisë. Që të gjitha këto takime do të ishin të pamendueshme, pa përkrahjen e diplomatëve bullgarë në këto vende. Prezantimet, të cilat do t’i shoqërojnë fjalët e dy historianëve do të tregojnë monumente të ruajtura dhe deri më sot nga parahistoria deri në fund të Mbretërisë së Dytë Bullgare. Mes tyre janë kriporet rreth qytetit Provadia, shenjtërorja trake Perperikon dhe Tempulli i Orfeut rreth fshatit Tatull, artefakte nga koha romake, të ruajtura në Largon e Sofjes, bazilika “Shën Sofja” dhe rotonda “Shën Gjergji”, krijimi i shtetit bullgar, kryeqytetet e vjetra Pliska dhe Presllav e të tjera.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi..