Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Boev: Gjimnastika ritmike është jeta ime

БНР Новини

Nikollaj Boevi është një i ri 29 vjeçar, ambicioz dhe i hapur për të renë. Tashmë pothuajse 15 vjet grumbullon përvojë si trajner dhe arbitër në një sport jo aq tradicional për meshkujt – gjimnastikën ritmike.

Снимка

Kur ishte 12 vjeçar ai e pati fatin të takohet me trajneren Elena Simeonova, e cila zbuloi tiparet e tij fizike dhe shkathtësinë e lëvizjeve. Kështu ajo e ftoi të trajnojë në grupin e saj.

Nikollaj Boevi mbaroi Gjimnazin Tregtar Bankar në qytetin e lindjes Burgas. Vazhdoi studimet në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” në specialitetin histori dhe pedagogjikë. Mirëpo, gjimnastika ritmike e magjepsi atë që në çastin e parë. Mjerisht në vendin tonë ky sport nuk praktikohet nga meshkuj, si për shembull në Japoni, Francë dhe Spanjë. Kështu i riu 15-vjeçar ishte i privuar nga mundësia të garojë në Bullgari. Nisi rrugën e vetme të logjikshme – u bë trajner dhe 17 vjeçar u certifikua për arbitër të gjimnastikës ritmike.

Снимка

Në fillim më pranuan më mirë jashtë shtetit, se sa në Bullgari – tregon Nikollaj Boev për hapat e parë në profesionin e trajnerit. – Në Bullgari ishin më skeptik. Por me kalimin e viteve arrita të provoj veten dhe tani më pranojnë si një trajner i mirë. Aktualisht jam trajner në ekipin kombëtar bullgar.”

Снимка

СнимкаVitet e kaluara në stërvitje sistematike i japin Nikollajit një start të mirë në profesionin e zgjedhur. Përvoja e grumbulluar me veglat e ndryshme gjimnastikore i ndihmon atij t’u transmetojë dituritë dhe aftësitë e grumbulluara vajzave – shpresave të reja të gjimnastikës ritmike bullgare. Rezultatet nuk vonojnë. Aktualisht Nikollaj Boevi stërvit dy gjimnaste të ekipit kombëtar – Veronika Ljubçova dhe Petja Borisova, të cilat nga fillimi i vitit 2018 prezantuan Bullgarinë tepër denjë në turnetë ndërkombëtare në Norvegji, Hungari, Ukrainë, Bullgari.

Puna e trajnerit të ri tashmë njihet në rrethet e profesionistëve. Të shumta janë propozimet për punë, të cilat Nikollaj Boevi merr nga mbarë bota. Arritjet e tij i vuri re rusja Elena Karpushenko – trajnerе e kampiones së trefishtë Jana Kudrjavceva.

Vet Nikollaj Boev rrëfen, se:

СнимкаE njoh trajneren Karpushenko që prej kohe. Disa herë sportistet tona prezantoheshin në gara të njëjta. Bashkë me kampionen Kudrjavceva morën pjesë në garën për Kupën Botërore në Sofje vjet. Kur gjimnastja ime Petja Borisova prezantonte ushtrimin e vet, ato të dy duartrokitën mjeshtërinë e saj dhe pastaj më përgëzuan për nivelin e lartë, të cilin tregoi Petja si gjimnaste.”

Nikollaj Boevi është i bindur se si profesionist duhet të realizohet këtu. Në vitin 2016 krijoi klub të vet të gjimnastikës ritmike. Vallë a është i rreptë i vetmi në Bullgari, deri para pak kohe edhe në Evropë, burrë trajneri i gjimnastikës ritmike?

Mendoj se jam një trajner rigoroz. Në fillim nuk isha aq kërkues, siç jam tani, por me vitet kuptova se është me rëndësi, se nuk duhet të lejohet shmangie nga udhëzimet dhe kërkesat. Është e domosdoshme njeriu të jetë i rreptë, por i drejtë. Fëmijët duhet të respektojnë trajnerit. Lidhjet miqësore që ekzistojnë midis nesh, nuk duhet të përziejmë me procesin e trajnimit. Sepse gjatë trajnimeve ato duhet të jenë profesioniste, të dinë se nga minuta e parë deri në të të fundit në sallë duhet të kryejnë punën e tyre me gjithë zemrën dhe me gjithë talentin. Vetëm kështu do të jenë në gjendje të avancojnë.

Снимка

Nikollaj Boevi i edukon gjimnastet e veta të jenë të forta dhe punëdhënëse, të besojnë se janë aq të mëdha se sa janë ëndrrat e tyre. Sipas tij ato vajza duhet të kenë të qartë se gjithçka arrihet me shumë punë dhe këmbëngulje. Ëndrra më e madhe e trajnerit Nikollaj Boev është që një vajzë e trajnuar prej tij të marrë pjesë në Lojëra Olimpike. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borjana Kalejn (majtas) me kampionen olimpike Darja Varfolomeev (Gjermani) dhe medalisten e bronztë Sofia Raffaeli nga Italia.

Borjana Kalejn me argjendin historik olimpik për Bullgarinë në gjimnastikë ritmike

Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana..

botuar më 24-08-09 7.44.MD

Bullgari Karlos Nasar është kampion olimpik në peshëngritje me rekord botëror

Karlos Nasar u bë kampion i Olimpiadës në Paris në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. Ai shkatërroi të gjithë konkurrencën dhe fitoi titullin, duke vendosur një rekord botëror në dyluftim. Peshëngritësi ynë 20-vjeçar, i lindur në Paris,..

botuar më 24-08-09 7.04.MD
Fituesi i medaljes së artë Semen Novikov

Katër medalje për Bullgarinë brenda një mbrëmjeje në Olimpiadën në Paris

Bullgaria ka tashme katër medalje në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat janë fituar brenda një mbrëmjeje, informon BGNES. Së pari, Semen Novikov fitoi titullin në kategorinë deri në 87 kilogramë në mundjen klasike, më pas Kimia Alizadeh fitoi një..

rinovuar më 24-08-09 10.40.PD