Llazarica, dita e Llazarit, e shtuna e Llazarit – kështu e quajnë festën, e cila shënohet 8 ditë përpara Pashkës. Kisha shënon ringjalljen e Llazarit, kurse në kalendarin popullor kjo është koha e cila është e caktuar për paraqitjen e vajzave të reja në shoqëri. Rituali quhet LLazaruvane dhe është një nga traditat më të gjalla dhe me nuanca më të shumta, të ruajtura gjatë shekujve. Dikur vajzat llazarki janë mbledhur në shtëpinë e ndonjërës prej grave të fshatit, e cila di të këndojë këngët e ritit. Ato kanë mësuar këngët karakteristike, të cilat pas kësaj i kanë kënduar duke i vizituar shtëpitë. Ky ritual zhvillohet edhe sot e kësaj dite, pavarësish se është shumë i ndryshuar, por më shpesh - në një variant të “lehtësuar”.
“Ato vajza të cilat kanë dëshirë të jenë llazarki, mund të vijnë në vatrën e kulturës, që të marrin veshjet e duhura popullore dhe t'i mësojnë këngët” - në qoftë se shikoni në rrjetin social, me siguri do të lexoni njoftime të këtij lloji. I botojnë më shpesh veprimtarë të vatrave të kulturës, drejtuesit e grupeve amatore, mësues-entuziastë nga fshatrat dhe qytetet e ndryshme në vendin tonë, të cilët mundohen të ruajnë folklorin tonë, të ndezin entuziazmin e më të rinjve.
Llazaruvane - është një traditë e gjallë në fshatin Mirovjane, një prej lagjeve të Sofjes në kufijtë e Bashkisë së Kryeqytetit. Qyteza është e krijuar mbi fundin e një liqeni, i cili është gjendur dikur në fushën e Sofjes. Ndodhet rreth 10 kilometra larg kryeqytetit, kurse popullsia e tij është rreth 1350 veta. Mes banuesve më të rinj është Kristina Anastasova - 14 vjeçe. Ajo është nxënëse në Shkollën Kombëtare për Arte të Bukura “Ilija Petrov” në Sofje. Vajza na tregon se e do shumë vendin e saj të lindjes, kurse një nga vendet më të shkëlqyera aty është vatra e kulturës - për shkak të kësaj se merret me arte të ndryshme dhe mësimin e traditave popullore. Në sajë të mjeshtërive, të përvetësuara në një moshë më të re, ajo realizon dhe ëndrrën e saj të parë - është e pranuar në gjimnazin elitar dhe merret në mënyrë profesionale me art. Nuk shkëputet dhe nga jeta e vatrës së kulturës. Sivjet piktorja e re do të jetë llazarka për herë të gjashtë të radhës.
Marr pjesë në vatrën e kulturës akoma qëkurse isha 10 vjeçe. Aty merremi me gjëra interesante - pikturojmë, këndojmë, vëmë shfaqje teatrale, takohemi me fëmijë në moshën tonë. Në fisin tim nuk ka këngëtarë, por rreth të gjitha traditave ne përmendim dhe këndojmë të gjitha këngët karakteristike dhe kështu mësojmë mjaft. Sipas meje është një gjë shumë e mirë të respektohen traditat. Më pëlqen se në këtë mënyrë i bëjmë njerëzit e moshuar më të lumtur, duke ju rikujtuar kohën e tyre. Është gjë e mirë që të mos e ndërpresim këtë lidhje, të mos të shikojmë vetëm në të ardhmen, por kohë pas kohe të rikujtojmë dhe të kaluarën. Kur të marr pjesë në ndonjë nga traditat e lashta, e ndiej veten të dobishme, sepse në këtë mënyrë kontribuoj që fshati ynë të ketë tradita, të lulëzojë, kurse ne më të rinjtë të tregojmë, se nuk i harrojmë rrënjat tona.
Në vatrën e kulturës në fshat mësova për shumë festa - për Natën përpara Krishtlindjes dhe për Krishtlindjen, për festën e të Lidhurave të Djathit, Gjyshe Martën, për Shën Gjergjin. Por festa më e dashur për mua është Dita e Llazarit. Mblidhemi në mëngjes, të veshur në veshje popullore, nga dita e mëparshme kemi thurur kurore, me të cilat i zbukurojmë kokat tona. Fillimisht shkojmë në kishë, ku na lexojnë historinë për Llazarin. Pas kësaj ndahemi në dy grupe, shkojmë nëpër shtëpi dhe këndojmë. Njerëzit gëzohen shumë kur na shikojnë, na dhurojnë vezë, ëmbëlsira, nganjëherë dhe para. Të gjitha gjërat të cilat i kemi mbledhur, i lemë në një vend dhe shkojmë në lum. Aty heqim kurorat nga koka dhe i hedhim në ujë. Ajo vajzë, kurora e së cilës kalon e para nën urë, bëhet "kumica" (gruaja dasmën e së cilës e ka sponzsorizuar dikush) dhe duhet të ftojë të gjithë të tjerët në shtëpi. Aty ndajmë peshqeshet, këndojmë dhe dëfrejmë. Gjithmonë më mbetet një kujtim shumë i mirë dhe një përjetim i shkëlqyer. Të gjitha këto ja dedikojmë zonjës Vencisllava Poteva - ajo është bibliotekare në vatrën e kulturës. Znj. Poteva i mbledh fëmijët për festat, na jep veshjet popullore. Me të i mësojmë këngët. Në to këndohet për çdo një anëtar të familjes - vajza e vogël, vajza për tu martuar, beqari. Ato nuk janë të gjata, por janë urime për shëndet dhe bereqet. Ky është dhe kuptimi i festës - tu urojmë mirësi njerëzve.
Grupi folklorik akoma nuk ka incizime të këngëve të veta lidhur me traditën e llazarkave, por vajzat gjithmonë këndojnë këngët tradicionale dhe meloditë e krahinës së Shopëve. Kur është llazarkë, Kristina, si dhe shoqet e saj - llazarki shpesh janë me xhupa mbi veshjet popullore - në qoftë se bie shi ose është ftohtë. Nganjëherë janë me këpucë sportive - përsëri për shkak të kohës. Në ndonjë rast bile vajzat mund të venë mbi kokë kurora të thurura prej luleve artificiale, në qoftë se nuk gjejnë mjaft lule të gjalla në kopshtet përpara shtëpive. Por është me rëndësi se thelbi i ritualit është i ruajtur - në shtëpitë e njerëzve ka hyrë pjekuria dhe bukuria, kanë hyrë dhe urimet e mira.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..