Çdo familje rruan të paktën nga një recetë për përzierje “magjike” bimësh, të cilën e kanë përdorur akoma stërgjyshat. Por ka edhe njerëz, të cilët kanë dije të sistemuara, të cilat i plotësojnë dhe pasurojnë mënyrat bashkëkohore të shërimit. Ka edhe raste, në të cilat bimët mjekësore janë zgjidhja e vetme për ndonjë sëmundje të rëndë apo gjendje të komplikuar.
Ljuben Penkov tregon se është herbalist i brezit të tretë. Recetat shëruese ai i ka trashëguar nga gjysha dhe gjyshi i bashkëshortes së tij dhe tashmë katër vite me radhë ai i përdor ato në dyqanin e tij të bimëve mjekësore.
“Tërë dijen për bimët mjekësore e kemi trashëguar nga gjysha dhe gjyshi i bashkëshortes sime, të cilët e kanë praktikuar këtë “zanat”. Pas tyre të njëjtën e bënin prindërit e saj, tani është radha jonë – tregoi Ljuben Penkov. – Këto janë dije, të lidhur me vendet për mbledhjen e bimëve, si dhe për kohën e përshtatshme për mbledhjen e tyre, për tharjen, ruajtjen dhe përgatitjen. Bëhet fjalë për tërë procesin – nga pylli deri në paketimin. Ka shumë gjëra specifike – për shembull në se një bimë nuk mblidhet në mënyrë të drejtë, pastaj me të nuk mund të punohet. Ose në se ajo nuk mblidhet siç duhet, vitin tjetër në të njëjtin vend nuk do të ketë bimë të tilla. Në shikim të parë gjërat nuk duken të komplikuara, por shpesh nuk është kështu – ka nevojë për shumë punë dhe kujdes të posaçëm. Dhe vetëm atëherë produktet janë me cilësinë e duhur.”
Të gjitha bimët që ofrohen në dyqanin e Ljubenit janë të egra – nga mali Stara Pllanina, nga rajoni i qytetit Sliven (Bullgari Juglindore). Me vetëm një përjashtim – livanda. Por sasitë e livandës të prodhuar nga ai nuk mund të mbulojnë porosi të mëdha, ai e mbjell atë vetëm për nevojat e dyqanit. Çdo vit herbalisti përpunon disa tonë prej bimëve mjekësore. Nga çdo lloji ai mbledh nga 200 kilogramë, me të cilat pastaj përgatit përzierje të ndryshme – në varësi nga sëmundja konkrete. Pothuaj 90 janë përzierjet e ndryshme për shërimin e kollës, podagrës, diabetit, sinusitit, problemeve me veshkat, me prostatën, me mëlçinë, me gjëndrën e tiroides e kështu me radhë. Mund t’i gjeni ato në dyqanin e tij për bimë mjekësore dhe në atë në internet. Ljuben Penkov nuk i ndryshon recetat e vjetra, sepse sipas tij ato kanë provuar efikasitetin e tyre.
“Në disa raste, para se t’i pini bimët, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj – posaçërisht në rastet kur sëmundja është në një etapë më të vonë – këshillon herbalisti. Për fat të mirë gjithnjë e më shumë mjekë rekomandojnë përdorimin e bimëve mjekësore – kjo është një tendencë e re, sepse para dhjetë vitesh për shembull shërimi me bimë nuk ishte aq i përhapur ndër ta. Unë jam anëtar i Asociacionit Kombëtar të Herbalistëve në Bullgari, ku shkëmbej përvojë me kolegët e mi – ata gjithashtu komentojnë se gjithnjë e më shumë mjekë përdorin bimët në praktikën e tyre. Nga na tjetër vetë pacientët preferojnë produktet tona, sepse ato nuk dëmtojnë organizmin dhe efekti shërues është i butë dhe i mirë.”
Para se të grumbullonte mjaft përvojë dhe dije, Ljuben Penkovi bashkë me bashkëshorten e tij “përvetësonte” zanatin nga hebralistët e vjetër. Para katër vitesh filloi ndërmarrjen e tij me hapjen e dyqanit. Vitin e kaluar ai frekuentonte një kurs gjashtë-mujor në fushën e biznesit dhe fitoi çmimin e tertë në konkursin e fondacionit “Trust për alternativë sociale” për ide inovative. Me dekoratën prej pesë mijë levash ai bleu një sipërfaqe, ku do të ndërtojë një repart për përpunimin e bimëve, i cili do të ndihmojë dhe do të zgjerojë punën e tij. Tani për tani nuk përdor ndihmë financiare nga jashtë, por mendon për përpunimin e një projekti për subvencionim evropian me qëllim zgjerimin e biznesit të tij.
Dhe sepse tani jemi në fillim të pranverës ja disa këshilla nga specialisti kundër ndjenjës së lodhjes dhe dobësisë, karakteristik për këtë kohë të vitit:
“Shtogu (Sambukus Nigra) është shumë i përshtatshëm kundër lodhjes pranverore dhe në të njëjtën kohë përforcon imunitetin dhe metabolizmin – këshillon Ljuben Penkovi. Përveç kësaj hidhra është shumë e përshtatshme për këtë stinë. Mund të përdorni dhe gokshurën (Tribulus Terrestris).”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..