Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lexuesi me porosi” hap dyert drejt emocioneve të shkrimtarëve bullgarë nga 4 kontinentet

БНР Новини

Në kryeqytetin e lashtë bullgar Veliko Tërnovo u zhvillua premiera e “Lexuesi me porosi”. Kjo është një përmbledhje vjershash dhe tregimesh të 64 autorëve bullgar prej 10 vendeve në 4 kontinente. Libri është një iniciativë e portalit informativ bullgar në Çikago www.EuroChicago.com dhe qëllimi i saj është që krijimet më interesante të botuara në sajt të botohen edhe në libër dhe të arrijnë deri tek lexuesit brenda dhe jashtë Bullgarisë.

Kjo, të cilën e tregon kjo iniciativë është një gjeografi shumë e gjerë e letërsisë bullgare, sqaron redaktorja e librit Mariana Hristova. Librat tona nuk përfshijnë të gjithë autorët bullgarë nëpër botë, por të mbledhur në një vend, këta autorë krijojnë një pamje interesante. Ka vepra, për të cilat, në qoftë se nuk klikoni mbi të dhënat biografike të autorit, ju nuk mund të kuptoni nëse ai është emigrant apo jo. Sepse nganjëherë ka tema emigrantësh, të cilat imagjinata e autorit, i cili nuk ka qenë emigrant, i pikturon dhe të kundërtën. Ka autorë të afirmuar dhe krejtësisht të panjohur. Nuk kemi kërkuar një specializim tematik të veprave, temat janë të ndryshme , pjesa më e madhe prej tyre janë lidhur me jetën e përditshme në Bullgari. Është përfshirë tema për shpopullimin e Bullgarisë, gjë e cila emocionon jo vetëm bullgarët këtu, por dhe shumë emigrantë. Është përfshirë dhe nostalgjia dhe kthimi mbrapa në histori drejt së kaluarës bullgare, ka gjithashtu tema fantastike.

Dy përmbledhjet e para, të krijuara sipas këtij parimi janë “Cerga shumëngjyrëshe” dhe “Kulla e sahatit”. Titulli i së tretës “Lexuesi me porosi” paraqet dhe mënyrën, në bazë të së cilës ajo shpërndahet – krejtësisht  falas. “Lexuesi mund ta gjejë librin vetë, ky është një projekt krejtësisht jo komercial”, thotë Mariana Hristova. Përmbledhja u bë fakt, në sajë të dhurimeve, punës dhe përpjekjeve të përbashkëta të bullgarëve në të dyja anët e Oqeanit. Për herë të parë kjo iniciativë që deri tani ishte krejtësisht private u përkrah  nga Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Çikago.

Viktor Hinov është një nga autorët në libër dhe një nga dhuruesit kryesorë për realizimin e të tria përmbledhjeve. Ai është mjek, i cili më shumë se 20 vjet jeton dhe punon në Amerikë, dhe për të cilin lidhja me atdheun, me paraardhësit dhe kujtimet janë themelet e jetës së suksesshme të një bullgari që jeton jashtë atdheut. Sa u përket temave, të cilat e emocionojnë si shkrimtarë Viktor Hinovi ve në dukje:

Gjendja ime e një emigranti më emocionon më shumë. Kjo aventurë, në të cilën u futa bashkë me të gjithë familjen time dhe që pak nga pak u bë jeta ime. E kuptoj se unë asnjëherë nuk do të pushoj të jem bullgar, si dhe asnjë nga shokët e mi emigrant nga vendet e tjera, asnjëherë nuk do të ndihet 100% amerikanë. Dhe kjo nuk është e domosdoshme. Bota po bëhet gjithnjë e më e globalizuar. A e dini se fëmijët e mi donin të udhëtojnë deri në Kinë, Japoni, Evropë, Afrikë dhe e bënin këtë. Shikoj se dhe të rinjtë bullgarë bëjnë të njëjtën gjë – udhëtojnë nëpër botë. Dhe mendoj se është me rëndësi që ata të ruajnë atë që e kanë. Të ruajnë identitetin e tyre, të ruajnë gjuhën e vet, të lexojnë në gjuhën bullgare, të shkruajnë, të mund ta shikojnë Bullgarinë. Ja tani jemi në Sofje, shkuam deri në Kishën e Bojanës dhe vajza ime mbeti e mahnitur nga mbishkrimet dhe pikturat murale, nga fakti sesa e vjetër është kjo kishë dhe sa më e vjetër është ajo në krahasim me shtetin amerikan për shembull. Këto gjëra janë të paçmueshme dhe në asnjë rast njeriu nuk duhet t’i humbasë.

Lidhja me Atdheun ruhet përmes gjuhës, prandaj dhe bullgarët, kudo që të shkojnë nëpër botë vazhdojnë të shkruajnë në gjuhën e vet të nënës, të shprehin emocionet, aspiratat, frikët dhe ëndrrat e veta. “Cerga shumëngjyrëshe ” dhe “Kulla e sahatit” tanimë janë një pjesë nga koleksioni i Seksionit Bullgar të Bibliotekës së Kongreseve të Shteteve të Bashkuara në Uashington, të bibliotekave publike në Çikago, të bibliotekës universitare në Taraklia të Moldavisë, si dhe kuptohet dhe të bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi” në Sofje. “Lexuesi me porosi” po kështu do të arrijë deri në bibliotekën e Kongreseve në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të rastisë mbase në prag të 24 majit – Festës së shkrimit sllav, arsimit dhe të kulturës bullgare, kur një parti e re e librave do t’i dhurohet kësaj biblioteke përmes ambasadorit bullgar në Uashington dhe konsullit të përgjithshëm në Çikago.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: eurochicago.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD