Sivjet shënojmë përvjetorin e 125-të të lindjes së poeteshës së njohur bullgare Elisaveta Bagrajan. Me këtë rast Biblioteka e Kryeqytetit rregulloi një ekspozitë “Unë – Bagrjana”. Ajo është pjesë e fushatës “Në shkollë në Bibliotekën e Kryeqytetit”, qëllimi i së cilës është të tërhiqet interesi i të rinjve ndaj letërsisë.
Elisaveta Bagrjana lindi më 29 prill të vitit 1893. Kjo ishte një periudhë patriarkale për Bullgarinë dhe për gratë e saj. Në krijimtarinë e poeteshës duket synimi i bullgareve të reja drejt barazisë, shfaqjes së lirë, jetës së plotëvlefshme dhe vendit të denjë në shoqëri. Të gjitha këto ide dhe prirje gjetën vend në përmbledhjen e saj të parë vjershash “E përjetshmja dhe e shenjta” (1927). Titulli i këtij libri përbën një gërshetim të të dy prej vjershave në të “E përjetshmja” dhe “E shenjta”. Ato janë imazhe simbolike të gruas – si njeri, nënë, e dashura, e mahnitur ose e vuajtur.
Mirëpo, çfarë njeri dhe çfarë grua ishte vet Bagrjana. Njeri nga miqtë e saj dhe kolegë në revistën “Septemvri” Najden Vëllçev, në hapjen e ekspozitës tha: “Jemi mysafirë të njërës prej figurave më të shkëlqyeshme të letërsisë bullgare, poeteshës më të madhe bullgare”. Ai u tregoi të pranishmëve kujtime nga Lufta e Dytë Botërore, kur për shkak të bombardimeve të qyteteve bullgare u strehua në një nga fshatrat e vendit. Aty ai lexonte veprat e poetëve më të mëdhenj bullgarë dhe shikonte fotografitë e tyre. Ndër ta ishte edhe Elisaveta Bagrjana. Lidhur me këtë ai tregoi:
“Pata fatin, që disa vite më vonë të bëhem bashkëpunëtor letrar në revistën “Septemvri”, në degën “Poezi”. Kështu tryeza ime e shkrimit ishte pranë asaj të poeteshës Elisavet Bagrjana. Aty punuam në vazhdim të 20 viteve. Mësova shumë gjëra prej saj. Ajo lexonte veprat e çdo autori me respekt ndaj tij, pa imponuar mendimin e vet. Një interes të theksuar shfaqte ndaj të rinjve. Edhe ata silleshin me respekt ndaj saj, sepse e kishin të qartë me kë flasin.”
Ndër kujtimet e tjera interesante për poeteshën Elisaveta Bagrjana ishte edhe ai për pasionin e saj ndaj udhëtimeve me aeroplan. Në agimin e aviacionit bullgar të udhëtarëve ajo ishte bullgarja e parë e cila fluturoi deri në Paris. Mirëpo, kur erdhi koha të kthehet për shkak se u bë një katastrofë ajrore, poetesha ishte udhëtarja e vetme në aeroplanin nga Parisi deri në Sofje. Najden Vëllçevi tregoi se si shumë vite më vonë Bagrjana priti lajmin për vrasjen e presidentit Kenedi. Atëherë një grup letrarësh, ndër të cilët ishte edhe ajo, e dëgjuan lajmin përderisa ishin në një restorant.
“Elisaveta Bagrjana u lëri pirunin dhe thikën mbi pjatën dhe nuk i preku më. E zbehur shprehu frikë për të ardhmen e njerëzimit. Kështu gruaja e cila nuk kishte frikë nga asgjë, e cila pëlqente pikturimin dhe muzikën, e cila luftonte për pavarësinë e grave, në momente të tilla sizmografi i zemrës së saj shënonte tronditjet e rëndësishme, të cilat i shoqëruan ditët– të bardha dhe të zeza.”
Najden Vëllçevi tregoi edhe për ditët e fundit të poeteshës, e cila u nda nga jeta kur ishte 97 vjeçare në vitin 1991.
“E vizituam me bashkëshorten time. Ajo na përqafoi me buzëqeshje. Duart e saj ishin tepër të dobësuara, gishtërinjtë ishin të ftohtë. E ktheva unazën e saj e cila kishte rrotulluar. Dhe ajo më tha “Aleksandriti im, guri i çmuar i vetmisë”. Mirëpo, ajo nuk ishte vet. Kur Alen Boske botoi antologjinë e 100 vjershave më të mira në botë, Bullgaria u prezantua me një vepër të saj. Dhe pikërisht ajo ishte ndër ata poetë të zgjedhur nga mbarë bota.”
Antologjia e Boskes ishte vetëm një pjesë prej njohjes, së cilës Elisaveta Bagrjana i gëzonte që kur ishte gjallë dhe pas vdekjes. Vjershat e saj u përkthyen në 30 gjuhë të huaja. Ato janë të botuara në Francë, Rusi, Rumani, Itali, Sued, Poloni e gjetkë. Që kur ishte 90 vjeçare botoi përmbledhjen e fundit me vjersha “Në bregun e kohës”. Kjo ishte në vitin 1983, pra 56 vjet pasi doli nga shtypi përmbledhja e saj e parë vjershash. Edhe në veprat e fundit ajo ruajti melodinë e rimës dhe frymëzimin.
Në vitin 1983 me rastin e përvjetorit të 90-të të lindjes u dallua me dekoratën më të lartë shtetërore “Heroi i Republikës Popullore të Bullgarisë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Pavllova, BGNES dhe arkiv
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..