Një konferencë ndërkombëtare me temë “E ardhme e sigurt për gratë – e ardhme e sigurt për të gjithë” takoi përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të sektorit joqeveritar. Ajo u zhvillua nën patronazhin e Eurokomisionares për Ekonominë Digjitale Maria Gabriel, kurse organizatori i saj ishte fondacioni “Asociacioni Animus”. Të gjithë pjesëmarrësit ishin unanimë se problemi i dhunës kundër femrave bëhet gjithnjë e më serioz dhe zgjidhja e tij nuk duhet të shtyhet. Me këtë rast Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin Popullor Xhema Grozdanova vuri në dukje shprehimisht se Bullgaria është e fundit nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, që e nënshkroi Konventën e Stambollit, por akoma nuk e ka ratifikuar. Aktualisht hyrja e saj zyrtare në fuqi është ndaluar dhe do të ndodhë kur shoqëria jonë është krejtësisht e gatshme për këtë. Deri atëherë duhet të ndërmerren masa të tjera për mbrojtjen e viktimave.
Sipas Ministres së Drejtësisë Cecka Caçeva ka nevojë për ndryshime në Kodin Penal: “Ka nevojë për zgjerimin e klasifikimit të krimeve, sepse aktualisht nuk përfshihen vepra të lidhura me temën e dhunës, të cilat të klasifikohen si krim. Të dhënat janë të një studimi që bazohet te praktika gjyqësore e 10 gjykatave të qarkut dhe u përkasin dënimeve për vrasje me dashje dhe për provë për vrasje kundër grave në periudhën 2012-2014. 91 për qind prej vrasjeve të grave janë kryer nga burrat, në 7 për qind të këtyre rasteve kanë marrë pjesë edhe burra, edhe gra dhe vetëm 2 për qind e vrasjeve janë kryer nga gratë. 35 për qind e rasteve të vrasjes dhe e provave për vrasje janë bërë nga ish-partneri, ose partneri i tanishëm intim. Në 25 për qind – nga vëllai, biri, nipi, ose ndonjë burrë tjetër i afërt. Në 31 për qind – nga ndonjë burrë tjetër i njohur dhe vetëm në 9 për qind prej rasteve të vrasjes ka marrë pjesë ndonjë burrë i panjohur. Përfundimi është se rastet e dhunës familjare duhet të jenë në qendër të vëmendjes kur të bëhen ndryshime të reja legjislative. Është konstatuar se deri në momentin e tanishëm legjislacioni në veprim nuk u siguron mbrojte adekuate viktimave. Nuk ka gjithashtu sanksione për disa krime si “ndjekje” dhe “përgjim”, kurse sanksione të tilla ekzistojnë në shtetet e tjera evropiane. Deri në momentin e tanishëm dispozitat nuk parashikojnë ndëshkim për dhunën psikike. Kjo është një shfaqje kriminale pothuajse e padukshme në shoqëri, por është shumë e përhapur. Nga njëra anë kjo është dhuna verbale, kurse në vend të dytë është izolimi i viktimës dhe privimi i saj nga mjetet e domosdoshme për jetesë. Veprime të tilla kanë ndikim të madh në jetën jo vetëm të viktimës, por edhe të atyre që bashkëjetojnë me të, si për shembull fëmijët.”
Ndër pjesëmarrësit në debat kishte një grua, e cila vite me radhë ka qenë viktimë dhune nga ana e burrit të saj. Shumë herë është larguar dhe pas kësaj është kthyer me shpresën se ai do të ndryshojë. Në fillim gjithçka ka shkuar mirë, por pak pas kësaj ka ndryshuar si më parë.
Historia e saj e provokoi ish-Ministrin e Brendshëm Cvetan Cvetanov për ta vazhduar temën e dhunës, duke ia kushtuar vëmendjen edhe problemit të trafikimit të njerëzve. E përbashkëta mes dy krimeve është se ato i janë drejtuar personalitetit dhe prandaj duhet të ketë ndëshkime të rrepta. Sipas fjalëve të Cvetanovit deri tani mbi 95 për qind prej krimeve kanë qenë me kusht, por:
“Mund të them se duke bashkëpunuar institucionet mund të arrijnë efektin e domosdoshëm bashkë me ndryshimet legjislative. E rritëm dënimin për trafikim njerëzish dhe aktualisht ai është deri në 15 vjet. U rritën gjithashtu gjobat, si dhe dënimi minimal, gjë që na fakt jep mundësi për të pasur persona me dënime reale. Mirëpo, a e përkrahin këtë luftim qytetarët dhe politikanët? Deri në momentin e tanishëm nuk ka dëshirë dhe angazhim të qartë nga ana e autoriteteve vendore për të krijuar komisione vendase për luftimin e trafikimit të njerëzve. Ka nevojë për t’u angazhuar shoqëria, por para se gjithash duhet t’i angazhojmë prindërit. Mjedisi familjar është me rëndësi të madhe që fëmijët tanë të mos përzihen në skema të tilla kriminale."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..