Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksploatimi i punëtorëve bullgarë në Gjermani dhe Itali është një praktikë frikësuese

БНР Новини
Foto: dw.com

Më se 200 000 janë bullgarët të cilën zgjodhën të punojnë në Gjermani. Mirëpo, si shtetas të huaj ata hasin vështirësi në adaptim dhe kanë mjaftë probleme. Disa prej tyre u shpallën në një konferencë për shtypin me temë “Bashkëpunimi transkufitar midis organizatave sindikale në Bullgari dhe Gjermani për parandalimin e eksploatimit të punës së shtetasve bullgarë që punojnë në BE”. Organizatorë ishin Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Bashkimi i Sindikatave Gjermanë. Sipas ekspertëve të të dy organizatave, përafërsisht 2 000 janë ata, puna e të cilëve është objekt i shfrytëzimit të paligjshëm.

Problemet kryesore që hasin bashkatdhetarët tanë në Gjermani kanë të bëjnë me mosperepsktimin e legjislacionit të punës, me vonesën ose me mos shlyerjen e pagave dhe punës jashtë orarit, me mospagimin e sigurimeve shëndetësore nga ana e punëdhënësve. Shumë bullgarë të cilët janë të mjekuar në spitale gjermane nuk kanë shlyer shpenzimet për mjekim, sepse nuk janë të siguruar. Prandaj spitalet janë të detyruar të paraqesin pretendime për ato mjete para Ambasadës Bullgare, e cila nuk është palë në marrëdhëniet mjek-pacient-arka shëndetësore. Tepër e vështirë është t’u jepet ndihmë humanitare shtetasve bullgarë në gjendje të rëndë sociale.

Një nga mashtrimet, që hasen shpesh, është se me anë të ndërmjetësit njerëzit do të gjejnë punë të sigurt dhe të paguar mirë jashtë shtetit. Të mashtruar nga kjo mundësi shumë prej tyre mbushen me shpresa të mëdha. Mirëpo, kur mbërrijnë në vendin përkatës zbulojnë, se janë të mashtruar. Jo rrallë ata mbeten edhe pa dokumente identifikimi, të cilët punëdhënësit i merr. Megjithëqë kanë kontratë sipas së cilës duhet të marrin rrogë të caktuar dhe shpërblim për orë suplementare të punës, situata reale del krejt e ndryshme. Kushtet në të cilat janë të detyruar të jetojnë dhe të punojnë gjithashtu nuk iu përgjigjen atyre të kontraktuara paraprakisht.

Valentina VasiljonovaZëvendës kryetarja e Federatës së Sindikatave të Bujqësisë pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Valentina Vasiljonova dha një sërë shembujsh për raste të tilla edhe në Itali, të cilat janë praktikë e zakonshme të punëdhënësve të cilët kërkojnë krah të lirë të punës.

Italia njihet me ndërmjetësit e saj në punësimin e punëtorëve në bujqësi. Më shpesh të punësuarit janë nga një grup i madh etnik, kryesisht migrantë nga Bullgaria, Rumania ose Afrika Veriore. Ata jetojnë në mënyrë të izoluar sepse nuk e dinë gjuhën. Prandaj nuk mund të gjejnë punë, përveçse nëpërmjet ndonjë ndërmjetësi i cili ka lidhje me punëdhënësit. Mirëpo, për t’u siguruar këtyre njerëzve punë, punëdhënësi zbret nga pagat e tyre për transportimin deri në objektin ku do të punojnë  të paktën 15 orë çdo ditë, duke shkelur kushtet e sigurta të punës. Pjesa dërmuese prej tyre jetojnë në kushte shumë të këqija – pa ujë, pa korrent, jashtë vendbanimeve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD
Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD