Fati i ka dhuruar Pvlina Gorçevës një zë të bukur dhe talent krijues. Ajo është angazhuar me misionin për t’i vazhduar traditat e këndimit të Graovos. Interpretuesja u bë e njohur pikërisht për këngët e kësaj “nënkrahine” folklorike të “Shopllukës”, Bullgaria e Mesme Perëndimore. Pavlina Gorçeva shpeshherë është bashkautore dhe kontribuon për pasurimin e traditës së Graovos. Këngët e saj pëlqehen shumë nga të rinjtë.
Pavlina Gorçeva ka lindur në qytetin e Pernikut. Interesi i saj ndaj muzikës popullore bullgare u provokua nga transmetimet e Radios Kombëtare Bullgare. Që në moshën 16 vjeçe, pasi u paraqit me sukses në një konkurs, ajo u përfshi në Ansamblin për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Më vonë kori i tij u bë i njohur si “Misteri i Zërave Bullgarë”. Në këtë formacion këngëtarja e re zhvilloi talentin e saj muzikor. Në shumë prej partiturave korale kompozitorët Krasimir Kjurkçiev, Stefan Mutafçiev i dhanë mundësi Pavlinës për të shfaqur talentin e saj të këngëtares. Ajo ka incizuar për fondin e Radios Kombëtare Bullgare një repertor të jashtëzakonshëm. Këngët e saj të ngadalta konsiderohen si shembull i mjeshtërisë së këndimit të Graovos. Edhe sot talentet e reja kërkojnë ndihmën e saj në përvetësimin e këtij stili virtuoz.
Sivjet Pavlina Gorçeva ka jubile dhe kjo u bë shkas për t’i bërë bilanc jetës së saj. Ja se çfarë na tregoi ajo:
“Nuk kam pasur mësues. Kjo që kam dëgjuar në të kaluarën pas luftës, është nga radioja. E dëgjoja në qendër të qytetit, ku tingëllonin këngë popullore në interpretim të Boris Mashallovit, Mita Stojçevës, Llallka Pavllovës, Atanska Todorovës. Kjo më tërhiqte. Në fshat kam dëgjuar se si këndojnë tezet e mia, por kjo që dëgjova në radio ishte e ndryshme. Më pëlqente timbri i Boris Mashallovit dhe i Mita Stojçevës – ndjenja që ajo tregonte në këngët e saj. Këngët e tyre më ndihmuan në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare, ku u paraqita me këngën “Stojan po ecte në pyll”. Më emëruan në radio që të njëjtën ditë – më 1 prill. Ishim 6 këngëtare të reja. Bashkë me akoma gjashtë, të cilat tashmë punonin atje, krijuam një ansambël. Tani këngëtaret janë të arsimuara, i dinë notat, ndërsa ne vetëm këndonim mirë. Kosta Kolev, i cili ishte korepetitor, na mësoi shumë. Georgi Bojaxhiev, i cili punonte në redaksinë “Muzika Popullore” më tha: “Ti je nga Bullgaria Perëndimore, grumbullo këngë, këndo. Do të të jap një magnetofon dhe shko në fshatra. U takova me gjyshat, tezet... Më pëlqyen tekstet, por jo meloditë. Fillova t’i krijoja vetë. Incizimet e para i realizova me orkestrën e Emill Kolevit. Ata me përshëndetën bashkë me Georgi Bojaxhievin, por unë nuk u thashë se i kam krijuar vetë meloditë. Krijova trion “Graovci” me vëllezërit Mitevi nga Vlladaja, krijova një sekstet të shopëve, për të cilin kompozova këngën “O, shope, shope” – ishte një këngë e bukur, kurse Stefan Mutafçiev incizoi një version koral për ansamblin “Trakia”. Në korin “Zërat Kozmikë” me dirigjent Vanja Moneva (sot kori “Vanja Moneva”) këndoja 18 vjet. Para pak kohe mora pjesë në një koncet shumë të bukur në Pernik. Që prej 30 vjitesh nuk kisha kënduar atje. Në fund një vajzë shkoi në skenë, që të më japë lule. Ajo tha se e di këngën “O vajzë syzezë” dhe e kënduam së bashku. Publiku ishte i lumtur. Jam e kënaqur se këngët që i kam krijuar këndohen dhe dëgjohen nga njerëzit. Ti rinjtë i duan këngët e mia."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..