Më 20 prill për vizitë në Bullgari erdhi Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli. Gjatë vizitës së tij ai zhvilloi një sërë takimesh: me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë znj. Ekaterina Zaharieva, me Kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme pranë Parlamentit znj. Xhema Grozdanova, me Ministrin e Mbrojtjes z. Krasimir Karakaçanov etj. Krahas vizitës së tij Dhoma Tregtare Industriale Bullgare organizoi bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës forumin ekonomik Bullgari-Kosovë, ku u përfshinë kompani nga sektorë të ndryshëm.
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje z. Pacolli dha një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, ku foli për avancimet dhe vështirësitë në marrëdhëniet midis dy shteteve tona, për konkluzionet e arritura në takimet e zhvilluara. Ministri Pacolli e filloi intervistën me fjalët se nuk mbërrin në Bullgari me pritje konkrete. “Kjo është një vizitë e rregullt, e cila bëhet në kohën kur Bullgaria kryeson Presidencën e Unionit Evropian. Me këtë vizitë unë e kthej vizitën, të cilën Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme na bëri në Kosovë.” Z. Pacolli e vuri theksin në bisedimin tonë te samiti i pritur në Sofje gjatë muajit maj “BE-Ballkani Perëndimor” dhe te pritjet e tij që ai të jetë një takim i barabartë, ku të gjitha shtetet të trajtohen në një mënyrë, duke theksuar shprehimisht se nuk ka alternativë tjetër veçse bashkëjetesa. Ai shprehu shpresën e vet se samiti do të kontribuojë për përparimin e Kosovës në integrimin e saj të plotë evropian dhe se Bullgaria do të ndihmojë për arritjen e një dialogu të mirë me pesë vendet anëtare të Unionit, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, si dhe për zgjidhjen e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës, duke i quajtur bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës “ndoshta më të rëndësishmet e çdo presidence evropiane”.
Zoti Pacolli e falënderoi Bullgarinë për përkrahjen e saj ndaj Kosovës në të gjitha sferat. “Kosova do të mundohet gjithmonë të veprojë kështu qe Bullgaria asnjëherë të mos jetë e zhgënjyer nga ajo” – shprehu mirënjohjen e vet Ministri kosovar.
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..