Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka ardhur festa shumëngjyrëshe e Dafinave

Gëzuar festën!

БНР Новини

Një ditë pas festës kushtuar Llazarit dhe një javë përpara Pashkës është dita e Dafinave - një traditë pranverore kushtuar ringjalljes së natyrës dhe forcës së saj jetëdhënëse. Në kalendarin kishtar kjo festë i kushtohet hyrjes së Krishtit në Jerusalem, ku e presin me degë dafine dhe degë ulliri-disa ditë përpara se të kryqëzohet. Shënohet dhe nga ortodoksët, dhe nga katolikët dhe nga protestantët.

Снимка




Tek ne quhet akoma Vrëbnica, e Diela me Ngjyra. Sipas traditës në mëngjes shkohet në shërbesën festive kishtare, nga e cila njerëzit ikin me degë shelgu të bekuar, barbarozë dhe lule të tjera, të cilat i vendosin përpara ikonës së shtëpisë dhe mbi derën hyrëse të shtëpisë. Dikur e kanë ruajtur kurorën e bërë prej shelgu për shkak të besimit se ruan nga sëmundjet, nga marrja mësysh dhe fatkeqësitë natyrore. Gjatë periudhës së pranverës dhe të verës , kur ka ardhur stuhia, e kanë nxjerr këtë kurorë në oborr dhe kanë drejtuar vështrim përmes saj drejt reve sjellëse të breshërive, që të mund të spastrohet qielli. Ose kanë djegur një pjesë nga dega, që të mund të evitojnë rënien e shtrëngatës. Me një degë prej shelgu të marrë nga kisha në këtë ditë kanë nxjerrë bagëtinë për kullotën e parë pranverore, që të jenë të shëndetshëm dhe të kenë një pjellori të mirë.




Në Ditën e Dafinave gatuhen bukë të posaçme, të cilat janë pjesë nga ritet e vajzave. Gjatë kësaj dite kryhen rituale, të cilat përfundojnë traditën bullgare të quajtur Llazaruvane. Paradite vajzat mblidhen tek lumi më i afërt. Secila prej tyre mban në dorë kurorë të punuar prej shelgu, një tufë të vogël me lule ose një bukë të vogël, të quajtur kukull. Vajzat lëshojnë në lumë të ashtuquajturat “rekuizita të ritit” dhe shikojnë se cilës vajze kurora /tufa e luleve ose buka e vogël/ do të dalë e para në lumë. Pronarja bëhet "kumica" dhe nga ky moment gëzon një vëmendje të veçantë.

Снимка





Kreshmët e Mëdha nuk kanë përfunduar, por për shkak të rëndësisë së festës lejohet të hahet peshk. Tradita akoma nuk lejon vallet e mbyllura. Luhet vetëm vallja Buenec (Buenek, Bujanec) një valle e hapur dhe e stuhishme, e luajtur me këngë. Të njëjtin emër mban dhe vajza e cila është në krye të kësaj valleje. Ajo luan me hapa shumë të imëta në drejtim të djathtë.




Sot festa vazhdon të kremtohet nëpër të gjithë vendin. Degë shelgu dhe lule zbukurojnë shtëpitë dhe kishat e krishtere. Por, humori është më i mirë në shtëpitë e njerëzve të cilët festojnë ditën e emërit. Kurse ata me të vërtetë janë shumë - festojnë të gjithë të cilët mbajnë emra të luleve, shkurreve ose pemëve.

Përgatiti në shqip: Nataniella Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD