Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24 maji – Dita e Alfabetit Sllav dhe e Kulturës Bullgare

Alfabeti bullgar – trashëgimi kulturore me vlerë të jashtëzakonshme

БНР Новини
Shkronjat glagolike. Sipas Shën Kirilit shkronja glagolike “A” duhej të ishte në formën e kryqit, sepse ai e konsideronte alfabetin si një vepër të shenjtë.

Një prej ditëve më të respektuara në kalendarin tonë festiv është 24 maji – Dita e Shkronjave Bullgare, e Alfabetit Bullgar, të krijuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IX. Kjo ditë na kthen disa shekuj më përpara, duke na rikujtuar për trashëgiminë tonë të lavdishme. Gjatë ditëve para 24 majit në Akademinë Bullgare të Shkencave u hap një ekspozitë për alfabetet bullgare, sepse alfabeti ynë bashkëkohor nuk është krijuar menjëherë.

Prof. Ellka Mirçeva nga Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave saktësoi:

“Alfabeti bullgar është një nga gjërat, për të cilat duhet të krenohemi për disa shkaqe. Ai kryesor na çon te vepra e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe fakti se ata e krijuan alfabetin origjinal në bazë të dialektit, që e njihnin më mirë. Vëllezërit ishin nga Selaniku. Në atë kohë qyteti ishte populluar me shumë sllavë, që flisnin në një dialekt bullgaro-lindor, që ngjante me të folurit e bullgarëve nga Rodopet. Këtë dialekt Kirill dhe Metodij e përdorën si bazë të alfabetit të krijuar nga ata më vonë. Një kontribut i jashtëzakonshëm, i cili konsiderohet si i paarritshëm pas tyre është fakti se ata arritën të gjejnë një germë të veçantë për çdo një tingull. Në këtë mënyrë vëllezërit e shenjtë arritën t’i përfshijnë të gjitha specifikat e gjuhës bullgare.”

Prof. Mirçeva citon Çernorizec Hrabër, një murg bullgar dhe shkrimtar nga fundi i shekullit IX – fillimi i shekullit X, sipas të cilit shumë kohë sllavët kanë shkruar me të ashtuquajturat runë. Pas kësaj ata kanë filluar të përdorin shkronja latine dhe greke. Mirëpo, murgu bën pyetje: Si mund të shkruhen me germë greke disa fjalë si “jeta”, ose “gjerësia”, ose “Zoti”.

Alfabeti glagolik, alfabeti i parë bullgar dhe sllavKa shumë shembuj të tillë, sepse në gjuhën greke mungojnë disa  bashkëtingëllore dhe zanore, të cilat janë tipike për gjuhën bullgare dhe gjuhët e tjerë sllave. Vështirësi të tilla ka edhe në përdorimin e latinishtes. Edhe sot një sërë popujsh sllavë dhe popujsh të tjerë përdorin variante të ndryshme të alfabetit latin, i cili është adaptuar ndaj gjuhëve të tyre. Disa shkronja latine përdoren në 2-3 variante (me shenja suplementare), që të shkruhen tinguj të ndryshëm. Alfabeti, i njohur si “Gllagolica”, është alfabeti i parë i bullgarëve të lashtë dhe alfabeti i parë sllav. Ai i përgjigjet shqiptimit të tingujve sllavë. Kontributi bullgar është se ai është krijuar në bazë të të folurit bullgar, shënon prof. Mirçeva.

Shpeshherë dëgjohet se Kirill dhe Metodij nuk e kanë shkruar alfabetin më të vjetër sllav – atë glagolik për bullgarët, por për sllavët e Moravisë me kërkesë të Princit Rostisllav dhe se nuk kanë qenë kurrë në Bullgari.

“E gjithë kjo në një shkallë të madhe është e vërtetë, por thënë në këtë mënyrë refuzohet kontributi bullgar në vetë fillimin e krijimit të alfabetit sllav. Kirill dhe Metodij me të vërtetë u nisën si veprimtarë politikë, misionarë – komentoi prof. Mirçeva – Politika dhe jeta shpirtërore në atë kohë ishin lidhur drejtpërsëdrejti. Ata përveç se janë figura shpirtërore janë edhe politikanë, të cilët u nisën për në Moravi me një qëllim të veçantë. Në atë kohë Kostandinopoja dhe Roma luftonin për superioritet në Evropën, e cila dalëngadalë e pranonte krishterimin.”

Ungjilli i Asemanit, një dorëshkrim glagolik nga shekulli X, që ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.Kisha ende nuk ishte e ndarë, por kishte rivalitet të dukshëm. Ndër sllavët e Moravisë kishte predikues gjermanë, të cilët i zhvillonin shërbesat e tyre në latinisht. Mirëpo, në Kostandinopojë kuptuan se Fjala e Zotit duhej të bëhej më e kuptueshme – kjo ishte me rëndësi nga pikëpamja politike. Dhe Bizanti në një shkallë të madhe ishte i prirë për të lejuar që gjuhët e folura të arrijnë brenda shpirtrave dhe zemrave të milionë njerëzve, që do të bëheshin të krishterë. Misioni i Moravisë (863-885) i vëllezërve Kirill dhe Metodij deri në një shkallë të madhe është i pasuksesshëm dhe përfundoi me vdekjen e Shën Metodit në vitin 885. (Shën Kirill vdiq në vitin 869.) Nxënësit e tyre u dëbuan dhe arritën në mënyra të ndryshme të mbërrijnë në trojet bullgare. Tre prej tyre – Klementi, Naum dhe Angelari – duke lundruar në lumin Danub mbërritën në Bullgari, ku u mirëpritën përzemërsisht nga princi Boris, i cili sapo e kishte pranuar krishterimin, shënon prof. Mirçeva. Ata morën përkrahje, gjë që në atë kohë ishte politikë shtetërore, dhe kontribuuan për zhvillimin e alfabetit, letërsisë dhe kulturës sllave.

Alfabeti i vjetër cirilik nga shekulli XMe bashkëpunimin e princit Boris dhe të trashëgimtarëve të tij – mbretërve Simeon dhe Petër, të folurit bullgarë u shndërruan nga një grup dialektesh në gjuhë letrare. Pa këtë politikë shtetërore vepra e Kirilit dhe Metodit do të kufizohej vetëm më Misionin e pasuksesshëm të Moravisë dhe nuk do të mbeteshin gjurmë të thella në histori. Kontributi i Bullgarisë është krijimi i alfabetit cirilik – një alfabet sllav me grafikë të qartë dhe me mundësi të shklqyeshme për t’u aplikuar praktikisht. Alfabeti glagolik kishte një vizion të papërshtatshëm edhe në Evropën Qendrore, edhe në territoret me ndikim bizantin gjeopolitik. Kështu u arrit në një variant, ku përveç 24 shkronjave të alfabetit grek, në atë cirilik u shtuan akoma 12 të tjera për tingujt specifikë sllavë. Ata ishin marë nga alfabeti glagolik, tha në përfundim prof. Ellka Mirçeva nga Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Institutit i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD