Nga 19 deri më 21 prill të këtij viti qyteti Veliko Tërnovo është organizator i ekspozitës ndërkombëtare për turizëm kulturor. Edicioni i sivjetshëm i 15-të i kësaj veprimtarie tradicionale për këtë vendbanim, do të mbahet në Pallatin e Kulturës dhe të Sportit “Vasill Levski”. Pjesëmarrjen e tyre ripohuan më se 60 vende.
Më shumë hollësi për aktivitetin e sivjetshëm mësojmë nga shefi i Agjencisë Bashkiake të Turizmit “Carevgrad Tërnovo” Borisllav Jordanov:
“Sivjet theksi është mbi vendet e të Katërshes së Vishegradit – Çekinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakin. Presim pjesëmarrës nga Brazili, Afrika e Jugut, Azerbajxhani, Palestina, Qendra Kulturore Kineze, si dhe bashki të ndryshme bullgare. Pjesëmarrësit do të disponojnë edhe një skenë të hapur para sallës. Ftuam bashkitë të prezantojnë atraksione të rëndësishme turistike për rajonet e tyre kështu që të arrijnë deri te njerëzit në mënyrë më të kollajshme. Shpresojmë në këtë mënyrë të ndihmojnë turizmin e brendshëm, i cili ka rëndësi të madhe për çdo vend. Ekspozita do të hapet nga Ansambli “Bëllgarçe” nga qyteti Varna, i cili sivjet shënon jubileun 50-vjeçar. Mik special i ekspozitës do të jetë Ansambli Folklorik Hungarez “Hirjosh Agora” themeluar në vitin 1976. Ai përbëhet nga 11 formacione në të cilat bëjnë pjesë afro 270 veta. Ata popullarizojnë vallet dhe traditat hungareze dhe të vendeve dhe popujve të tjerë nga Karpatet.”
Në kuadrin e forumit Ministria e Turizmit do të organizojë një diskutim kushtuar turizmit kulturor. Akademia Bullgare e Shkencave do të mbajë një konferencë në të cilën do të diskutohen mundësitë për digjitalizim dhe prezantim të trashëgimisë kulturore jomateriale. Më 21 prill, ekspozita do të mbyllet me dekorimin e fituesve të edicionit të VI-të të Konkursit Ndërkombëtar “Lexo dhe udhëto”. Pjesëmarrësit në të konkurrohen për vendet e para në pesë kategori – veprimtari më origjinale për vitin 2017 lidhur me turizmin kulturor, botimet më interesante turistike, sajtin më të mirë, pllakatet më të mira, reportazhe dhe botime më interesante lidhura me prezantimin e itinerareve turistike dhe produkteve gjatë ekspozitës.
Përsa iu përket shpresave për stinën turistike në kryeqytetin e lashtë bullgar, zoti Jordanov tha, se që para pak kohe në qytet erdhën turistët e parë të huaj për këtë vit – disa grupe amerikanësh, të cilët e frekuentojnë qytetin tradicionalisht në fillim dhe në përfundim të sezonit turistik, pra në mars dhe në shtator. Që nga vjeshta e vitit të kaluar çdo turist mund të vizitojë edhe parkun me makete të zvogëluara të monumenteve historike nga mbarë Bullgaria. Tani për tani ato janë 80, por me kalimin e kohës shumëzohen. Të grumbulluar në një vend ato përmendore magjepsin turistët dhe nga ndonjëherë ata vendosin t’ia shikojnë në përmasat e tyre reale dhe vazhdojnë udhëtimin nëpër Bullgarinë.
Në fund të bisedës shefi i Agjencisë Bashkiake të Turizmit “Carevgrad Tërnovo” Borisllav Jordanov nuk harron të përmendë, se gjatë korrikut admiruesit e artit operistik do të kenë mundësi të frekuentojnë Festivalin emblematik “Skena e Shekujve”, dekor i të cilit është kështjella e ngritur mbi kodrinën Carevec. Ata do të kenë mundësi të dëgjojnë opera si “Madam Bëterfllaj” nga Xhakomo Puçini, “Aida” nga Xhuzepe Verdi, mjuzikëllin “Zoro” sipas muzikës së grupit të njohur “Xhipsi Kings”, opereta “Lud Gidija” nga Parashkev Haxhievi etj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi..