Një selfi me Mona Lizën është hiti ndër turistët botërorë, të cilët vizitojnë muzeun Luver të Parisit dhe magjepsen nga buzëqeshja enigmatike e kryeveprës së Leonardos. Para disa dekadash reaksionet ishin thjesht një shikim më i thelluar, por sot mania për selfi me kryeveprën e piktorit të madh po përhapet gjithnjë e më shumë. Fotografi Nikolla Mihov, i cili banon dhe punon në Sofje dhe Paris, i ka kushtuar 4 vjet prej punës së vet kësaj manie.
“Turistët po bëhen gjithnjë e më të ekzaltuar, ndryshon pamja e tyre – evropianë, amerikanë dhe kohët e fundit – aziatikë, gjë që ndoshta është një pasqyrim i kontekstit ekonomik. Për këtë projekt po frymëzohem nga estetika e kuadrove të turistëve. Në çdo një prej fotografive mund të shihen pjesë këmbe, dore, veshi dhe kjo është pjesë e atmosferës së tërësishme” – thotë fotografi Nikolla Mihov.
Ekspozita “Liza ime” mund të shihet deri më 2 maj në galerinë Synthesis në Sofje.
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..