Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit të republikës më 19 prill mbajti një mbledhje të vazhdueshme për të diskutuar çështje, tashmë të shqyrtuara në kuadrin e tij, e pikërisht modernizimin e ushtrisë dhe rreziqet për Bullgarinë në kontekstin e situatës aktuale ndërkombëtare. Mbledhjet e këshillit janë të mbyllura. Për to gjykohet nga deklaratat e pjesëmarrësve pas përfundimit të tyre. Kësaj here deklaratat dëshmojnë, se debati ishte mjaftë i tensionuar dhe me kundërvënie të ashpra politike midis partisë kryesore në pushtet GERB, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër – presidenti Rumen Radev dhe forca kryesore opozitare politike Partia Socialiste Bullgare.
Kryetari i grupit parlamentar të partisë GERB Cvetan Cvetanov pas mbledhjes akuzoi presidentin, i cili është edhe kryekomandant i Forcave të Armatosura, se paraqiti një projekt paraprak për përfundimet e mbledhjes, i cili gati-gati supozon ndërmarrjen e hapave për dalje nga BE-ja dhe NATO-ja.
Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova bëri replikë, se Cvetanovi i lejoi vetes prapë të drejtojë akuza, tashmë të dëgjuara nga tribuna parlamentare në adresë jo vetëm të presidentit, por edhe të Partisë Socialiste Bullgare. Sipas saj inspirimet e Cvetanovit, se Partia Socialiste Bullgare ose institucioni presidencial punojnë për interesa të huaja, janë gati akuza për krim, gjë për të cilën ai do të mbajë përgjegjësi. Nga dikasteri presidencial e caktuan deklaratën e Cvetanovit si manipuluese, por nuk e përgënjeshtruan. Si përgjigje botuan tekstin e plotë të propozimit fillestar bërë nga kreu i shtetit Rumen Radev për pozitë të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, me qëllim që shoqëria vet të bëjë konkluzionet.
Një precedent për kthimin e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare në një vend për konfrontim politik kishte edhe vitin e kaluar, kur në mbledhjen për korrupsionin në shtresat e larta të pushtetit nuk erdhën përfaqësues kryesorë të partisë GERB, ndërsa liderët e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe të Partisë “Volja” dolën nga debatet paraprakisht. Atëherë u imponua thirrjen e dytë të organit konsultativ.
Mirëpo, atë që ndodhi në mbledhjen e këshillit më 19 prill nuk duhet të dramatizohet. Në fund të fundit debatet në kuadrin e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare kanë karakter konsultativ dhe vendimet e tij nuk janë të detyrueshme. Ata pasqyrojnë qëndrimin e faktorëve kryesorë politikë dhe shtetërorë mbi çështjet e rendit përkatës të ditës. Vendime të detyrueshme mbi ato çështje miratohen nga institucione të tjera shtetërore me përgjegjësi të ndara si parlamenti, pushteti ekzekutiv, presidenti,
Kryeministri Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i partisë GERB tani për tani nuk komenton situatën. Në mënyrë të tërthortë duke shprehur qëndrim mbi një çështje tjetër, ai tha, se “Bullgaria është BE-ja, Bullgaria është NATO-ja”. Në këtë frymë ndoshta do të jetë pozita e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Këshillit të Ministrave, të kryesuar prej tij. Pikërisht në të miratohen vendime me fuqi të detyrueshme dhe operative.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..