The Art Newspaper shpalli ekspozitën e Institutit Arkeologjik Kombëtare me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave “Ari i parë. Ada tepe: miniera më e lashtë e arit”, ekspozitën më të vizituar me tematikë antike gjatë vitit 2017. Klasifikimi është bërë në bazë të numrit të vizitave në ditë.
Ekspozita me artefakte bullgare, e cila ndjek zhvillimin e metalurgjisë gjatë epokës së bronzit, përpunimin e sendeve prej arit dhe bronzit dhe vendin e tyre në jetën e njerëzve, të cilët kanë jetuar në trojet bullgare, përfshin 333 zbulime të ndryshme – zbukurime dhe enë të arta, sende të bronzta, armë etj.
Ajo u hap për vizituesit e Muzeut të Historisë së Artit /KunsthistorischesMuseum/ në Vjenë në periudhën 7 mars – 25 qershor 2017 dhe tërhoqi 213 553 vizitues. Me ekspozitën bullgare Muzeu për Historinë e Artit në Vjenë doli përpara muzeve prestigjioze si British Museum, Palazzo della Gran Guardia, Neues Museum etj.
Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..
Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..
Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..