Mjekët e lashtë e zbutën dhembjen nga bisturia me madërgona, iu mbështeteshin hyjnive dhe besuan në forcën e bimëve. Pasardhësit e tyre edhe më sot iu bazohen diturive të tyre ataviste. Sëmundjet, prej të cilëve vuanin njerëzit gjatë shekujve nuk dallohen nga ato nga të cilat sëmuren njerëzit e sotëm, vetëm shërimi i tyre dallohej në varësi të shkallës së zhvillimit shoqëror. Prej çfarë sëmureshin njerëzit të cilët e populluan trojet tona, çfarë ishin ilaçet e tyre dhe çfarë metoda të shërimit shfrytëzuan mjekët – për të gjitha këto tregon ekspozita “Sëmundje dhe mjekim gjatë shekujve” rregulluar në Muzeun Kombëtar Antropologjik. Nismëtarë të saj janë Instituti i Morfologjisë Eksperimentale, Patologjisë dhe Antropologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Muzeu Regjional Historik – Shumen.
“Për praktika mjekësore mund të flitet që nga neoliti – tregon doktorja Marija Hristova nga Akademia Bullgare e Shkencave. – Për to dëshmojnë traumat dhe si njerëzit i mjekuan. Që në atë epokë të hershme bëheshin prova të mjekohen parodontoza dhe probleme të tjera të zgavrës së gojës me ndihmën e unazave prej bakri të cilat janë të gjetura mbi dhëmbët. Disponojmë dy zbulime të tilla, më e hershmja prej të cilave është nga Durankullaku. Tjetra u gërmua këtë vit në nekropolin e tretë nga epoka kalkolitike në qytetin Vsrnë. Për fat të keq riti i varrimit lidhur me djegien nuk lejon që të zbulohen të gjitha praktikat mjekësore karakteristike për antikitetin. Nga kufomat e zbuluara në nekropolet mund të gjykohet për metodat kirurgjikale.”
Pasi anestezia filloi të aplikohet si një metodë mjekësore mezi në shekullin XIX, deri atëherë të sëmurët duhej të posedonin guxim të madh për të duruar dhimbjet gjatë operacionit. Iu shpresohej më në veçanti durimit të pacientit dhe gjakftohtësisë së kirurgut. Në fillim plagët pastroheshin me verë, ndërsa më vonë edhe me lëngë të distiluara. Madërgona e zëvendësonte anestezinë e sotme. Për këtë bimë përmend Joan Ekzarh në librin e tij “Shestodnev”.
Mjekët e lashtë iu shpresuan si barnat, ashtu edhe hyjnitë. Prandaj në antikitet u lulëzua mjekësia hyjnore, e cila praktikohej në shenjtërore kushtuara hyjnisë së lashtë greke të mjekësisë Asklepiu. Ato zakonisht ndërtoheshin pranë burimeve minerale. Në trojet bullgare rrënoja të shenjtëroreve të tilla u zbuluan pranë qyteteve Hisarja dhe Kjustendill. Nga eshtrat e gërmuara mund të gjykohet vetëm për 20 për qind prej sëmundjeve nga të cilat vuante njerëzimi gjatë shekujve. Krahas kësaj deri te ne u arritën shumë burime të shkruara, të cilat tregojnë për pandemitë e murtajës, kolerës, fruthit, si dhe për metodat e mjekimit. Del që shumica e sëmundjeve, ndër të cilat kanceri dhe sifilizi, e shoqërojnë zhvillimin e njeriut që nga koha më e lashtë.
“Duhet të pranojmë, se mjekësia avancoi në sajë të diturive të grumbulluara gjatë të gjitha periudhave historike – thekson doktorja Marija Hristova. – Sot ajo shfrytëzon po ato terma në përshkrimin e simptomave dhe gjendjes shëndetësore të njeriut, siç i përdorën breza të tëra mjekësh. Në pothuajse të gjitha dorëshkrimet e ruajtura mjekët e moçëm i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës, higjienës dhe japin këshilla adekuate në ato dy drejtime. Ata rekomandoheshin njerëzit të lëvizen shumë, të ushqehen me perime dhe fruta, të mbajnë trupin dhe dhëmbët të pastra. Thënë me një fjalë këshillat e mira, që jepen sot, ishin të vlefshme edhe në antikitet."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bas.bg
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..