Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani bullgare do të konkurrojë për çmimin 1 mln.euro për biznese me kauzë

БНР Новини
Foto: capital.bg

Kompania “start-up” NASEKOMO, e cila po përpunon teknologjinë e vet për transformimin e mbetjeve organike në një burim alternativ të proteinave, duke përdorur larvat e mizave të zeza, do të prezantojë shtetin tonë në finalin e konkursit për biznese me kauzë “Chivas Venture 2018”. Kompania është fituesi bullgar në konkursin për veprimtari në favor të shoqërisë dhe gjatë majit në Amsterdam do të konkurrojë për një pjesë nga fondi i dekorimit, i cili është 1 mln. dollarë.

Ndërmarrësit Ollga dhe Ksavie Marsenak në vazhdim të shumë viteve zhvillojnë industrinë “outsourcing” tek ne, por vitin e kaluar morën vendim për të ndryshuar sektorin e veprimtarisë duke kërkuar një biznes me dobi më të lartë për shoqërinë. Duke studiuar mundësitë për këtë, ata arrijnë tek idenë për një fushë krejtësisht të re, të lidhur me insektet – larvat e mizës së zezë janë shumë të pasura me proteina dhe pas përpunimit të përshtatshëm mund të përdoren si ushqim në blegtori, në mënyrë që të kompensohet pakësimi i resurseve ushqimore në bujqësi.

Снимка

Sipas Olga Marsenak kompania NASEKOMO, e cila është e para në Evropën Lindore e këtij lloji, do të punojë për zgjidhjen e dy problemeve:

I pari është lidhur me sasinë në rritje të mbetjeve organike, të cilat në se zbërthehen në vetë, çlirojnë sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit – tregon afaristja. Problemi tjetër është lidhur me domosdoshmërinë për burime të reja të proteinave për ushqimin e popullsisë në rritje të planetit tonë. Në themelin e idesë sonë është fakti se larvat e mizës së zezë zhvillohen shumë shpejt dhe për këtë zhvillim kanë nevojë për mbetje organike – frute dhe perime të kalbura apo për mbetjet e industrisë së prodhimit të birrës. Cikli, brenda të cilit zhvillohen larvat duke shtuar 7 mijë herë madhësinë e tyre fillestare, zgjat rreth tri javësh dhe pas tij ato përmbajnë shumë proteina. Pastaj proteinat mund të përpunohen dhe të përdoren në blegtori dhe më saktësisht – në industrinë e peshkimit.

Mizat e zeza do të rriten në ferma, në të cilat temperatura dhe lagështia do të jenë pak më të larta, sesa janë ato karakteristiket për gjerësitë tona gjeografike. Ideja është që në një uzinë të shumëzohen mizat, pastaj vezët e tyre të transportohen në fermat, ku do të zhvillohen larvat. Në kompani shpresojnë se deri në vitin tjetër do të jetë gati fabrika e parë – kjo do të bëhet relativisht lehtë, në se ata fitojnë dekoratën e konkursit për afaristë me kauza sociale në Amsterdam.

Снимка

Në se fitojmë, financimi do të na ndihmojë të kalojmë etapën fillestare dhe të arrijmë tek automatizimi dhe robotizimi i procesit të prodhimit – tha Ollga Marsenak. – Por në se nuk fitojmë, do të vazhdojmë të kërkojmë financim në mënyra të tjera. Aktualisht në BE përdorimi i proteinës alternative të insekteve është lejuar vetëm në industrinë e peshkimit, por kjo do të bëhet edhe për sektorë të tjerë, siç është rritja e shpendëve. Deri atëherë ne do të përqendrohemi mbi fermat e peshqve – ata janë klientët tanë të parë potencialë. Dhe sepse ato tashmë tregojnë interes, po diskutojmë projekte pilote për ofrimin e prodhimit tonë në mënyrë që klientët tonë ta provojnë dhe të analizojnë ndikimin e larvave mbi peshqit e tyre.”

NASEKOMO do të zhvillohet si një kompani me kauzë sociale.

Projekti ynë ka efekt social edhe nga pikëpamja e mjedisit – shpjegoi Ollga Marsenak. Nga njëra anë, ne do të kontribuojmë për reduktimin e mbetjeve organike dhe të emetimeve të tyre toksike prej dyoksidit të karbonit dhe metanit në atmosferë. Nga ana tjetër – do të ofrojmë një alternativë të proteinës së deritanishme – për shembull në industrinë e peshkimit burimi i saj janë peshqit e egër. Kështu do të reduktojmë shfrytëzimin e tyre për ushqimin e popullatave të rritur në rezervuare dhe do të ndihmojmë për stabilizimin e ekosistemeve të peshqve.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD