Ekspozita “Mbrojtësit”, e hapur më 6 maj në ditën e Shën Gjergjit në Venecie, përfshin 25 ikona të piktores Lili Vlladimiriva dhe 17 skulptura të akademikut Krum Damjanov. Kuratori prof. Xhuliano Pizani e quan “një dialog unikal mes krijuesve”, për shkak të gërshetimit të suksesshëm midis stilistikës moderne dhe zbatimit klasik.
Emri i saj nuk është zgjedhur rastësisht, deklaroi gjatë hapjes Ministrja e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian Liljana Pavllova, sepse ne si evropianë kemi qëllim të ruajmë unitetin dhe gjithçka që kemi arritur, pavarësisht nga dallimet midis nesh, feja, gjuha dhe kombësia. Në fjalimin e saj ajo rikujtoi se me fillimin e Presidencës Bullgare ka filluar gjithashtu Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore, i iniciuar nga Komisioni Evropian, kurse “arsimi dhe kultura janë në thelbin e identitetit tonë evropian.”
Ekspozita do të mbetet në galerinë e Venecies “Mizerikordia” deri në fund të muajit maj.
Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..
Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..
Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..