Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partnerët nga BE-ja dhe OKB-ja e përkrahën Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së në përpjekjet për zhvillimin e politikave për rininë në plan evropian dhe botëror

БНР Новини
Foto: BTA

Konferenca rinore evropiane, e cila u zhvillua para disa ditësh në Sofje, është një aktivitet i madh, i organizuar si një platformë për dialog mes të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti Lindor dhe njerëzve në poste udhëheqëse politike nga qeveria bullgare, Komisioni Evropian dhe OKB-ja. Atje morën pjesë mbi 250 përfaqësues të rinj nga 40 shtete në BE dhe çdo prej tyre kishte mundësi për të bërë pyetje mbi tema më të ndryshime. Gjatë hapjes së konferencës u bë e qartë se Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së është e para, e cila i vendos njerëzit e rinj dhe të ardhmen e Evropës në qendër të prioriteteve të veta.

Si rezultat i punës së përbashkët të delegateve në kuadrin e forumit dyditor u krijuan 11 qëllime evropiane për rininë. Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev i shpalli qëllimet:

Evropa e qëndrueshme dhe e gjelbër, informacion dhe dialog konstruktiv , barazi mes sekseve, ndërlidhje e Evropës me të rinjtë, punësim dhe arsim cilësor për të gjithë. Të punohet në interesin e të rinjve në rajonet e shpopulluara, për përmirësimin e shëndetit psikik dhe mirëqenies së të rinjve, si dhe për përfshirjen e grupeve të prekura dhe të një rrethi më të gjerë prej njerëzish në proceset e marrjes së vendimeve të rëndësishme. Duke marrë pjesë në këtë konferencë Partnerët nga BE-ja dhe OKB-ja shprehën mirënjohjen e vet ndaj Presidencës Bullgare në përpjekjet e tyre për zhvillimin e politikave për të rinjtë në plan botëror. Unë besoj se pas përfundimit të Presidencës Bullgaria do të luajë një rol kyç në sektorin e rinisë. Presidenca Bullgare shtroi akoma dy çështje sa i përket sektorit “politikat rinore” dhe ato janë për pjesëmarrjen e të rinjve në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe tema për krizën demografike. Një nga prioritetet e Presidencës Bullgare është ndalimi i largimit nga vendi të njerëzve të arsimuar me kualifikim të lartë pune. Për këtë qëllim ka nevojë për sigurimin e një arsimi më cilësor gjatë 2-3 viteve në vijim, si dhe për sigurimin e vendeve më atraktive të punës dhe të të ardhurave më të mira.”

Mu para hapjes zyrtare të konferencës, ku mori pjesë edhe Kryeministri Bojko Borisov, u zhvillua një dialog me Komisionarin Evropian të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit Tibor Navraçiç dhe me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për çështjet rinore Xhajatma Uiknamaranjake. Sipas fjalëve të komisionarit Navraçiç, BE-ja duhet të përqendrohet te sfidat e lidhura me të rinjtë – si papunësia, ose niveli i ulët i pjesëmarrjes në politikën ndër të rinjtë, ekstremizmi dhe radikalizimi. Ja se çfarë tjetër tha ai:

Ky takim ishte shumë i dobishëm, që të dëgjohen idetë e pjesëmarrësve, që të diskutojnë të rinjtë dhe të përhapin idetë tyre në politikën e së ardhmes. Do të vazhdojmë t’i diskutojmë këto tema edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit. Gjatë Presidencës Austriake të Këshillit të BE-së gjithashtu do të ketë mundësi të mira për dialog. Është parashikuar një konferencë me ministrat, të cilët përgjigjen për rininë në shtetet evropiane. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit nga Forumi i Sofjes do të mund të bëjnë pyetje konkrete, për të cilat interesohen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD