Instituti Shkencor Maqedonas i Sofjes dhe Instituti i Albanologjisë i Prishtinës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Kjo u bë në fund të javës së kaluar në kryeqytetin e Kosovës. Në një ceremoni zyrtare në praninë e ambasadorit bullgar në RKS-në z. Nedjallço Dançev dhe Zv.Ministrit të arsimit të Kosovës Heset Sahiti, Memorandumin e nënshkruan drejtorët e dy institucioneve shkencore doc. dr. Aleksandër Grebenarov dhe prof. Hysen Matoshi.
Memorandumi parashikon bashkëpunim në fushat e historisë, gjuhësisë, kulturës, etnologjisë, folklorit etj., për botimin e librave, organizimin e forumeve, ekspozitave, krijimin e dokumentareve, shkëmbimin e materialeve arkivore dhe letërsisë shkencore, kështu edhe për zhvillimin e programeve shkencore.
Më shumë për këtë ngjarje, ju ofrojmë të mësoni nga intervista me albanologun Anton Pançev nga Instituti Shkencor Maqedonas i Sofjes:
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..