Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti Maksim Vengerov herën e dytë do të dalë para publikut bullgar

БНР Новини
Maksim Vengerov dhe Najden Todorov
Foto: BTA

Violinisti i njohur rus Maksim Vengerov sonte hap edicionin e 18-të të Festivalit Muzikor Evropian. Bashkë me Filarmoninë e Sofjes ai do të ekzekutojë Koncert për Violinë dhe Orkestër nga Bramsi nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov. Krahas kësaj publiku do të dëgjojë edhe Simfoninë 1 të Bramsit.

Vepra, të cilën do të ekzekutoj, është një simfoni të vërtetë, sepse fillon me një hyrje të orkestrës, ndërsa violina vazhdon temën e nisur prej saj. Mezi në pjesën e tretë violina hyn në rolin e solistes – rrëfen violinisti Maksim Vengerov.




Që nga mosha 5-vjeçare Maksim Vengerov ëndërronte të bëhej muzikantë. Kur ishte 10-vjeçar fitoi Konkursin “Vijanjavski”, ndërsa pesë vjet më vonë “Karll Flesh”. Sot violinisti 44 vjeçar dal në skenë me orkestrat më të mëdha dhe shpesh mund të shihet edhe prapa pultit të dirigjentit. Si misioni i vet më i përgjegjshëm e pranon mësimdhënien në Kolegjin Mbretëror Muzikor në Londër. Është i bindur se vetëm një fjalë mund të paracaktojë të ardhmen e një muzikanti të ri, sepse e ka forcën ta frymëzojë ose ta shtypë. Pranon, se për zhvillimin si muzikant një rol të madh në jetën e tij luajti violonçelisti Mstisllav Rostropoviç – mësues, mentor dhe idhull i tij.

Pasi vite me radhë i binte violinës Maksim Vengerov zgjeroi interesat me violinën e barokut dhe violën. Ka bërë eksperimente edhe me violinë elektrike. Vet ati thekson, se megjithëqë është pjesë e botës akademike, shpesh e konsiderojnë “djalin e keq të violinës”. Pranon, se ka vepra të cilët qindra herë i ka ekzekutuar në skenë, por kur kthehet prapë te ta, zbulon diçka të re krejt e ndryshme. E shpjegon këtë me faktin se vet ai ndryshon me kalimin e viteve. Për të violina shpreh ndjenjat më të thella të shpirtit.

Në vitin 1997 Maksim Vengerov u bë muzikanti i parë ekzekutues të muzikës klasike, ambasador i UNICEF-it. Si i tillë ai i binte violinës para fëmijëve në Ugandë dhe para bashkësive të fiseve në Tajlandë, ku e priti një kor fëmijësh me zëra prej engjëjsh.

Në programin e Festivalit Muzikor Evropian parashikohen 13 veprimtari me muzikantë të njohur nga Italia, Spanja, SHBA-ja, Rusia. Më 25 prill tre koncert mjeshtër të dalluar bullgarë do të dalin në skenë – Albena Danaillova, Dimitër Ivanov, Simeon Simeonov. Më 11 prill Kuarteti “Dalija” nga Spanja do të ekzekutojë vepra të autorëve modernë spanjollë. Më 17 maj publiku do t’u kënaqet ekzekutimeve të violistit rus me famë botërore Juri Bashmet, ndërsa pianisti Georgi Çerkin do të mbyll festivalin më 15 qershor me aranzhime të veta të pjesëve të dashura në programin “Estrada e Verës”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD