Në moshën 30 vjeçare Ivan Donev ka gjetur veten e vet dhe bota e falënderon për këtë - në fillim të muajit shkurt ai fitoi “Oskar” për modë për dizajner më të mirë ndërkombëtar në Dekoratat e Modës në Çikago, në mesin e këtij muaj vari në jakën e xhaketës së tij “Gjilpërën e artë” për dizajner bullgar të vitit, kurse më 30 mars me një gala revy-spektakël do të mbyllë Sofia Fashion Week 2018.
Pavarësisht nga fakti se është rritur mes kaosit krijues në atelienë e nënës së tij, djali nga qyteti Rakovski ëndërronte të bëhej skenograf . Por ndihmësit e padukshëm qiellorë e takuan me një zonjë dinjitoze franceze dhe ai u gjend në Qytetit të Përjetshëm.
“Qesha koreograf i një revy të modës në Paris dhe në prapaskenë përpara ngjarjes pash një fustan të grisur - kujtohet për ditën e cila e ktheu krejtësisht jetën e tij Ivan Donevi. - Duhet të them se gjithmonë i shikoja fshehurazi fustanet përpara revyve - gjeta gjilpërë dhe pe dhe fillova të qep. Në këtë moment zonja erdhi, më pa me një vështrim të rreptë dhe më tha - ti je rrobaqepës apo.., unë i thash se jam koreograf, por se në shkollë kam mësuar për të qepur si të gjithë fëmijët. Ajo më vërente gjatë gjithë javës dhe ditën e fundit më dha një kartolinë me fjalët e shkruara me dorë: “Nga duart e tua lind art dhe ky art nuk duhet të jetë moda e të tjerëve, por moda jote, të cilën ta tregosh përpara botës.”
Zonja franceze e këshilloni po kështu të shkojë në akademinë më të mirë të modës në botë - ajo e Romës “Koefia” ”/L’Accademia Koefia/, ku të bëhet një dizajner i vërtetë.
“Koefia” është vendi, i cili më mëson para së gjithësh të jem një stilist i mirë, një rrobaqepës i mirë - vazhdon ai. - Por më tepër formon tek ti kulturën të jesh një dizajner, dhe jo thjesht të pikturosh dhe të mendosh se je shumë kreativ. Përveç kësaj në akademi je i rrethuar me profesorë, nga të cilët ti e mëson historinë, sepse ata vet kanë qenë protagonistë të saj.”
Në Romë Ivan Donevi u ndesh me shumë vështirësi dhe me momente dëshpërimi, për shkak të mungesës financiare dhe bile të urisë. Por, në momentin më kritik, në të cilin pothuajse ishte gati për të hequr dorë, fitoi nga lotaria shumën e nevojshme, që të mund të përfundojnte akademinë. Dhe ja që e kishte merituar, sepse lavdia erdhi akoma me projektin e tij të diplomës gjatë vitit 2012. Ai debutoi në Alta Moda në Romë dhe fitoi çmimin World of Fashion, që është një njohje e madhe. Pas kësaj erdhën pjesëmarrjet në të gjitha javët e modës nëpër botë, qindra revy të ndryshme, si dhe dekorata.
Marka ime e ruajtur është kurrizi i zbuluar - thotë për krijimtarinë e tij dizajneri. - Për mua kurrizi është një nga pjesët e trupit që është më i bukur, pjesa më sexy prej trupit të një gruaje, që në pjesën më të madhe të modeleve të mia e nënvizoj në bazë të një mënyre shumë fine dhe delikate. Përpara ca kohe në Itali bile kishte dalë një artikull me titull “Dizajneri i cili i zhvesh gratë në mënyrë elegante”. Dhe po, damat janë të veshura, por fustani është njëkohësisht shumë sexy, por jo vulgar.
Dizajneri krijon nga një koleksion në vit, sepse duhet kohë që të mund të punojë çdo një detaj –që nga zinxhiri deri tek kopsa. Për koleksionin e tij të fundit “Ura midis kulturave” në bardh e zi, të frymëzuar nga Muzeu i Artit Islamik në Doha” thotë se ai është krejtësisht një vepër e tij. Prandaj dhe me shumë guxim deklaron se tanimë nuk ndjek tendenca, por i krijon vet - si në koleksionin e tij të ardhshëm në ngjyrën e bardhë.
Sipas një klisheje, moda është pasqyra e të gjithë shoqërisë – thotë akoma Ivan Donev. - Dhe me të vërtetë, që të jesh dizajner, duhet të jesh diçka si Nostradamusi, me qenë se nevojitet të krijosh një produkt aktual për pas 1 viti kurse për këtë qëllim duhet të kuptosh se prej çfarë ka nevojë shoqëria. Prandaj është me një rëndësi të madhe të jesh midis njerëzve, që të mund të ndiesh nevojat dhe pritjet e tyre. Unë vetë jam i lumtur sepse - pavarësisht se jam dizajner vetëm prej 5 vjetëve, tanimë e mbaj këtë parandjenjë për një vit përpara.
Të shkosh në një shtet, në të cilin moda është një traditë, dhe të kesh sukses – kjo flet vetvetiu për talentin e njeriut. Prandaj dhe Ivan Donev gjithnjë e më shpesh qëndron pas katedrës akademike, që të mund tu jap stimul dhe kurajë të rinjve, të cilët tani duhet të ecin në rrugën e vështirë të jetës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..