Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Krsaimir Uzunov: “Pas përfundimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më afër aderimit në Bashkim”

Foto: BGNES

"Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të ecin në një vijë të hollë, në të cilën të dyja palët do të vazhdojnë të demonstrojnë forcë” – prognozon në një intervistë për Radon Kombëtare Bullgare Krasimir Uzunov – drejtori dhe pronari i agjencisë informative “Fokus”. “Situata pak nga pak do të bëhet më e komplikuar dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve në regjion do të vazhdojnë të jenë nën ndikimin e marrëdhënieve ndërmjet Fuqive të Mëdha. “Situata në Ballkanin Perëndimor do të mbetet nevralgjike dhe deri më kur – askush nuk mund të thotë”, tha Uzunovi. Sipas tij nuk është e sigurt se Samiti i ardhshëm më 17 maj do të arrijë rezultate në sfondin e “Evropës së lodhur nga zgjerimet. Në fundin e Presidencës bullgare Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më afër aderimit në BE” – prognozon Uzunovi. Ndërkohë Presidenti Vuçiç komenton se nuk pret lajme të mira për Serbinë në këtë Samit.


Erdogani dhe Putini dhanë startin e centralit të parë atomik të Turqisë

Foto: BGNES

Presidentët e Turqisë dhe Rusisë Rexhep Erdogan dhe Vladimir Putin dhanë startin e ndërtimit të centralit të parë atomik turk – “Akkuyu”. Pritet se ai do të jetë gati për punë gjatë vitit 2023, kur Republika e Turqisë do të kremtojë përvjetorin e 100-të të krijimit të vet. Centrali do të ndërtohet nga kompania ruse “Rosatom” dhe do të ketë katër blloqe, secili me kapacitet 1200 MW. Ai do të kushtojë 20 mlrd. dollarë dhe do të sigurojë të paktën 10% prej nevojave për energji të Turqisë.


Një delegacion i BE-së do të shqyrtojë në Turqi liberalizimin e vizave

Foto: BGNES

Gjatë prillit një delegacion i BE-së do të vizitojë Ankaranë, për të diskutuar liberalizimin e vizave për shteteasit e Turqisë, informoi Agjencia Anadolia. Gjatë shkurtit Ankaraja i ka parashtruar para KE-së dokumentet e domosdoshme për udhëtimin pa vizë të qytetarëve turke në Hapësirën Shengen. Liberalizimi i regjimit të vizave ishte një nga kushtet, me të cilat BE-ja u pajtua gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për refugjatët gjatë marsit të vitit 2016.


KE-ja i ofron Greqisë 180 mln. euro për refugjatët

Foto: BGNES

Komisioni Evropian do të sigurojë 180 miliona euro për projekte, të lidhura me refugjatët në Greqi – për marrjen me qira të banesave, për nevoja personale etj. Deri tani BE-ja i ka ndihmuar 41 mijë refugjatë në Greqi të gjejnë banesa. Në përgjithësi Greqia ka marrë për migrantët 1,5 mlrd. euro nga buxheti i përbashkët i BE-së. Sipas Komisionit paratë në dorë mundësojnë  jetesën dinjitoze të refugjatëve dhe ekonominë vendase.


Kryeministri i Kosovës përkrah kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme

Foto: BGNES

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se është “pro” kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhje të parakohshme.  Ai tha se Aleanca e tij për Ardhmërinë e Kosovës do të japë votën e saj për zgjedhje të reja, në se me këtë bien dakord edhe partitë e tjera nga koalicioni qeverisës dhe nga opozita. LDK-ja bën thirrje për zgjedhje të parakohshme për shkak të “krizës së thellë politike” pas ngjarjeve, të lidhura me politikanin serb Marko Gjuriq në Mitrovicë dhe me deportimin e gjashtë gulenistëve në Turqi.


Sllovenia kërkon 5000 nëpunës për sektorin e turizmit

Foto: slovenia.info

Edhe sivjet Sllovenia pret shtim në numrin e turistëve, por nëpunësit në sektor nuk janë të mjaftueshëm. Ka nevojë për 5000 punëtorë – kuzhinierë, bankierë, etj., të cilët do të kërkohen në shtetet fqinje. Për vitin e katërt me radhë turizmi në Slloveni shënon rritje. Vitin e kaluar shteti u vizitua nga 4,7 miliona turistë. Punëtorët janë mbingarkuar, por janë edhe të pakënaqur me pagat jo të mira në sektor.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD