Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kthimi i Ballkanit Perëndimor në rendin e ditës së BE-së e ndryshoi rrënjësisht rajonin

Foto: sofia.bg

Investimet, bashkëpunimi transkufitar dhe kontrolli janë një pjesë prej prioriteteve kyçe për garantimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Rreth këtij konkluzioni u bashkuan pjesëmarrësit në seminarin “Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor: kontributi i Sofjes”, kushtuar takimit të nivelit të lartë BE-ja-Ballkan Perëndimor më 17 maj.

Transporti, lidhjet e gazit, konekvititeti digjital, lidhjet e ngushta midis vendeve të rajonit janë me rëndësi të madhe për të gjitha vendet. Kjo me qëllim që ata të jenë në gjendje t’u kundërvihen orvatjeve të Rusisë të forcojë ndikimin e saj në Ballkan. Këtë qëndrim e shprehën Dani Kemp dhe Sedrik Simon – gazetarë nga Agjencia “Frans Pres”.

Sipas ish ambasadorit të Bullgarisë në Bosnje e Hercegovinë Angell Angellov kthimi i temës për Ballkanin Perëndimor në rendin e ditës të BE-së ndihmoi ndryshimet të konsiderueshme në rajon. Shembujt për këtë janë disa:

I pari është Marrëveshja e Miqësisë arritur midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Kjo ishte një shembull i mirë për të gjitha vendet e regjionit, se problemet mund të zgjidhen në rrugë të qytetëruar pa ndërhyrje të forcave nga jashtë. Vetëm para dy javëve në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt pranë liqenit Bled, u duk se klima në rajon po ndryshohet. Kryetarë të ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u zgjodhën Bosnje e Hercegovinë nga 1 korriku i këtij viti dhe Kosova nga 1 korriku i vitit të ardhshëm. Kosova u zgjodh me përkrahjen e Serbisë, Rumanisë dhe Greqisë, të cilat nuk e njohin. Shembulli i dytë ka të bëjë me Këshillin e Bashkëpunimit Regjional, i cili është pjesë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Kandidatët për sekretar të tij të përgjithshëm ishin një shqiptar dhe një malazez. Pas disa votimeve nuk u zgjodh asnjeri prej tyre, por Shqipëria dhe Mali i Zi arritën marrëveshje, që tri vjet në këtë post të jetë Shqipëria dhe pas saj prapë për një periudhë trevjeçar të qëndrojë Mali i Zi. Një shembull tjetër të mirë ka në Kosovë, ku u ratifikua marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gjë që është një nga kushtet për liberalizimin e regjimit të vizave, gjë që e siguron perspektivën evropiane të shtetasve kosovarë.

Në diskutimin e tij politologu Antonij Gëllëbov përqendroi vëmendjen mbi projektin paraprak për suazat e reja shumëvjeçare financiare, botuar më 2 maj nga Komisioni Evropian. Roli i Bullgarisë, e cila si kryetare e Këshillit të BE-së do të nisë diskutimin e saj, është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Ballkanit. Për të vazhduar zhvillimin e këtij rajoni është e domosdoshme që mjetet e parashikuara për investime të shtohen.

Shqyrtimi i projekteve të realizuara në fushën e bashkëpunimit transkufitar tregoi se janë të domosdoshme dy gjëra. Në radhë të parë të shtohen mjetet për ato programe. Krahas kësaj duhet të optimizohet dhe të bëhet një pasqyrë gjithëpërfshirëse të realizimit të mjeteve. Çfarë është qëndrueshmëria e rezultateve të arritura? Kështu që në se debati i përbashkët evropian është të shtohen mjetet për vendet e veçanta, ose të optimizohen shpenzimet e programeve evropiane, mund të themi se përsa i përket perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, kemi nevojë për këto dy gjëra.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD