Një tablo jashtëzakonisht e çmueshme me fat enigmatik doli nga harresa pothuajse një shekullore, duke provokuar te spektatorët befasi dhe ngazëllim. Ajo rikrijon një nga subjektet biblike më tërheqës për piktorët – Darka e Fundit e Krishtit me apostujt. Autor i saj është piktori bullgar me prejardhje çeke Ivan Mërkviçka.
Fati i kësaj kryevepre nuk është i qartë. Vite me radhë ajo ishte në harresë. Para 30 vitesh ajo hyri në koleksionin privat të galeristit dhe koleksionues Dimitër Inxhov. Ai bleu tablonë e cila ishte në një gjendje të keqe dhe ishte e domosdoshme që disa herë të restaurohet përderisa të merrte shkëlqimin fillestar. Koleksionuesi nuk dëshiron të thotë se si dhe në ç’rrethana e zbuloi veprën e piktorit Mërkviçka. Për herë të parë kjo tablo prezantohet në Galerinë e Kryeqytetit në rrugën “Shipka” 6. Aty Lidhja e Koleksionuesve prezanton vepra të mjeshtërve të vjetër bullgarë.
Nuk mund të jepet përgjigje kategorike, sepse kjo është proces i një studimi të thelluar dhe serioz. Mirëpo, në të vërtetë ka mundësi që ky të mos jetë Joani, por Marija Magdalena – shpjegon Dimitër Inxhov.
Përderisa të gjithë piktorët e rikrijojnë “Darkën e Fundit” horizontalisht mbi tablonë, Mërkviçka e krijon kompozimin e vet në mënyrë vertikale dhe piramidale. Kështu figurat janë më të ngjeshura më afër njëra tjetrës. Në këtë mënyrë ato nuk duken statike, por të gjalla dhe dinamike, plotë përjetime. Ndjenjat e apostujve të rikrijuar në tablo mund të zbulohen nga orientimi i kokëve, kufomave, duarve.
Mirëpo, koleksionuesi supozon, se ajo u pikturua që kur Mërkviçka ishte në Çeki parase të vijë në Bullgari në vitin 1881 për të kthyer për njërin prej themeluesve të pikturimit bullgar pas çlirimit. Një nga shpjegimet pse kjo tablo, e cila përbën një kryevepër të vërtetë, vite me radhë ishte i fshehur është, se Mërkviçka nuk deshi të hyjë në kundërshtim me disa prej kanuneve kishtare.
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..