Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mjekimi pa kufij” i ndihmon bullgarët të mjekohen jashtë shtetit pa pagesë

БНР Новини

Organizata vullnetare “Mjekim pa kufij” ekziston vetëm prej 4 vjetëve, por tanimë u ka ndihmuar mbi 200 bullgarëve gjatë qëndrimit të tyre spitalor jashtë shtetit. Pavarësisht se është shumë pak e njohur, kjo është organizata më e madhe joqeveritare tek ne me përfaqësues në mbi 20 vende-kryesisht në Evropë, por po kështu në Brazili , Australi dhe Dubai.

Vullnetarët nga “Mjekimi pa kufij” më shpesh u ndihmojnë njerëzve në spital me përkthim, por po kështu i këshillojnë se si të lëvizin nëpër qytet, ku të qëndrojnë ata si dhe të afërmit e tyre etj. Përveç kësaj disponojnë një bazë të dhënash për spitalet më të mira, të specializuara në transplantimet, shërimin e kancerit dhe të sëmundjeve të tjera të rënda.

"Përkrahjen morale e konsiderojmë si një pjesë shumë të rëndësishme të punës sonë - thotë koordinatorja e organizatës Marta Antonova dhe sqaron se njohja e termave mjekësore nuk është e mjaftueshme që të mund të kujdesemi për njerëzit gjatë shërimit të tyre. Ne mendojmë se e kemi ndihmuar pacientin, në qoftë se ai e ka ndjenjën se madje në këtë skaj krejtësisht të panjohur të botës, ku ka ardhur për shkaqe të pakëndshme, ka njerëz, të cilët janë të gatshëm të qëndrojnë pranë tij dhe ta përkrahin."

Marta Antonova jeton në Gjermani ku mëson politologji dhe studion gjuhën angleze. Si koordinatore në “Mjekim pa kufij” përgjigjet për komunikimin fillestar midis vullnetarit dhe pacientit dhe tanimë ka 3 vjet punë vullnetare – të mjaftueshme, që të mund të orientohet shkëlqyeshëm në marrëdhëniet reciproke midis mjekut dhe pacientit.

"Deri tani nuk kemi pasur raste vrazhdësie ndaj pacientit, siç në spitalet bullgare. Qëndrimi ndaj të sëmurit gjithmonë ka qenë i kujdesshëm – është kategorike Marta Antonova. Kuptohet se nganjëherë mjekët nuk kanë kohë që të dëgjojnë të gjithë frikësimet dhe tu përgjigjen, derisa njeriu i sëmurë shpesh ka vështirësi të mund të pranojë diagnozën e vet. Kur shkon me pritjen, se do të jesh i shëruar dhe se do të të ndihmojnë, por del se, mjekët në shtetin e huaj nuk janë magjistarë, është shumë e vështirë. Atëherë shfaqet një tension në komunikim, sepse pacienti ka kërkesë, e cila thjesht nuk mund të kryhet. Por edhe në raste të tilla mjekët tregojnë një vëmendje të veçantë, durim dhe kujdes dhe kjo është gjëja e cila më mahniti."

Pjesa më e madhe e vullnetarëve të organizatës “Mjekim pa kufi” janë studentë në mjekësi ose në degë të tjera, dhe pavarësisht se sillen në mënyrë të përkushtuar ndaj misionit të tyre, jo gjithmonë mund të jenë 24 orë në dispozicion, më në veçanti kur pacientët janë në spital. Prandaj janë kujdesur që pacientët të kenë në dispozicion një fjalor bisedimor, me ndihmën e të cilit të komunikojnë me ekipin mjekësor.

"Ideja për fjalorët bisedimorë spitalor është e një nga vullnetarët tanë, me qenë se, duke punuar direkt me pacientë, ata më mirë shikojnë se çfarë është e domosdoshme – sqaron Marta Antonova. Atëherë filluam të mendohemi - mirë, ne ju përkthejmë në bisedat e rëndësishme me termat e ndërlikuara, por çfarë ndodh, kur njerëzit mbeten në spital dhe kanë nevojë të bisedojnë me infermieren se diçka i dhemb ose se duan një gotë me ujë? Dhe e kuptuam se do të jetë shumë e dobishme të ketë se që ku të lexojnë bullgarisht replikën e domosdoshme dhe t’ ja tregojnë personelit mjekësor, që të mund ai tu përgjigjet në të njëjtën mënyrë . Deri tani kemi fjalorë bisedimorë të përfunduar në gjermanisht , frëngjisht dhe italisht. Së shpejti do të jetë gati dhe ai rus, kurse në këtë moment po punojmë atë në gjuhën greke."

Njerëzit, të cilët kanë nevojë për një mjekim jashtë shtetit, mund të lidhen me vullnetarët në sajtin e tyre ose në faqen e tyre në Facebook, duke shkruar në Google “Mjekim pa kufij”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: lekuvam.se



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD