„Etydat e Sofjes” ritregojnë ngjarje, ndodhi dhe çaste interesante nga jeta e qytetit, njerëzve, kafshëve, shpendëve dhe ndërtesave në Sofje. Heroi mund të jetë bile qielli mbi kryeqytet.
Në fakt “Etydat e Sofjes” është një nga faqet më të vizituara të internetit, në të cilën çdo ditë shfaqen fotografi të reja. Autori i fotove është Ivan Shishiev. Që nga fillimi e bën këtë me shumë dashuri dhe imagjinatë. Tani, tri vjet më vonë, platforma e tij ka shumë adhurues dhe fiton popullaritet gjithnjë e më të madh, bile në rrethet e fotografëve profesionistë.
Kuadrot e Ivan Shishievit janë njëkohësisht reale dhe të çuditshme, nganjëherë u ngjajnë kartolinave, mbi të cilat është shkruar “Me dashuri nga Sofja”. Ekspozita më e re e fotografit joprofesionist është me titull “Historitë e qytetit”. Ajo i është kushtuar përvjetorit të 139-të të shpalljes së Sofjes kryeqytet dhe atij të tretë të krijimit të platformës “Etydat e Sofjes”.
Çelja zyrtare e ekspozitës është më 3 prill në një nga kopshtet e njohura të qendrës së qytetit (i njohur si Kopshti i Kristalit). Atje ajo do të mbetet deri më 10 prill dhe do të bëhet arsye për takime dhe bisedime ndërmjet njerëzve të brezave të ndryshme. 90 fotografi tregojnë Sofjen në epoka të ndryshme – nga vitet para se të bëhet kryeqytet deri më sot. Itinerari fotografik përfshin tërë qytetin – nga lagja Ljulin deri në lagjen Pançarevo. Kuadrot janë bërë në katër stinët e vitit.
„Për të gjitha tri vitet e projektit “Etydat e Sofjes” kjo është ekspozita e shtatë. Ajo e fundit është me fotografi të reja, shpjegoi Ivan Shishiev. Gjëja, me të cilën “Etydat e Sofjes” u bë i njohur, nuk është vetëm tregimi i fotografive. Me rëndësi është gjithashtu rrëfimi i historive të përfshira në to. Mund të tregosh se si ke ecur në sipërfaqen e akullt të liqeni, por akoma më interesante duket po ta tregosh këtë gjë përmes shikimit të peshkatarit të panjohur, i cili peshkon atje. Vendet e mia të fshehta janë çatitë e ndërtesave – atje, ku njerëzit kurrë nuk më vënë re. Në të vërtetë më pëlqen shumë të fotografoj nga çatitë dhe nuk përdor dron. Çdo herë përjetimi është i ndryshëm.
Nganjëherë njerëzit më ndihmojnë të ngjitem në çatitë, nganjëherë nuk pëlqejnë këtë që e bëj dhe duhet të kaloj pengesa të ndryshme – për shembull për të bërë fotografi nga çatitë e godinave, që akoma ndërtohen. Ka raste të tjera, kur dëshiroj të fotografoj fytyrat e njerëzve – atëherë gjithashtu mund të shfaqen pengesa të papritura. Për shembull njeriu, i cili është objekt i fotografisë mund të thotë se nuk e pëlqen foton dhe të dëshirojë ta fshij atë. Prandaj çdo një kuadër është një sfidë.“
Për tri vitet e platformës “Etydat e Sofjes” fotografitë e përfshirë në të janë më se 5 mijë. Ivan Shishiev fotografon edhe gjatë ditës, edhe gjatë natës, sepse vendet e tij më të preferuara duken në mënyrë krejt të ndryshme gjatë natës.
„Nganjëherë fotografoj peizazhe, nganjëherë theksi është mbi fytyrat e njerëzve. Mendoj se në Sofje njerëzit janë pjesë e peizazhit të përbashkët, ashtu siç janë edhe kafshët. Ne të gjithët jemi ndërlidhur në organizmin e qytetit. Për mua është interesante se si ndryshohen për shembull fytyrat e njerëzve gjatë stinëve të ndryshme. Zakonisht fytyrat më tërheqin gjatë pranverës dhe vjeshtës. Mund të thuhet se atëherë fytyrat “çelin”. Nuk janë të ngrysur, siç janë gjatë dimrit. Këto janë dhe sezonet, në të cilat më pëlqen më shumë të bëj fotografi.
Nuk kuptoj pse shumë fotografë pasi e bëjnë një foto, pastaj fshijnë elemente prej saj. Kështu ata nuk prezantojnë atmosferën e vërtetë të vendit, krijojnë një kuadër të përsosur, por kjo është në dëm të së vërtetës. Fotografitë më të mira sipas meje nuk janë ato, të cilat janë perfekte nga pikëpamja e kompozimit, por të cilat kontribuojnë për prezantimin e vërtetë të vendit – gjë që do të mbetet si një “kujtesë” e gjallë. Shpresoj se “Etydat e Sofjes” bëjnë pikërisht këtë për qytetin tonë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..