Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ungjillëzimi i Hyjlindëses – fillimi i Shpëtimit tonë

БНР Новини

Më 25 mars kisha e krishtere kremton Ungjillëzimin e Hyjlindëses. Festa është njëkohësisht i Zotit dhe i Hyjlindëses, tregon prifti Antonij Marçev nga Dioqeza e qytetit Pirdop, Eparkia e qytetit Loveç.

СнимкаUngjillëzimi i Hyjlindëses është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në botën e krishtere. Kjo është dita në të cilën Kryeengjëlli Gavraill i solli virgjëreshës Mëri lajmin e këndshëm për ardhjen e Shpëtimtarit. Shën evangjelisti Lluka dëshmon për këtë ngjarje ashtu: “Në muajin e gjashtë, Kryeengjëlli Gavraill u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, te një e virgjër, që ishte e fejuar me një burrë që quhej Josif, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria. Dhe engjëlli zbriti te ajo dhe i tha: "Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë". Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë. Dhe engjëlli i tha: "Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jezus. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit, atit të tij; dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakovit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur."

Kisha e Shenjtë e lavdëron festën ashtu: “Sot është fillimi i shpëtimit tonë dhe zbulimi i sekretit të përjetshëm – Biri i Zotit bëhet bir i Devës dhe Gavrailit, hiri triumfon. Prandaj le të këndojmë edhe ne me Hyjlindësen: “Gëzohuni, Zoti është me ju!

Vallë, a mund të thuhet se Ungjillëzimi është një festë e lindjes dhe e jetës?

Po – vazhdon prifti Antonij. – Lidhur me këtë dëshiroj të them, se para 9 shtatorit të vitit 1944, Ungjillëzimi i Hyjlindëses ishte edhe festë e nënës, duke gjykuar nga fakti, se Shën Hyjlindësja është nëna e Zotit tonë. Gjatë socializmit kjo festë u zëvendësua me 8 marsin, si pjesë e elementit të luftës kundër kishës, e cila lidhej me ndalesën e plotë të festave të krishtere, ose me mbushjen e tyre me një përmbajtje mondane.

Megjithëqë Ungjillëzimi i Hyjlindëses festohej si Ditë e Nënës, sikur kohët e fundit kjo u harrua. Mirëpo Marina Mlladenova mban mend se si në familjen e saj ruhej tradita e kremtimit të Ungjillëzimit të Hyjlindëses: “Dita e Nënës kremtohej edhe në familjen tonë si një festë shpirtërore. Në kujtimet e mia ajo lidhet me liturgjinë solemne në kishë, me festën e Shën Hyjlindëses. Nga kisha sikur transferuam në shtëpi një copëz drite prej mrekullisë së kësaj feste, prej gëzimit të Shën Mërisë se do të lindte Birin e Zotit. Për fat të keq pas ndryshimeve demokratike kjo festë më duket se shënohet vetëm në familjet e vjetra të krishtere, ku tradita ruhet megjithë kthesat e kohës. Dëshiroj të besoj, se edhe sot siç në të kaluarën, me adhurim do të përulim kokë para nënës më të madhërishme – nënës së Shpëtimtarit të Njerëzimit, por në të njëjtën kohë do të nderojmë në mendimet edhe nenat tona.” Sot mund t’i drejtojmë vetëm lutje Zotit që të rikthehet rëndësia e kësaj feste në shoqërinë tonë.

Vallë, a ka rite speciale të cilat duhet të respektohen këtë ditë, e pyetëm priftin Antonij?

Respektimi i riteve nga bullgarët në disa raste dallohet nga kanuni i krishterë. Shkak për këtë paganizëm të përhapur është, se vite me radhë njerëzve nuk u lejohej të frekuentojnë kishën dhe të jetojnë sipas rregullave të fesë së krishtere. Çdo i krishteri këtë ditë shkon në kishë. Ata të cilët mbajnë kreshmë kungohen dhe kështu po përgatiten për Pashkën e Madhe. Atë ditë kisha lejon që në trapezën festive të ketë peshk."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD