Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumenti “Kambanat” në afërsi të Sofjes po rimëkëmbet

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Nuk ka ndonjë shtet tjetër në Evropë, edhe në botë, i cili të disponojë një vegël aq të madhe të perkusive, në të cilën të ekzekutohen vepra muzikore nëpërmjet tingujve të sinkronizuara të kambanave të ndryshme. Para afro 40 vitesh në periferitë e Sofjes u ndërtua një monument madhështor në të cilin mbi themele të fuqishme prej betoni u montuan 107 kambana të ndryshme nga mbarë bota. Ndër to ka edhe kambana të vjetra – njëra nga shekulli i XI, dhe tjetra kopje – origjinali i së cilës daton nga shekulli i IV para erës sonë. Ky monument ishte pjesë e një nisme me përmasa të mëdha në Bullgarinë socialiste. Në vitin 1979 në kuadrin e Asamblesë Ndërkombëtare të Fëmijëve “Flamuri i Paqes” në vend mbërritën 135 fëmijë nga të gjitha këndet e botës. Secili prej tyre mbante me vete nga një kambanë si një simbol i atdheut nga i cili vinte. Kështu u krijua monumenti të cilin edhe më sot njihet si “Kambanat”. Megjithëqë në të kaluarën kishte popullaritet të madh, vite me radhë ai ishte i zhytur në harresë.

Sot Sofja rinovohet dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë njerëzve aktivë dhe të rinj, të cilët nuk mbajnë mend ideologjinë e viteve para 1989-tës. Ata dëshirojnë të tërheqin vëmendjen mbi këtë monument, si një nga simbolet më të mira të paqes, mirëkuptimit dhe besimit në kryeqytet. “Ka shumë njerëz të cilët edhe nuk dinë për ekzistencën e këtij monumenti. Prandaj është e domosdoshme të flitet më shumë për të” – thotë Hristo Iliev, bashkorganizator në nismën civile #Ndaji Kambanat”, e cila ka shumë pasardhës. Vjet u investuan 11 mijë leva të siguruara nga bashkia për mirëmbajtjen e rajonit përreth monumentit. Me ato mjete u pastrua konstruksioni prej betoni, u sigurua ndriçimi i pjesës më të lartë të monumentit, u vunë tabela me informacion për kambanat e ndryshme. “Dëshirojmë të rikthejmë shkëlqimin e këtij monumenti të kulturës” – rrëfen Hristo Ilievi. Sipas tij përveç pamjes së mrekullueshme të cilën e kanë kambanat në sfondin e malit Vitosha, tërë parku, i cili është me sipërfaqe nga 380 dynym, është një vend tërheqës për shëtitje. Hristo Ilievi vazhdon:

Foto: spasisofia.org

Personalisht unë jam 29 vjeç dhe nuk mbaj mend atë kohë. Por çuditem kur disa njerëz na pyesin pse me para bashkiake rinovojmë një monument nga koha e komunizmit. Sipas neve ky nuk është lapidar i ndonjë partie, sepse aty nuk ka një simbolikë të tillë. Përkundrazi Kambanat ishin një monument jo tradicional për ideologjinë e atëhershme. Ai nuk është tipik për artin socialist, edhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë periudhë. Monumenti është i ndërtuar shumë mirë dhe nuk do të jetë e tepruar në se do të thuhet, se ai përbën një formë të lartë të artit monumental të komunizmit. Xhiruam Kambanat nga lart me një dron dhe kuadrot prezantojnë monumentin me gjithë bukurinë e tij. Bëmë propozim që të organizojmë një vizitë të miqve të cilët do të vijnë për Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së për të parë këtë vepër unik për mbarë Evropën. Asgjëkund nuk ka aq shumë kambana të cilat mund të tingëllojnë në sinkroni si një vegël muzikore.”


Në faqen internet të shoqatës #Ndaji Kambanat” mund të lexohen fakte interesante kureshtare për Asamblenë Ndërkombëtare të Fëmijëve, e cila u zhvillua në Sofje nën moton “Unitet, krijimtari, bukuri”. Aty mund të lexojmë, se në vitin 1979 Bullgaria deshi të lërë prapa konfrontimet politike të Luftës së Ftohtë dhe t’i tregojë shoqërisë ndërkombëtare se është një shtet tolerant i hapur drejt botës. Tani 40 vjet më vonë ideja për një Asamble Fëmijësh në Sofje u ringjall dhe i gëzohet përkrahjes dhe entuziazmit të qindra të rinjve.

Foto: bg.wikipedia.org

Do të përpiqemi që me përkrahjen e qytetarëve dhe të Bashkisë së kryeqytetit të organizojmë një asamble të tillë prapë. Ideja jonë nuk është të ringjallim komunizmin, por që në vendin tonë të vijnë dhe të takohen fëmijë nga mbarë bota. Kështu ata jo vetëm që do të njihen me njeri tjetrin, por do të paraqesin kulturën e shteteve të tyre. Që në vitet 80-të të shekullit të kaluar asambleja fitoi një popullaritet aq të gjerë, që shteti vendosi që ajo të kthehet në një aktivitet të rregullt, i cili të mbahet çdo tre vjet. Do të bëjmë provë që vitin e ardhshëm me rastin e jubileut 40-vjeçar të organizojmë një asamble të tillë. Kështu që ftojmë secilin që ka ide ose dëshirë të ndihmojë për realizimin e kësaj ideje të lidhet me ne” – tha në përfundim Hristo Iliev nga nisma civile #Ndaji Kambanat”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD