Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Akademinë Bullgare të Shkencave krijojnë robotë-shokë të njerëzve

БНР Новини
Foto: BGNES

Këta janë robotë, të cilët kujdesen për njerëzit nevojtarë, i ndihmojnë fëmijët për t’i përballuar vështirësitë, i ndihmojnë punëtorët në zbatimin e detyrave më të rënda. Në Institutin e Robotikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave takohemi me mikun më të sinqertë dhe besnik të njeriut në këtë botë të vetmuar.

Roboti “Robko 11” i ndihmon njerëzit e sëmurë dhe të plakur, të cilët nuk mund ta organizojnë botën e tyre.

Ky robot mund të hapë video dhe audio-sisteme, t’u përgjigjet telefonatave, të sjellë ujë ose qumësht nga frigoriferi dhe ta ndihmojë njeriun në përgjithësi - na shpjegon prof. Roman Zahariev – Përveç kësaj, sipas algoritmit të tij, ai mund të shkojë pranë njeriut, ta prekë dhe në qoftë se ai nuk lëviz të kërkojë ndihmë urgjente në telefon. Roboti mund të komunikojë gjithashtu, sepse sistemet e tij sintezojnë të folurin bullgar – ai tregon përralla, këndon dhe u nënshtrohet komandave me zë. Ai është në lidhje të pandërprerë edhe me internetin, ku merr informacion. Ka dhe diçka tjetër – midis tij dhe njeriut nuk mund të ketë probleme psikologjike dhe ata nuk mund të zihen. Dhe jo në vend të fundit – roboti është i zgjuar vazhdimisht, është i gatshëm të ndihmojë në çdo një situatë dhe pavarësisht nëse ka dritë apo jo, ai gjithmonë është në postin e vet.

Dy robotë të vegjël janë ndihmësit e dashur të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Robotët humanoidë ngjajnë shumë me trupin e njeriut dhe duhet të krijojnë një përshtypje të mirë – kështu Aleksandër Krëstev i prezanton robotët Robi dhe Roberta. – Me ta e ndihmojmë terapinë dhe mësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët i imitojnë. Duke i përsëritur lëvizjet e robotit fëmijët i mësojnë pjesët e trupit, drejtimet e botës, ngjyrat dhe format e sendeve. Ndërsa loja me robotin i ndihmojnë që të bëhen më të shoqërueshëm, sepse disa prej fëmijëve në grup nuk janë të afrueshëm. Përveç kësaj roboti mund të përsërisë fjalë, të marrë pjesë në dialogë interesantë, të tregojë përralla, t’i dëfrejë të tjerët, të vallëzojë, të hedhë topa. E gjithë kjo e ndihmon fëmijën në komunikim – ai mund ta përshëndesë robotin, të shtrëngojë duart.

Instituti i Robotikës zhvillon teknologji, të cilat do ta shndërrojnë fantastikën shkencore në realitet dhe i tërheq të rinjtë në krijimin e këtyre teknologjive.

Ky printer 3D është montuar në Gjimnazin profesional të teknologjive dhe sistemeve kompjuterike në Pravec. Përdoret për prototipim dhe nëpërmjet tij mund të printohen objekte të ndryshme – na shpjegoi nxënësi Ivelin Stojanov. – Kur të kemi ndonjë prototip që kemi dëshirë të printojmë, ne bëjmë një model, e përgatisim dhe e printojmë. Kemi mundësi ta printojmë me plastmasë të ndryshme, siç janë modelet e treguara – me patentë të Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të ardhmen printerët 3D do të printojnë shtëpi dhe madje pjesë të trupit të njeriut. Aktualisht ata përdoren për përgatitjen e studentëve të mjekësisë , por pasi teknologjia zhvillohet, do të mund të përdoret nga njerëzit e tjerë.

Herët ose vonë njeriu do të braktisë punën e pakëndshme dhe do të fillojë të ecë në rrugën shpirtërore:

Të ashtuquajturat robotë kolaborativë bashkëpunojnë me njeriun, punojnë në një hapësirë bashkë me të dhe janë të dobishëm për industrinë – na tregon doc. Kirill Bellov. – Sipas tendencës bashkëkohore ata jo vetëm se do të kryejnë punën më të rëndë, por do të ndërmarrin detyra më të ndryshme, sepse në dallim të njerëzve, ata nuk sëmuren, nuk shkojnë me pushime dhe e kryejnë punën e tyre gjithmonë me cilësi të lartë. Ky robot mund të përdoret kudo – ai për shembull mund të bojatisë dhe të bëjë montazh. Roboti i lëvizshëm shfrytëzohet për transportin brenda uzinave. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë se do të humbasin punën e tyre, sepse ata do të merren me veprimtari më të kualifikuara dhe inteligjente.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD