Dita e Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Shkrimit Sllav – 24 Maji është një nga pak festat tek ne, të cilat nuk na kundërvë në diskutimet e përjetshme midis përkrahësve dhe kundërshtarëve. Është fakt, se asnjë politik deri tashti nuk i ka lejuar vetes të përfitojë nga kjo festë për nxjerrën e dividendëve politikë. Mirëpo, del pyetja cilat janë dobitë pasi shteti neglizhon problemet e mëdha në sektorët “Kulturë” dhe “Arsim”. Mbase në këtë situatë ka vend skepticizmi se diçka mund të ndryshohet me disa diskutime. Megjithëkëtë ndoshta është mirë të besojmë se ndryshimi është i mundshëm dhe do të bëhet.
Çdo fëmijë mund të arrijë rezultate të larta në shkollë, mjafton të jetë i motivuar dhe i interesuar. Kjo kërkon vetëm një ndryshim në qëndrimin ndaj metodave të reja lojcake dhe interaktive të mësimdhënies. Ato prej kohe janë pjesë e së përditshmes së qindra mijë nxënësve të mbarë botës. Gradualisht ato përhapen edhe tek ne. Me ndihmën e tyre, nxënësit padashje, në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme përvetësojnë informacionin e domosdoshëm. Përveç teknologjive të reja arsimi tek ne nevojitet edhe për të rinj të cilët kanë dëshirë të bëhen mësues. Statistika tregon, se mësuesit e rinj që punojnë në sektor janë 0.61 për qind, ndërsa mosha mesatare e pedagogëve tek ne është 50 vjet. Të dhënat e Sindikatës “Arsim” pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa” janë edhe më shqetësuese. Sipas tyre 25 000 mësues janë në moshën e pensionimit dhe numri i tyre po rritet. Shkaqet për interesin e dobët ndaj profesionit janë disa. Faktori kryesor mbeten pagat e ulëta, të cilat megjithë indeksimin vjetor janë të pamjaftueshme për përpjekjet e treguara dhe për kushtet e punës të mësuesve. Siguria është një element tjetër i rëndësishëm, për të cilin po ulet numri i atyre që dëshirojnë t’u përkushtohen nxënësve. Problemi me agresionin ndër fëmijët i cili shihet që në moshën më të re po thellohet. Krahas kësaj ndaj mësuesve drejtohen kërcënime të llojllojshme. E gjithë kjo ndikon negativisht mbi personalitetin e mësuesit dhe mbi prestigjin e profesionit. Janë të domosdoshme masa urgjente për ndërprerjen e kësaj tendence të dëmshme e cila në vend të tempullit të diturisë e shndërron shkollën në një fushë beteje. Aftësia për rrahje nuk e bën njeriun fitues. Çelësi drejt fitores janë dituritë e grumbulluara që nga mosha më e re. Prandaj roli i mësuesit, si në të kaluarën, ashtu edhe në ditët tona është me rëndësi. Secili prej nesh mban kujtime për mësuesit e tij.
Me ndërgjegjen sa me rëndësi janë shembujt e mirë ekipi i platformës mësimore “Shkolla.bg” nisi fushatën kombëtare “Iluministët”. Ajo do të zgjatet një vit. Për qëllimet e saj më shumë hollësi sjell njeri prej nismëtarëve Rumen Bakallov:
“Ideja e platformës është që secili të jetë në gjendje të tregojë ndonjëri nga sfera e arsimit. Nuk ka rëndësi çfarë mësues do të jetë – në kopsht, në shkollë, në gjimnaz. Krahas kësaj nuk do të ketë rëndësi se kush do të paraqesë këtë mësues – kolegë, prindër, nxënës. Dëshira jonë është që ne të prezantojmë këta njerëz. Fushata jonë nuk ka për qëllim të shpallë fitues. Dëshirojmë të tregojmë praktikat më të mira në fushën e arsimit. Pjesëmarrësit do të dekorohen me një distinktiv me mbishkrim “Iluiminist”. Nuk do të ketë konkurrim, secili që do të jetë prezantuar do të jetë fitues. Kjo për arsye se njerëzit e shikojnë në të një shembull dhe mënyrë të mirë të mësimdhënies."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..