Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e ish kryetarit të bashkisë së Sofjes Hristo Popov kthehet në galeri

БНР Новини
Shtëpia e Hristo Popovit dikur dhe tani

Tema për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore tek ne periodikisht hyn në qendrën e vëmendjes së opinionit shoqëror. Mirëpo, mjerisht shpesh kjo ndodh pasi kryevepra e radhës arkitekturore, e cila mban frymën dhe stilin e një epoke të kaluar, rrënohet ose lihet që vet të shembet, për shkak të pamundësisë së trashëgimtarëve të mirëmbajnë godinën ose për interesa private biznes, në se terreni tashmë është i shitur. Kështu dalë ngadalë qytetet humbin koloritin e tyre dhe njëjtësohen me njeri tjetrin. Ndër shembujt e shumtë të monumenteve kulturore tashmë të humbura ka edhe të mirë. Ka raste kur trashëgimtarët nuk dëshirojnë të asgjësojnë kujtimet duke e kthyer shtëpinë amtare në godinën e radhës luksoze prej betoni.

СнимкаE tillë është familja e kapitenit Hristo Popov – hero i Luftës Serbo-Bullgare nga viti 1885, njeri prej kryetarëve të parë të bashkisë së Sofjes dhe ministër i punëve të brendshme në kabinetin e parë të kryeministrit Vasill Radosllavov. Çfarë është historia e shtëpisë së tij dhe çfarë trashëgimi ai lëri pas mandatit si kryetar i bashkisë së Sofjes, tregon njeri prej stërnipave Stefan Ognjanov:

СнимкаGjatë mandatit të tij si kryetar i bashkisë u krijua rrjeti i tramvajeve, i cili për atë periudhë ishte një përfitim jashtëzakonisht modern në nivel jo vetëm evropian, por edhe botëror. Në interes të së vërtetës një meritë për këtë kishte edhe kryetari i mëparshëm i bashkisë Dimitër Jabllanski, i cili realizoi një pjesë të madhe prej punës. Por ndodhi, se rrjeti u inaugurua pikërisht në kohën kur në krye të bashkisë qëndronte Hristo Popov. Në atë periudhë filloi edhe ndërrimi i ndriçimit rrugor i cili ishte me gaz me ndriçim elektrik. Kjo është koha në të cilën u krijua edhe dizajni i stemës së Sofjes, e cila është aktuale edhe më sot. Shtëpia e Hristo Popovit u ndërtua në vitin 1897. Pasi ai u rekrutua në ushtri, mbaroi drejtësi në Zvicër dhe u kthye në Bullgari. Kjo ishte periudha para se të bëhet kryetar i bashkisë së Sofjes. Në fakt shtëpia ishte banesa e familjes dhe e disa brezave të farefisit tonë, ndër të cilat edhe unë, lindëm dhe rritëm në të. Mobilimi i shtëpisë ishte një eklektikë absolute – sende të vjetra radhas atyre nga socializmi dhe nga koha më e re. Planifikojmë që në të ardhmen të prezantojmë një pjesë prej tyre.”

Kur u ndërtua shtëpia e Hristo Popovit në rrugën “Rakovski” 167, e cila sot ndodhet në qendrën e kryeqytetit, ajo ngrihej në periferitë e tij dhe një pjesë prej terrenit ishte kënetë. Godina e bukur, e cila është monument i kulturës, shihet nga larg. Ajo ngrihet përballë shtëpisë muze të poetit Pejo Javorov. Autori i vjershës “Dy sy të bukur” shpesh ishte mik në shtëpinë e kapitenit Popov, krahas shumë kryeqytetasve nga elita shoqërore dhe kulturore e Sofjes. Meremetimi i dhomave është duke përfunduar dhe shtëpia do të bëhet vatra kulturore me emrin “Vendi 167”. Ideja lindi rastësisht, por Stefan Ognjanovi e pëlqen, sepse ai nuk dëshiron të ketë kërkesa të tepruara. Hapësira më e re artistike do të ketë bibliotekë dhe dhoma për takimin e njerëzve ku ata mund të lexojnë dhe të flasin. Inaugurimi zyrtar i godinës së rinovuar u bë më 17 maj me një ekspozitë fotografike “Ëndërroj”. Ajo përbën debutim të fotografes Johana Trajanova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, arkiv personal dhe sofia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD