Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shefi i Europolit në Sofje: Risku nga aktet terroriste në Evropë nuk ka kaluar

БНР Новини
Foto: BGNES

Sofja ishte mikpritës i një mbledhjeje të Grupit të Përbashkët për Kontroll Parlamentar të Zyrës Evropiane të Policisë (Europol) në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Aktiviteti takoi në një vend Shefin e Europolit Rob Wainwright, Kryetarin e Komisionit të Lirive Civile dhe të Drejtësisë Claude Moraes, eurokomisionarët për ekonominë dhe sigurinë digjitale të Bashkimit Evropian – Maria Gabriel dhe Julian King.

Zhvillimi i ardhshëm është me rëndësi kyçe për Zyrën Evropiane të Policisë, por ka nevojë për më shumë mjete financiare. Nga ana tjetër, deri në këtë moment janë zhvilluar shumë operacione të suksesshme, kurse këmbimi i informacionit në kuadrin e Zyrës Evropiane të Policisë është rritur 9 herë. Pjesëmarrësit në takim shprehën mendimin e tyre të përbashkët se madje pas Brexit-it Britania e Madhe duhet të vazhdojë të jetë një prej informatorëve kryesorë të BE-së, sepse ka një prej sistemeve më të mira të sigurisë. Eurokomisionari për sigurimin e Bashkimit – britaniku Julian King, vuri në dukje se bashkëpunimi me Europolin, pasi vendi i tij largohet nga Bashkimi, do të shqyrtohet si një çështje me rëndësi të madhe gjatë bisedimeve që i përkasin sigurisë dhe mbrojtjes. Rob Wainwright vuri në dukje se luftimi i kriminalitetit, siguria kibernetike dhe terrorizmi do të jenë prioritet i Europolit edhe në të ardhmen, por shprehu keqardhjen e tij se ende nuk ka marrëveshje me Turqinë. Kjo do të lejonte këmbimin e informacionit operativ me fqinjin tonë jugor dhe do të lehtësojë kapjen e të akuzuarve, të cilët fshihen në vende jashtë BE-së. Ai shtoi se risku nga aktet terroriste në Bullgari dhe vendet e tjera evropiane nuk ka kaluar, sepse rreth 30 000 veta, që banojnë në Kontinentin e Vjetër, janë ndikuar më shumë ose më pak nga idetë e Shtetit Islamik. 800 prej tyre banojnë në vende të Ballkanit Perëndimor, shtoi Kryetari i Komisionit të Brendhsëm në Parlament Cvetan Cvetanov dhe deklaroi se ky regjion është në zemrën e Bashkimit Evropian dhe nuk duhet të mbetet jashtë tij, sepse do të gjendet në sfera të huaja ndikimi.

Nga ana e vet Eurokomisionarja bullgare Maria Gabriel shprehu përkrahje për përmirësimin e punës së Zyrës Evropiane të Policisë:

Nëpërmjet themelimit të organit të përbashkët për kontroll parlamentar ne tregojmë qartë se parlamentet kombëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian duam që të forcojmë kapacitetin e Europolit dhe të nënvizojmë rolin e tij në luftimin e terrorizmit dhe sulmeve kibernetike. Ato nuk kanë kufij. Duke folur për digjitalizimin e teknologjive të reja, KE ka një qëllim – qytetarët ndihen të sigurt edhe offline, edhe online. Prandaj duhet të marrin pjesë të gjitha anët e interesuara. Deri tani në Europol kemi një bashkëpunim shumë frytdhënës sa i përket luftimit të përmbajtjes së paligjshme. Deri në fund të vitit 2017 janë vlerësuar 42 066 përmbajtje. Pas një analize të hollësishme janë marrë 40 714 vendime për sinjale ndaj organeve kompetente. Janë përfshirë më shumë se 80 platforma në mbi 10 gjuhë. KE-ja publikoi një rekomandim për luftimin e përmbajtjes së paligjshme, ku theksi është mbi bashkëpunimin e forcuar me organet policore dhe ato gjyqësore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD