Bosilegrad shtrihet në kufirin midis Bullgarisë dhe Serbisë. Popullsia është kryesisht bullgare dhe edhe më sot ruan traditat, ndërgjegjen dhe gjuhën amtare. Vite me radhë këtu mblidhen fëmijë bullgarë për festat e Pashkës së Madhe. Festivali i sivjetshëm i XXV Ndërkombëtar i Fëmijëve kushtuar festës priti 800 fëmijë nga gjashtë shtete. Ata prezantojnë krijimtarinë e tyre, përfshihen në garat e ndryshme dhe në programet kulturore të organizuara në kuadrin e veprimtarisë. Me kalimin e viteve festivali u kthye në një nga veprimtaritë e rëndësishme për ruajtjen e vlerave dhe traditave bullgare në ditën e sotme. Një nga aktivitetet është konkurrimi për ngjyrosjen e vezës më të mirë. Programi i festivalit, që mbahet nga 2 deri më 9 prill përfshin ekspozita, koncerte, punishte, shfaqje teatrore.
Aleksandër Dimitrov është njeri prej organizatorëve të veprimtarisë, që nga themelimi i saj.
“Kaluan 25 vjet që kur organizuam festivalin e parë. Kjo nuk është pak, sepse filluam nga zeroja. Edhe nuk menduam, se kjo veprimtari do të zhvillohet dhe do të zmadhohet aq shumë. Për edicionin jubilar ftuam fëmijë nga 10 shtete, por arritën të vijnë vetëm nga 6. Ka përfaqësues të Rumanisë, Moldavisë, Hungarisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Kështu që Pashkën e Madhe sivjet në Bosilegrad do të festojnë nja 700-800 fëmijë. Edicionin e parë të këtij festivali e organizuam në vitin 1994 si një konkurrim midis fëmijëve të qytetit tonë për thyerjen e vezëve të Pashkës. Megjithëqë nuk u bënë të gjithë fitues, atmosfera ishte argëtuese, festive dhe gazmore. Vendosëm që vitin tjetër prapë të organizojnë një veprimtari të ngjashme dhe kështu filloi gjithçka. Vit pas viti pasuruam aktivitetet dhe veprimtaritë. Zbuluam se një festival i tillë ka një potencial të madh dhe se duhet ta zgjerojmë. Gjetëm donatorë kryesisht nga Bullgaria. Kështu filluam nga asgjë dhe arritëm deri te Parlamenti Evropian. Para pak kohe, më 28 shkurt, aty rregulluam një ekspozitë “Bosilegradi para dhe tani” duke vërë theksin mbi Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve kushtuar Pashkës. Në kuadrin e Programit të Komisionit Evropian “Evropa për festivale, festivale për Evropë”, para dy vitesh na dalluan për ruajtjen e traditave dhe zakoneve, për dashuri dhe tolerancë. Festivali në Bosilegrad u radhit ndër festivalet më të mira evropiane dhe tani jemi pjesë e Bashkisë Evropiane të Festivaleve. E gjithë kjo tregon, se puna që bëjmë nuk është kot.”
Ditën e Pashkës do të jetë gara me vezët. Çfarë do të përfshijë programi i ditës festive na tregon Aleksandër Dimitrov:
“Si çdo vit edhe tani do të përpiqemi që programi festiv të jetë interesant. Posaçërisht për jubileun ditën e Pashkës do të ketë disa shfaqje teatrore. Do të prezantohen “Mallo Teatro” nga Hungaria, “Sëllza dhe smjah” (“Lot dhe gaz”) nga Bullgaria. Aktiviteti m interesant do të jetë koncerti i Ansamblit “Bëllgare” me shfaqjen “Çudia e Tetë”. Të shtunën e Madhe organizojmë një ekskursion të fëmijëve deri te Manastirin Rillski. Vitin e 12-të me radhë e frekuentojmë këtë vend të shenjtë bullgar. Pas kësaj kthehemi në Bosilegrad për garën me vezën e Pashkës. Parashikojmë edhe një koncert tjetër me muzikë më dinamike dhe valle moderne. Edicioni jubilar i festivalit përputhet me Presidencën e parë Bullgare të Këshillit të BE-së, motoja e së cilës është “Bashkimi e bënë forcën”. E tillë është edhe misioni i Festivalit Fëmijëror i Pashkës në Bosilegrad, i cili prej vitesh dërgon mesazhe për dashuri, mirëkuptim, bashkëjetesë në një botë më të mirë pa kufi dhe paragjykime, një botë – plotë shpresë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..