Deri në fund të majit në Pallatin Kombëtar të Kulturës mund të shihet ekspozita “Forca e pllakatit social”. Ndër organizatorët janë dy institucione me ndikim botëror – trianalet e pllakatit politik në Mons të Belgjikës dhe të pllakatit skenik në Sofje të Bullgarisë. Merr pjesë edhe Bashkimi i Fotografëve “Frisko Kolektiv” (The Frisko Collective).
Ekspozita përfshin pllakate të dekoruara në ekspozita në Mons, kryevepra të pllakatit bullgar, koleksioni modern bullgar me orientim social “Pllakat – APELL”, vepra nga projekti “BG Pllakat – pllakate sociale”, fotografi “Frisko” etj.
“Pata një koleg i cili thoshte: “Në se një tablo nuk flet vet, duhet të hiqet”. Mendoj, se në rastin tonë nuk mund të heqim pllakatet e paraqitura, sepse pllakati bërtas aq lartë, se sa askush nuk mund të besojë” – tha duke hapur ekspozitën profesori Bozhidar Jonov, njeri prej mjeshtërve të sotëm të pllakatit bullgar.
“Pllakati është arti më i koncentruar, më i mirë, i cili është në gjendje që vetëm për disa sekonda të pushtojë, të afishojë dhe të provokojë spektatorin. Dhe nuk është e rastit, që vendi i pllakatit nuk është në sallat e ekspozitave dhe në galeritë. Ai është për rrugën. Rruga është galeria, e cila pranon më mirë pllakatet. Prandaj qëllimi i tyre është që sa më shpejtë të asimilohen dhe të pranohen nga njerëzit. Askush nuk disponon kohë që të kundrojë një pllakat 15 minuta.”
Është e vërtetë se në rrugë sot dominojnë reklamat. Por pllakati social është shumë i afër temave, të cilat bëhen gjithnjë e më aktuale si në botë, ashtu edhe këtu në Bullgari. Situata ndërkombëtare është e tensionuar dhe shqetësuese. Evropa prapë has probleme si mungesa e tolerancës, agresioni, urrejtja. Ndërsa problemet e Evropës reflektojnë edhe në vendin tonë. Në ç’shkallë temat e pllakatit në vendin tonë iu përngjajnë atyre që trajtohen botë?
“Mendoj, se të paktën edhe në një shkallë të vogël duhet t’i përngjajnë njëra tjetrës. Por në asnjë rast nuk mund të themi se mungesa e ujit në Afrikë, që mund të shihet në njërin prej pllakateve, ose për shembull, fashizmi në disa vende, të cilat nuk mund të shpëtohen nga kjo “ekzemë”, janë gjëra të njëjta – thekson Bozhidar Jonov. – Çdo vend ka problemet e veta sociale dhe ato janë një temë të mirë për punë të piktorëve në këtë fushë.”
Pllakati është një provokacion ndaj botës dhe ndjenjave të spektatorit. Kjo është në thelbin e estetikës së tij, ngjitësi, i cili bashkon subjekte me karakter të llojllojshëm. Ndoshta për këtë arsye pllakate të mjeshtërve bullgarë krijuara para dekadash edhe më sot janë aktuale. Dhe kjo megjithëqë autorët punuan në një situatë krejt të ndryshme, të shoqëruar me probleme të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me to të sotme.
“Në ekspozitë mund të shihen pllakate të punuara para 20 vitesh, të cilat janë aktuale edhe më sot” – thekson Allbena Spasova – njëra prej organizatorëve të ekspozitës. Ndër krijuesit e prezantuar bullgarë janë Boris Angellushev dhe Asen Starejshinski – emra me popullaritet në Bullgari. Ndër pllakatet aktuale nga e kaluara është “Ristrukturimi?” (Perestroika) nga Asen Starejshinski. “Ristrukturimi” në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar ishte një term i cili mishëronte ide jo aq të qarta të pushtetarëve për ndryshime në shtetet socialiste nga blloku sovjetik. Vepra e piktorit Starejshinski përbën një kalë i çmendur, i cili vrapon në drejtim të panjohur, ndërsa kalorësi shikon në drejtim të kundërt....
Miq të ekspozitës ishin Patrik Tombell (Patrick G. Tombelle) dhe Erik Slojs (Eric K. Sluis) – themelues të Bashkimit Fotografik “Frisko kolektiv” bazuar në Belgjikë dhe Holandë. Për Radio Bullgarinë ata treguan se si lindën disa prej ideve të posterave të fotografisë. Një nga veprat e Erik Slojsit është një grua e ulur mbi statujën e një demi në Kopenhagë. Interpretimi i autorit është, se çdo shtet u krijua nga njerëz të mëdhenj dhe nga ide të mëdha politike, thekson Patrik Tombell.
Ekspozita u rregullua me përkrahjen e Programit të Kryeqytetit për Kulturë dhe të Fondit Kombëtar “Kulturë”. Projekti “BG Pllakat – pllakate sociale” është pjesë e programit kulturor të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivi i organizatorit
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..