Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e Vollgës – porta mesjetare midis Lindjes dhe Perëndimit

БНР Новини

Pas shpërbërjes së Bullgarisë së Vjetër të Madhërishme të khanit Kubrat, biri i tij i dytë Kotrag nisi në veri në krye të fisit protobullgar kotargi. Ata u vendosën përgjatë rrjedhjes së lumit Sredna Vollga dhe te viti 660 formuan Bullgarinë e Vollgës. Gjurmët e historisë së saj sot ruhen dhe studiohen në Rezervatin Historik Arkitekturor Muzeor Bullgar në Tatarstan.

Снимка

Konsiderohet, se Kotrag (ose Kodrag) është një figurë legjendare. Për të përmendet në mënyrë të tërthortë në kronikat bizantine, por tani për tani burime të besueshme të shkruara për ekzistencën e tij nuk janë të zbuluara”, tregon zëvendës drejtori i muzeut Andrej Fas’hutdinov.Rajoni, të cilin e zgjodhën bullgarët ishte shumë i përshtatshëm për komunikacionet në sajë të lumenjve të mëdha dhe rrugëve tregtare, që kaluan përmes tij. U krijuan qendra të mëdha ekonomike, kulturore dhe politike dhe u formua një portë origjinale midis Lindjes dhe Perëndimit. Ndryshe nga Bullgaria e Danubit, e cila në vitin 864 pranoi fenë e krishtere, në Bullgarinë e Vollgës në vitin 922 te hani Allmush për fe zyrtare u shpall islami.

Xhamia kryesore, shekulli XIII

Megjithëkëtë një pjesë prej popullsisë i mbeti besnik besimet pagane, ndërsa të tjerë u bënë të krishterë. Për pranimin e islamit një rol të madh  luajtën lidhjet aktive ekonomike dhe kulturore me Azinë e Mesme, në të cilën ishte e përhapur feja myslimane. Supozohet, se bullgarët e parë të cilët e pranuan islamin ishin tregtarë dhe udhëtarë. Më vonë islami u përhap ndër fiset e ndryshme. Kjo ndikoi edhe mbi shkrimin e përdorur nga bullgarët e Vollgës, tregon Adnrej Fas’hutdinov

Minarja e vogël dhe Pallati i Kuq

Para pranimit të festë islamike ata përdorën shkrimin runik. Në muze ruhen sende me rune, më shpesh shkronja të veçanta të alfabetit runik. Deri në shekujt XII-XIII ato u shfrytëzuan si shenje të zanatçinjve  ose të fiseve. Pas pranimit të islamit u përhap shkrimi mbi bazën e alfabetit arab, i cili shfrytëzohej deri në vitet 20-të të shekullit XX, domethënë deri në ardhjen në pushtet të bolshevikëve.”

Xhamia e bardhë

Bullgarët e Vollgës janë populli i vetëm, i cili iu dha rezistencë vendimtare mongolëve gjatë betejës së njohur të deshve në vitin 1223. Lidhur me këtë bashkëbiseduesi shpjegon:

“Bullgarët e Vollgës dalin në Vollgë” – piktor J. B. Visogorski

Kjo betejë midis bullgarëve dhe ushtrisë mongole u zhvillua në rajonin Samarska Lluka përgjatë rrjedhjes së lumit Vollga. Pasi mësuan për sulmin e planifikuar të mongolëve, me ardhjen e tyre bullgarët imituan tërheqje, duke e vënë armikun në një kurth të përgatitur paraprakisht. Nëpërmjet kësaj dinakërie ushtarake bullgarët goditën mongolët të cilët u shpëtuan duke ikur me vrap. Shumica prej mongolëve u morën rob lufte. Pas përfundimit të betejës bullgarët shkëmbyen mongolët e robëruar për desh, gjë që për ushtrinë mongole ishte një turp i madh. Pikërisht ky luftim mbeti në histori si “Beteja e deshve”.

Muzeu i Qytetërimit Bullgar në Bollgar ruan Kuranin më të madh të shtypur në botë me peshë 500 kilogram dhe përmasa 2 metra më 1.5 metra (të mbyllur)

Lulëzimi më i madh Bullgaria e Vollgës shënoi në shekullin XII dhe gjysmën e parë të shekullit XIII deri në vitin 1236, kur u pushtua nga ushtria mongole:

Bullgarët e Vollgës ishin tregtarë të mirë. Ata tregtuan me shumë vende, duke arritur deri te Kina. Ata arritën deri te Siberia, nga ku mbanin lëkurë të çmueshme, eshtra të fosilizuara dhe stërdhëmbë të mamutëve, të cilët i shitën në tregjet e Bollgarit, Evropës dhe Azisë. Ata arritën deri te Deti i Bardh i Oqeanit Verior të Akullt, nga ku bliheshin lëkura dhe stërdhëmbë të lopëve të detit. Krahas kësaj zhvilluan prodhim artizanal të teknologjisë së lartë për konsumim të brendshëm dhe për eksport. Në shekullin XIV pikërisht në ato troje u zhvillua edhe prodhimi i gizës, përderisa në Evropën Lindore ky zanat u përhap mezi në shekullin XVI. Arkeologët zbuluan punishte me furra për shkrirjen e gizës në të cilat temperatura e punës arrinte deri në 1000 e më shumë gradë. Bullgarët punuan artikuj të mrekullueshëm bizhuterie. Teknologjitë e tyre të moçme edhe më sot shfrytëzohen nga tatarët. Te ta ishte i zhvilluar edhe prodhimi i qelqit. Krahas kësaj bullgarët ishin ushtarë trim. Disponuan një ushtri të fuqishme, bazuar mbi kalorësit. Këmbësoria e armatosur rëndë luante rol ndihmës.”

Снимка

Shumë i lartë ishte niveli i kulturës shpirtërore, i shkencës dhe i arsimit të bullgarëve të Vollgës, thekson Andrej Fas’hutdinov dhe vazhdon:

Në Bullgarinë e Vollgës shkrimi ishte i përhapur gjerësisht, gjë për të cilën ndihmonte edhe sistemi i mësimdhënies. Si djemtë, ashtu edhe vajzat që nga mosha më e re mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë në shkollat që ekzistuan pranë xhamive. Si rezultat një përqindja e lartë e popullsisë ishte i shkolluar. Islami detyronte që të mësohet gjuha arabe. Por njerëzit me arsim më të lartë mësuan edhe gjuhët e tjera lindore. Konsiderohej, se njeriu i arsimuar në Bollgar duhet të zotëronte disa gjuhë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: bolgar.info


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD