Simbolika e vezës ka ndryshuar gjatë shekujve të kaluar. Vezët më të vjetra të dekoruara të strucëve, të zbuluara në Afrikë, janë të moshës rreth 60 mijë vjet dhe i kanë përdorur për dhurata. Vezët e arta dhe ato të argjendta janë të pranishme në ritualet e varrimit të shumerëve dhe të egjiptianëve. Sipas besimeve pagane të popujve të ndryshëm veza është simbol i Universit, pjellorisë dhe ringjalljes pranverore. Të krishterët i konsiderojnë vezët e kuqe si simbol i Gjakut të Krishtit, kurse sot vezët e ngjyrosura janë një simbol i pazëvendësueshëm i festës së ndritshme të Pashkëve.
Vezët ngjyrosen herët në mëngjes të Enjten e Madhe ose të Shtunën e Madhe nga gruaja më e vjetër në shtëpi. Sipas traditës veza e parë duhet të jetë e kuqe.
“Veza e kuqe simbolizon pjellorinë dhe natyrën e ringjallur – na shpjegon etnologu Dimitër Vasilev nga Muzeu Historik Kombëtar. – Ajo është simboli kryesor, i cili nga njëra anë është lidhur me pjellorinë, kurse nga ana tjetër ka funksion magjik. Lëvozhgat e vezës së kuqe përdoren në shumë rituale: ato vendosen në derë, që të na ruajnë nga syri i lig. Futet gjithashtu në ujë, nga i cili duhet të pijë njeriu i sëmurë. Mund të vendoset edhe në govatën për kafshët, që t’i ruajë nga sëmundjet. Para mbjelljes së parë lëvozhgat e kuqe hidhen në arë. Veza e kuqe përdoret edhe për zbukurimin e Bukës së Pashkëve. Prandaj veza e kuqe është më e rëndësishmja, pas saj ngjyrosen vezët e tjera.”
Gjëja më specifike për vezët e pikturuara është se vizatohen me ndihmën e dyllit dhe të një instrumenti të posaçëm për pikturim me dyllë /stilolaps/. Zakonisht përdoren dy teknika. Sipas njërës teknikë veza ndahet paraprakisht me disa vija. Pas kësaj me ndihmën e stilolapsit dhe dyllit pikturohen ornamentet, veza futet në bojë dhe në fund dylli fshihet. Në këtë mënyrë veza është e ngjyrshme me motive të bardha. Veza mund të bojatiset dy herë – herën e parë me bojë të verdhë, kurse pas vendosjes së dyllit – me bojë të kuqe. Pasi dylli hiqet kemi vezë të kuqe me ornamente të verdha. Sipas teknikës tjetër veza mbetet e bardhë, ajo nuk ngjyroset. Me dyllin përvijohen vetëm konturat. Pas kësaj brenda ngjyrosen elemente të ndryshme. Për vezët e bardha përdoret një dyllë i posaçëm me ngjyrë të zezë dhe një teknikë specifike me pika të vogla. Ja se çfarë na tregoi etnologu Dimitër Vasilev:
“Një prej elementeve të detyrueshme zakonisht është kryqi i krishterë. Ka ornamente të detyrueshme bimore, kurse nga ato kafshore shpeshherë pikturohet pula, e cila është simboli klasik i paqes dhe i mirëqenies. Përveç kësaj në vezët shkruhen edhe emra, zakonisht këta janë emra fëmijësh, si dhe emri “Jisu Krishti – Shpëtimtari”.
Ka dhe diçka tjetër interesante:
“Pikturimi i vezëve nuk është traditë origjinale bullgare, në shumë vende sllave mund të shihen variante të ndryshme të kësaj tradite të krishterë – saktëson Dimitër Vasilev. – Mirëpo, ky është një zbukurim shumë i vjetër. Nuk mund të thuhet se kur është krijuar, por me siguri është zhvilluar në Bullgari gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII dhe gjatë tërë shekullit të XIX, kur vezët tashmë kanë pasur një funksion jo vetëm dekorativ.”
Gjatë 15-20 viteve të fundit vëzhgohet ringjallje e zakoneve të vjetra, si dhe e teknologjisë së pikturimit të vezëve. Gjithnjë e më shumë njerëz njihen me të dhe e praktikojnë. Këtu një rol kryesor luan interesi ndaj traditave, si dhe muzetë dhe institucionet e shumta, të cilat organizojnë punishte për “veza të pikturuara”. “Fëmijët duhet të mësohen ta respektojnë këtë traditë popullore” – është i bindur Dimitër Vasilev, prandaj çdo vit Muzeu Historik Kombëtar organizon një atelie, ku fëmijët kanë mundësi të zbukurojnë falas vezë sipas kësaj teknologjie të vjetër, si dhe të mësojnë më shumë për traditat dhe zakonet e Pashkëve nën udhëheqjen e specialistëve të muzeut dhe të mjeshtres së pikturimit të vezëve – doc. dr. Svetlla Rakshieva.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Desisllava Semkovska
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..