Mësues është një njohje, përkushtim, dashuri ndaj fëmijëve. Të jesh mësues ose mjek ndoshta është gjëja më e shenjtë. Njëra prej këtyre profesioneve është kujdes për shëndetin dhe jetën, ndërsa tjetra – për shpirtin. Kështu mendon pedagogia shumëvjeçare Millka Miteva. Kohët e fundit nxënësit shënuan përvjetorin 65-vjeçar nga lindja e saj me një koncert në sallën e Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljbimir Pipkov”. Si për çdo bullgar edhe për zonjën Miteva 24 Maj është një datë speciale:
“E lidh festën me mirënjohjen time ndaj mësuesve të mi, me arritjet e nxënësve të shkollës. Edhe me bozhuret të cilat i pëlqej shumë. Me rastin e festës u uroj kolegëve shëndet! U uroj atyre që me dashuri dhe përkushtim të kryejnë detyrat e tyre, sepse fëmijët nuk pranojnë sy të cilët nuk thonë të vërtetën. Në thelbin e profesionit të mësuesit është që ai t’u transmetojë të rinjve dituritë dhe aftësitë që vet posedon. Për më tepër kur bëhet fjalë për muzikë, mësuesi duhet t’u tregojë të vegjëlve të gjitha sekretet e saj. Që të zbulojnë të rinjtë majat e artit muzikor, atëherë mësuesi duhet të arrijë t’u shpjegojë atyre mendimet e kompozitorit. Për këtë ngandonjëherë është e domosdoshme të tregohet ndonjë përrallë ose ndonjë histori, kështu që i riu të depërtojë në stilin muzikor, në epokën në të cilën ka jetuar kompozitori. Vetëm kështu mund të arrihet një komunikim i përsosur midis mësuesit dhe nxënësit. Edhe më sot mbaj mend dhe sillem me respekt ndaj mësuesve tim – profesoreshës Panka Pelishek, profesoreshës Milena Mollova, profesorit Mihaill Voskresenski (në Moskë). Që nga fëmijëria ëndërrova të bëhem mësuese.”
Më se katër dekada Millka Miteva është pedagoge. Prej tyre 25 vjet ishte drejtoreshë e Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljbimir Pipkov”. Ajo e mori këtë post në një moment të vështirë për vendin. Kjo ishte një periudhë në të cilën vendi kaloi përmes një sërë krizash ekonomike dhe politike. Godina, në të cilën ishte Shkolla Kombëtare Muzikore iu rikthye pronarëve. Ja përse drejtoresha ishte e detyruar të sigurojë ndonjë godinë të re për nxënësit dhe mësuesit. Pas kësaj u bë e mundshme të kërkohen mjete për zgjerimin dhe rinovimin e konviktit të shkollës. U ndërtua një konvikt për nxënësit dhe një sallë të madhe për koncerte. Për këtë periudhë Millka Miteva kujton:
“Në të vërtetë për një periudhë jo aq të shkurtër isha edhe administratore. Por për mua me më shumë rëndësi janë nxënësit. Gjatë viteve kisha nxënës shumë të talentuar të cilët sot korrin suksese në skenat botërore.”
Para vitesh me ide të zonjës Miteva u themelua Konkursi Ndërkombëtar “Virtuozë të rinj”, të cilit edhe më sot ajo është drejtoreshë artistike. Konkursi organizohet çdo vit. Pjesëmarrësit mbërrijnë në Bullgari nga dhjetëra vende. Sipas rregullës në juri përfshihen pedagogë dhe muzikantë nga mbarë bota. Për edicionin e sivjetshëm të 14-të Millka Miteva tregon:
“Konkursi i sivjetshëm vazhdon edhe gjatë vjeshtës. Atëherë është ai i kompozimit. Edicioni i sivjetshëm ia kushtuam 110 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh bullgar Marin Goleminov. Ky është njeriu, i cili kur e fitova konkursin për drejtoreshë të shkollës më tha: “Mos harro se asnjeri nuk shkund plepat, vetëm pemët që japin fruta. Duhet të jesh gati për momente shumë të vështira.” Mjerisht ndodhi pikërisht ashtu. Me krenari mund të them, se në vitet më të rënda të tranzicionit bëra edhe të pamundshmen kështu që shkolla të mbijetojë si një ishull i shpresës për muzikantët e rinj. Kjo shkollë jo vetëm që u jep atyre një profesion. Ata dalin si muzikantë të cilët janë në gjendje të konkurrohen si në vendin tonë, ashtu edhe në të gjitha universitetet në Evropë dhe në SHBA-në. Dhe kjo është një arritje shumë e rëndësishme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..